POLITIKE

Agron Tare përballet me gazetarin live: Vëllait tim po i bëhet gjyq popullor, Toska: Jeni familjarisht për burg

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2026, 15:25
Agron Tare përballet me gazetarin live: Vëllait tim po i bëhet

Pas deklaratave të bëra në News24, gazetari Almer Toska se kishte marrë kërcënime nga vëllai i Igli Tares, ndërsa çështja përfundoi në polici me dy kallëzime, vjen përballja live me Agron Taren.Të ftuar në emisionin ‘Minuta e parë’ vëllai i Igli Tares, që po hetohet për çështjen e Ballukut, mohoi akuzat e lëshuara nga gazetari Toska, ndërsa i adresoi disa akuza këtij të fundit.

Tare tha se Toska ka gënjyer për deklaratat e tij, ndërsa shtoi se ai nuk ka lidhje me Belinda Ballukun.

“Vëllait tim po i bëhet gjyq popullor”, deklaroi Tare, duke kërkuar që akuzat të shqyrtohen në rrugë ligjore dhe jo përmes debateve televizive.

Agron Tare u shpreh se personat që përmenden në çështje të ndryshme duhet të trajtohen me kujdes, duke iu referuar parimit të prezumimit të pafajësisë.

“Parimet e Kushtetutës së Shqipërisë, deri në vendimin e Gjykatës, është i pafajshëm”, tha ai.

Më tej, ai theksoi se nuk dëshiron të flasë vetëm si familjar, por edhe si qytetar, duke kërkuar kujdes në mënyrën se si paraqitet një person që është nën hetim.

“Igli Tare është nën hetim, mund të pushohet çështja ndaj tij se nuk i gjetën prova. Unë mendoj se këto gjëra bëhen në gjykatë dhe jo në studio televizive”, u shpreh Agron Tare.

Nga ana tjetër, gazetari Almer Toska reagoi me akuza të forta, duke deklaruar se çështjet që lidhen me familjen Tare dhe personat e përmendur në hetime duhet të shqyrtohen nga organet e drejtësisë. Në përballjen me Agron Taren, ai iu drejtuar me fjalët: “Jeni familjarisht për burg.”

Toska ngriti gjithashtu shqetësime për sigurinë e gazetarëve në Shqipëri, duke pretenduar se gazetarë të ndryshëm janë kërcënuar për shkak të raportimeve të tyre. Ai përmendi rastin e një gazetareje të “Fiks Fare”, e cila, sipas tij, është përplasur me një motomjet, si dhe pretendime të tjera për presione ndaj gazetarëve që kanë trajtuar çështjen e Belinda Ballukut.

Gazetari vijoi me pretendimet e tij për çështje që, sipas deklarimeve në studio, lidhen me Isa Taren dhe Igli Taren. Ai përmendi edhe një paraqitje të Agron Tares në SPAK më 19 maj, ku, sipas tij, është marrë në pyetje për rreth 35 minuta lidhur me pretendime për fshehje provash dhe komunikime.

“Unë kam ardhur të tregoj kush është Agron Tare, babai i tij Isa Tare dhe Igli Tare. Isa Tare, personi që ka dhënë dëshmi të rreme për çështjen ‘Partizani’, nuk paraqitet në GJKKO të dëshmojë sepse pretendon se është me demencë. Igli Tare ka dy vila që sot janë të sekuestruara dhe GJKKO nuk ia ka rikthyer pas kërkesës. Igli Tare u bë pis nga Belinda Balluku. Më 19 maj të këtij viti Agron Tare ka qenë në SPAK, është pyetur për fshehjen e provave e komunikimet për 35 minuta.

“Ky person që kam përballë më ka kërcënuar mua me jetë, është kërcënim i drejtpërdrejtë nga Belinda Balluku. Do të flas me prokurorinë për këtë gjë, është diçka shumë e rëndë. Po jetojmë në shtet kriminal sepse po i vjen fundi kësaj klike të korruptuar të drejtuar nga Belinda Balluku. Agron Tare ka lidhje të ngushtë me Ballukun që në rini të hershme. Ti je narkoman, bixhozxhi!

Ju si familje jeni të gjithë për burg, vëllai yt është i përfshirë në çështjen e Ballukut me dy vila në emër të tij,” tha Toska.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime