POLITIKE

Ahmetaj: Rama u konsultua me Ballukun te ‘vila e kuqe’. Mandati i 4-të, varreza politike e tij

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2026, 21:28
Ahmetaj: Rama u konsultua me Ballukun te ‘vila e kuqe’. Mandati i

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme, se Edi Rama është konsultuar sot me Belinda Ballukun në vilën e kuqe. I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke folur për protestën studentore, u shpreh se, mandati i katërt për Ramën është varreza politike e tij.

Ahmetaj deklaroi se, Rama po konsultohet me Ballukun, ndërsa nuk pranon të dëgjojë zëra racionalë brenda Partisë Socialiste.

Pjesë nga intervista e Arben Ahmetajt:

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, ju po thoni, një sekondë, ju po thoni Rama ka vetëm një rrugë, të mos largohet sepse nuk ikën dot, protesta ka vetëm një rrugë, ta largojë. Pra në qoftë se janë vetëm këto të dy rrugë tërësisht të kundërta, përplasja do të jetë e pashmangshme. Kur them përplasja, jo këto që po shohim ë.

Arben Ahmetaj: Më fal... Edhe një herë zoti Peka. Çdo pikë gjaku, qytetari apo studenti, polici apo punonjësi të ligjit është në kurriz të kreut të organizatës. Po tenton të përdorë policinë në kufijtë e bandës për karrigen e vet. Pamjet e atij djalit që i varej këmba, apo pamjet e grupeve të civilëve që rrëmbejnë... se në gjuhën e ligjit ato quhen rrëmbim. Nuk janë parë as në Faluxha.

Dhe për një sjellje sa një e dhjeta e asaj që bëjnë disa policë sot, është djegur Los Anxhelosi. Dhe kur dalin dhe thonë që po dëmtohet prona, mua më vjen shumë keq që dëmtohet prona. Por nuk është dëmtim prone, është revoltë e një dëmtimi të përditshëm që kreu i organizatës i bën Shqipërisë. Pse nuk ankohen... ata që ankohen për dëmtimet le të duhet të ankohen, pse nuk i vënë numra dëmtimit që i bën kartelizimi i drogës në Shqipëri?

Pse nuk i vënë numra dëmtimit që vjen nga vjedhjet, nga betonizimi, nga krimi i organizuar, nga vrasja e demokracisë dhe e drejtësisë? Le ta bëjnë këtë kontabilizim dhe do llahtarisen nga shumat. E kjo është shumë e... dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pra ajo që do të thosha është, nuk është më çështje frike. Është çështje kushtëzimi. E ka kushtëzuar veten në shtatë ditët e fundit të tij politike që të vijë tek kjo ditë. Kemi bërë debat me ty dhe me shumë miq. Të kam thënë që mandati i vjedhur i katërt do jetë varrezë politike. Dhe të kam thënë që do ketë një shpërthim sepse ai popull ka qenë në kërkim të shpirtit të vet dhe e ka gjetur. Dhe sot, kush flet për dëmtim, duhet të fillojë të numërojë vjedhjet e plaçkitjes, drogën që ka futur aprovimi i kreut të organizatës, vjedhjet e përditshme në lejet e ndërtimit, në tenderat e rrugës, në tenderat e OSHEE-së, në tenderat e ujit, te tigrat, te macet, te qentë.

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, si ndiheni kur shikoni që asnjë nga ish-kolegët tuaj nuk i thotë sot, 'ore ku po shkon'?

Arben Ahmetaj: I dashur, as pres sot që ndonjë nga ish-kolegët e mi t'i shkojë dhe t'i kërkojë arsye...

Çim Peka: Kaq parti e tredhur është kjo?

Arben Ahmetaj: ...se... pra, nuk pres që kolegët e mi t'i kërkojnë pse erdhëm këtu. Pse ne jemi sot duke i hedhur fajin popullit? Në çfarë vendi të botës i hidhet faji popullit? Domethënë e paska fajin populli, njeri...

Çim Peka: Ore, po ta bëra pyetjen... ta bëra pyetjen konkrete. Edhe një a dy që lehnin për qëndresë dhe që do rreshtoheshin në anën e popullit, harruan lehjen dhe votuan pro tij. Pyetja ime për ty është kjo. Ti je një nga fytyrat e partisë dhe atij grupi, po flas për këta që kanë qenë figurat kryesore të Partisë Socialiste. Kaq të tredhur janë si parti, sa asnjëri prej tyre nuk del t'i thotë publikisht 'ore ku po shkon'? Sali Berishës në '97-ën i kanë dhënë dorëheqjen 13 ministra në një ditë. 13 ministra në një ditë. Keq apo mirë, në '97-ën kurrë nuk është djegur Tirana dhe Shqipëria siç ka ndodhur sot. Por ama 13 ministra, 85% e qeverisë i ka dhënë dorëheqjen në një ditë, pa dëshirën e tij. Ndërsa këtu asnjëri prej tyre nuk i ka ato të dathura t'i thotë të paktën publikisht 'ore ku po shkon, a mund të digjet Shqipëria për ty'?

Arben Ahmetaj: Zoti Peka, ky ia doli ta vriste politikën në Partinë Socialiste. Ia doli ta vriste me breza dhe në mënyrë të kalkuluar. Pra sot unë do isha naivi më i madh që të prisja ndonjë nga ish-kolegët e mi, dhe ata që i dua shumë se ka që i dua shumë megjithëse jemi zënë e jemi urryer, nuk pres që t'i çojnë një copëz arsye në tryezë. Për më tepër duhet ta dini që sot ai është konsultuar me plaçkitësen, nuk pranon të konsultohet me mendje racionale të ngelura brenda Partisë Socialiste.

Çim Peka: Po thua që sot Rama është konsultuar... një sekondë, po thua se sot Rama është konsultuar me Belinda Ballukun?

Arben Ahmetaj: Me plaçkitësen te vila e kuqe. Po. Verifikojeni! Verifikojeni. Pra, nuk pres... unë mendoj, unë mendoj sot që të gjithë shqiptarët duhet të jenë edhe të ndjejnë, dhe ata që u është dëmtuar prona. Gjithçka ka ndodhur është një mesazh. Nuk ka paqe në një narkoshtet me në krye kreun e organizatës. Nuk ka paqe! Dhe jemi duke folur për një gjeneratë... dua ta kujtoni që kanë lindur pasi i janë hequr vizat me Bashkimin Europian. Nuk e kanë si premtim, e kanë kapur Europën përpara se ti t'jua premtosh. Janë njerëzit, janë nervat më të mprehta që kanë prekur humbjen e shpresës. Po të marr një shembull zoti Peka. Të më fali ajo familje me të cilën kam punuar për Partinë Socialiste në 2013-ën. Është ai djali... Klevis Metaj.

Arben Ahmetaj: Babai është burrë i nderuar dhe nëna zonjë e nderuar, me babanë e tij kam bërë fushatë në 2013-ën. Për çfarë ka dalë ai djali aty?

Çim Peka: Një sekondë, ai djali që po... ai djali që po grushtohej... një sekondë. Ai djali që po grushtohej me gjashtë policë, është djali i një familjeje socialiste?

Arben Ahmetaj: Ai është një yll i vërtetë, dhe babanë dhe nënën i ka yje të vërtetë. Kanë punuar për Partinë Socialiste me mua babai i vet në 2013-ën. Dhe sot djali i tij ka dalë kundër narkoshtetit. Është simboli i zhgënjimit të një brezi të tërë dhe të një populli të tërë. Po, babanë e ka burrë të nderuar. Ka emrin tim gjithashtu. Po, është super burrë dhe ai djali është një super djalë.

Çim Peka: Pse ka emrin tënd nuk e bën burrë të nderuar, po gjithsesi...

Arben Ahmetaj: Arben, nuk po bëja shaka. Quhet Arben Metaj. Të më fali...

Çim Peka: Po pra pra, quhet Arben Metaj. Emrin tënd e ka dhe Arben Mazniku po e ka Arben Mazniku ai, nuk është çështja e emrit.

Arben Ahmetaj: Zoti... ju referova me respekt babait të tij dhe familjes së tij se e njoh shumë mirë. Dhe djali i tij ka rënë nën dardhë, pra ka rënë dardha ka rënë nën dardhë. Djali i tij është simboli i zhgënjimit të një brezi të tërë dhe të një populli të tërë nga një njeri i cili erdhi si shpresë e dritës dhe po ikën si simbol i errësirës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje