Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

BERLIN- Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media nga Panairi i Turizmit në Berlin, është kapur në befasi nga pyetja e një gazetari zviceran për linjat tokësore. Gazetari e pyeti Ramën se çfarë mendon për linjat tokësore dhe detare pasi sipas tij dëgjon se vetëm aeroporti ka rritje. Në këtë moment, Rama refuzoi që t'i përgjigjej pyetjes, por e anashkaloi atë duke folur për avionët dhe për bukuritë natyrore të vendin tonë.
Rama solli në vëmendjen dhe protestat për lumin Vjosa duke thënë se europianët pasi zbutën lumenjtë e tyre u kërkuan shqiptarëve të ruanin lumin e fundit të egër dhe se "duan që ne të zhvillohemi siç duan ata." Gazetari i cili priste një përgjigje konkrete për pyetjen e tij këmbënguli, ndërkohë që Rama i zënë në befasi nga këmbëngulja e gazetarit, pyeti nëse ishte protestues.
"Iu përgjigja. Po vjen ngadalë në mënyrë të qëndrueshme, hap pas hapi. Për momentin jemi mjaft të pritur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni", tha Rama.
Pjesë nga konferenca:
Gazetari: Na duhet të flasim në një konferencë ndërkombëtare në një gjuhë të tmerrshme që quhet anglisht... Për Shqipërinë është i rëndësishëm dhe turizmi përmes autobusit sepse njerëzit mund të vijnë dhe me autobus, por dëgjoj që vetëm aeroporti ka rritje dhe aeroporti nuk ka qëndrueshmëri. Çfarë mendoni për linjat e autobusëve dhe linjat e trageteve me Italinë?
Rama: Ndjesë që ju përgjigjem në gjuhën e tmerrshme që përmende në anglishten sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të mrekullueshme që tingëllon e tmerrshme për mua sa dhe zhurmat që dëgjoj por jam i sigurt, por ka muzikalitetin e vet kur ju flisni me bashkatdhetarët tuaj zviceranë. Mendoj se keni një argument, por sot që flasim kemi një prej parqeve më të mëdha në botë dhe në mos më i rralli që përshkon të gjithë vendin dhe është parku kombëtar i lumit Vjosa.
Lumi Vjosa u zbulua nga qytetarët europianë miqësorë me mjedisin si lumi i fundit i egër në Europë dhe na u hodhën në fyt që ta mbronin ndërkohë që ne po kërkonim shumë që ta mbronim. Çfarë dua të them me këtë? Dua të them se pasi zbutët të gjithë lumenjt tuaj donit që lumi ynë të qëndronte i egër. Pasi u zhvilluat, donit që ne të zhvilloheshim në mënyrën që ju donit. Ju tregova paksa historinë, por mos u kërkoni shqiptarëve që të mos udhëtojnë me avion sepse na u ndalua për gjysmë shekulli edhe t'i hidhnim sytë një avioni.... vinim vërdallë vendit tonë që ishte si burg. Jam i bindur se ashtu siç po ndodh sot, do të rritet me më shumë zviceranë, gjermanë, izraelitë që do të vijnë tek ne për bukuritë e maleve, për bukurinë e aventurave të tjera, raftin në lumenj dhe kështu me radhe.
Shqipëria është vend i vogël, kemi çfarë ka Zvicra, por imagjinoni nëse Zvicra do kishte atë që ka Mesdheu. Ne kemi Zvicrën, Mesdheun, çdo gjë që do një qene njerëzore. 28 km por me larishmëri. Po ashtu si qershia mbi tortë kemi shqiptarët dhe nuk jemi të mërzitshëm se zviceranët... Eurpianët do të vijnë për ne për bukuritë e maleve, për kënaqësinë e ngjitjes në to, për bukuritë e aventurave të tjerra si rafting në lumenj dhe kështu. Shqipëria ka për këdo një vend. Është një vend i vogël, por i larmishëm. Kemi gjithçka që e do një qenie njerëzore dhe e kemi në distancë të shkurtër... Kemi dy dete, nëntë lumenj, shumë male, lugina dhe liqene. Qershinë mbi tortë kemi shqiptarët, që janë unikë dhe nuk jemi asnjëherë të mërzitshëm si zviceranët
(Ndërhyn gazetari dhe moderatorja)
Rama: Jeni gazetar apo protestues nuk po ju kuptoj?
Moderatorja: Pres një pyetje shumë konkrete.
Gazetar: Pyetja ime kishte të bënte me linjat tokësore.
Rama: Iu përgjigja. Po vjen ngadalë në mënyrë të qëndrueshme, hap pas hapi. Për momentin jemi mjaft të pritur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni./Dosja.al
Edi Rama BERLIN - Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë në konferencën për shtyp në...
Edi Rama BERLIN - Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë në konferencën për shtyp në...
Erisa Xhixho TIRANË - Zv,sekretarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me skandalin e mandarinave me pesticide që...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar këtë të hënë disa përgjime që sipas tij tregojn&...
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëta...
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëta...
Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, aty ku u paraqit për t&eum...
Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokuror...
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në r...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet këtë të hënë në Prokurorin...