Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

MAQEDONIA E VERIUT- Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar një sërë aksionesh policore në disa pjesë të vendit në dy ditët e fundit, përfshirë bastisje në shtëpitë e ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami. Komuna e Çairit, Haraçinës, Shuto Orizares, Butelit, janë ndër 30 lokacionet ku janë realizuar kontrollet dhe bastisjet, si dhe janë arrestuar disa njerëz, përfshirë anëtarë të klaneve të drogës, të cilët akuzohen edhe “për kryerjen e krimeve të rënda me porosi”.
Prokuroria publike tha se ka lëshuar urdhër për hetimin e 18 personave të dyshuar, 14 prej të cilëve "si porositës, ndihmës, dhe kryerës të drejtpërdrejtë të veprës penale vrasje. Nga këta, 12 persona të janë të dyshuar edhe për veprën penale bashkim kriminal, ndërsa 5 për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme".
Ajo tha se katër personat e tjerë akuzohen për "zhvatje”. Prokuroria shtoi se autoritetet janë në kërkim edhe të gjashtë personave, pasi dyshohet se ata kishin marrë informacion për aksionin para se policia ta merrte urdhrin për bastisje. Mëngjesin e 16 dhjetorit, Policia e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të hetimeve për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore, vazhdoi bastisjet në shtëpitë e ish-zëvendëskryeministrit Grubi dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.
Aksioni ka të bëjë me blerjen e pajisjeve për Lotarinë Shtetërore, me vlerë mbi 8 milionë euro. Sipas Prokurorisë Publike, Grubi dhe Bajrami, dyshohen për veprën penale, përvetësim në detyrës, ndërsa katër persona të tjerë për veprën penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare.
Nga provat e mbledhura, sipas Prokurorisë, Përparim Bajrami, si person përgjegjës për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut, gjatë vitit 2023, së bashku me zëvendëskryeministrin Grubi, nëpërmjet ushtrimit të kompetencave dhe detyrave të tyre të veçanta, kanë marrë pjesë në veprime që kanë shkaktuar dëme në vlerë rreth 8 milionë euro në buxhetin e shoqërisë aksionare.
Policia ka kryer kontrolle në nëntë lokacione, në koordinim me prokurorin publik dhe gjykatësin e procedurës paraprake. Grubi dhe Bajrami nuk kanë qenë të pranishëm në lokacionet që u kontrolluan nga policia. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha të hënën në TV21 se ish-zëvendëskryeministri Grubi, së bashku me një biznesmen shkuan nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës në një veturë të dielën. Ndërkohë, gjatë ditës së diel, Grubi njoftoi se nuk ka ikur, por se ndodhet jashtë vendit për një vizitë private.
“Kam udhëtuar me dokumentet e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar. Unë sapo t’i kryej obligimet, do të kthehem në shtëpi, pranë familjes. Ju lutem mos shpifni dhe spekuloni", shkroi Grubi në një postim në Facebook.
Artan Grubi, pas futjes në listën e zezë amerikane ditë më parë, është tërhequr edhe nga jeta politike e publike. Grubi e ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në korrupsion. Më 11 dhjetor, Prokuroria e Shkupit gjithashtu njoftoi se ka nisur hetim kundër Grubit, dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, me qëllim që, siç tha, të vërtetojë nëse kanë përgjegjësi penale, pasi Departamenti amerikan i Shtetit i akuzoi ata se ishin “përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë pranuar ryshfet për të penguar” proceset gjyqësore lidhur me dënimin e Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).
Ndërkaq, ditë më parë, Mickoski paralajmëroi se në periudhën në vijim, “do të ketë dhjetëra raste të tilla”, duke iu referuar kështu aksionit policor me nofkën “Aditiv”, ku u arrestuan dhjetëra persona, mes tyre ish-udhëheqës të Elektranave (EMV), Postave të Maqedonisë së Veriut dhe termocentraleve (TEC) në Manastir, Osllomej dhe Negotinë. Ata dyshohen për shpërdorim të thirrjes publike për prokurimin e aditivëve, duke shkaktuar një dëm prej 6.5 milionë eurosh./ REL
Ilir Alimehmeti TIRANË- Drejtuesi i Këshillit Bashkiak të Tiranës të PD-së, Ilir Alimehmeti ka zhvilluar një diskut...
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga burgu (me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale) ka komentuar zhvillime...
TIRANA- Këshilltari ligjor i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Marash Logu tha sot se ka një interes të qartë që br...
Kelliçi TIRANË- Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë, Belind Këlliçi, ka zhvillur ditën e sotme një takim me kryes...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gard&e...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industris...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim në Kryeministri me ish-punonjës të Policisë s&e...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot para nisjes për në Bruksel ku pritet të hapen grupkapitujt e rinj më BE-në për negoci...
TIRANA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori pjesë sot në takimin me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardë...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dh...