Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili ndodhej sot në Athinë në kuadër të një takimi me shqiptarët atje, ka dhënë një intervistë për Christos Mazanitis, për median ANT1. Berisha tha se në Shqipëri zgjedhjet janë një farsë dhe se kryeministri Edi Rama mobilizon të gjithë vendin në procesin zgjedhor.
“Në Shqipëri, zgjedhjet janë një farsë. Shqipëria është një narkoshtet, ku narkodiktatori (Edi Rama) mobilizon të gjithë vendin në procesin zgjedhor. Ai përdor para për të blerë vota. Përdor mafian, kartelët më të rrezikshëm mafiozë për të kërcënuar njerëzit,” tha Berisha.
Ai shtoi se Shqipëria ka tre liderë të opozitës në burg. Sipas tij, Rama përdori policinë dhe gjyqtarët e kontrolluar për të arritur qëllimet e tij.
“Shqipëria ka tre liderë të opozitës në burg. Fredi Beleri është rasti më tipik ku Edi Rama përdori policinë dhe gjyqtarët e kontrolluar për të arritur qëllimet e tij. Rama kontrollon të gjitha televizionet dhe tani po mbyll TikTok-un sepse të rinjtë e kritikojnë atë. Bashkëpunëtorët e tij janë regjistruar duke pasur lidhje me kartelët e Meksikës, me kartelin Sinaloa,” shtoi më tej.
Berisha tha në intervistë se nëse fiton zgjedhjet, do të synojë përmirësimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke.
“Unë gjithmonë kam punuar dhe kam promovuar dialogun për të zgjidhur problemet tona dhe për të ecur përpara. Në vitin 1996, së bashku me Presidentin Stefanopulos, kishim nënshkruar një marrëveshje duke punuar mbi çështjen e zonave detare dhe kishim arritur një marrëveshje shumë të mirë sipas mendimit tim, nga e cila dolëm të dy të fituar. Edi Rama nuk iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare. Grekët u përpoqën, por Rama e torpedoi atë. Unë do ta rikthej marrëveshjen dhe do të bashkëpunoja me Greqinë", tha ai duke folur për marrëdhëniet shqiptaro-greke.
Sa i përket çështjes Beleri, Berisha tha se ajo që Rama bëri në Himarë ishte një provokim i madh dhe e bëri për interesat e tij personale.
“Ajo që bëri në Himarë ishte një provokacion i madh. E bëri për interesat e tij personale. Sepse Beleri nuk donte t’i jepte Ramës kanionin e zonës, të cilin nëna e Ramës dhe kushërinjtë e tij e kanë marrë. Ajo që keni parë është përpjekja e Ramës për të grabitur një nga kanionet më të njohura. Pra, Rama ka vetëm interesa mafioze,” përfundoi ai.
GJERMANIA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reagur lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani. Berisha thotë se e sotmja &eum...
ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u premtoi nga Athina emigrantëve se cilido prej tyre që ka dëshirë të ktheh...
ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në takimin me shqiptarët në Athinë se diaspora është z&eu...
ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij para shqiptarëve në Athinë se kryeministri...
ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në takimin me shqiptarët në Athinë se ata janë shndërruat...
ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë falën në takimin me shqiptarët në Athinë. Berisa tha se aty&n...
ATHINA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit me shqiptarët në Athin&eu...
ATHINA- Kreu i PDNJ, Vangjel Dule, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga PD me shqiptarët në Athinë. Dule, gjatë ...
ATHINA- Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës Petri Gjikuria ka marrë pjesë sot në takimin e Partisë Demokratike me shq...
ATHINA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka marrë pjesë në takimin e sotëm të PD-së me shqiptar...