Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

TIRANË- Deputetet e PS-s kanë reaguar pasi deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu shtyu me forcë ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit Milva Ekonominë. Sipas tyre ky është një akt dhune dhe sulmi jo vetëm ndaj një kolegeje, por edhe ndaj parimeve që duhet të udhëheqin punën.
Gjithashtu gratë socialiste shprehen se ky është një akt dhune i papranueshëm dhe i dënueshëm, që cënon institucionin e Kuvendit, por njëkohësisht është edhe një sulm ndaj të gjitha grave. Më tej deputetet e PS-s thanë se "Kuvendi është vendi ku qytetarët dhe e gjithë shoqëria presin të shohin nga ne modelin e parë të respektit, tolerancës, komunikimit civil dhe që luftojmë jo me forcën e muskujve por me forcën e argumentit".
Reagimi:
Ngjarja e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nga pamjet e regjistruara që tregojnë qartë kur deputeti Xhelal Mziu shtyn me forcë kolegen tonë Milva Ekonomi, është një ngjarje e shëmtuar dhe e dënueshme.
Ky akt dhune është një sulm jo vetëm ndaj një kolegeje, por edhe ndaj parimeve që duhet të udhëheqin punën tonë. Kur ky akt i papranueshëm ndodh në ambientet e Kuvendit ndaj një deputeteje grua, është akoma më i rëndë pasi dëmton dinjitetin dhe të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave që ushtrojnë funksione publike dhe atyre që kontribuojnë në jetën politike e mbi të gjitha cënon standardet morale dhe etike të përfaqësuesve të zgjedhur.
Ky akt dhune cënon njëkohësisht edhe institucionin e Kuvendit, si një institucion ku duhet të tregohet me të gjitha format fryma e tolerancës, e respektit, e etikës ndaj kujtdo, e veçanërisht ndaj grave deputete. Kuvendi është vendi ku qytetarët dhe e gjithë shoqëria presin të shohin nga ne modelin e parë të respektit, tolerancës, komunikimit civil dhe që luftojmë jo me forcën e muskujve por me forcën e argumentit.
Si deputete të këtij Kuvendi kemi detyrimin të respektojmë ligjet dhe standartet që i kemi miratuar bashkarisht, të parashikuara në rezolutat e Kuvendit, si dhe të gjitha detyrimet ndërkombëtare të bëra pjesë e legjislacionit tonë, përfshirë Konventën e Stambollit, Rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për përgjegjësinë tonë në luftën kundër dhunës ndaj grave, gjuhës së urrejtjes dhe intolerancës.
Ne, gratë deputete të Partisë Socialiste, anëtare të Aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë, dënojmë këtë akt të rëndë dhune, pasi akti i sotëm i dhunës ndaj një gruaje në politikë nuk është vetëm një sulm ndaj një kolegeje, por një sulm ndaj të gjitha grave që kontribuojnë dhe luftojnë për një shoqëri më të drejtë që respekton gratë dhe të drejtat e tyre.
TIRANA- Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Kreut të Grupit Parlamenta...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e tij n&eu...
TIRANË- Një incident ka ndodhur teksa deputetët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në sallën e mbledhjes s&...
Salianji TIRANË- Avokati i Ervin Salianji ka folur për mediat pas përfundimit të seancës ku do të shqyrtohej kërkesa p&e...
Silvi Bardhi TIRANË- Koordinatorja për departamentet në PD, Silvi Bardhi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për medi...
Mediu TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për ...
Posteri TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar se do të rinisë takimet me shqiptarët e diasporës. Me një poster me ngjyra...
TIRANË- Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës, Hil Curri ka komentuar falenderimin publik që i bëri kryeministrit Rama në mbledhjen...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ndërhyrë në zyrën ku mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parla...
komisioni TIRANË- Vijojnë prej rreth 30 minutash përplasjet në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. K...