Horoskopi/ Pasion, surpriza dhe përballje të papritura! Këto 3 shenja duhet të bëjnë kujdes me paratë
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...

Sektori i peshkimit në Durrës ka lëshuar një alarm të fortë për mbijetesën e tij, duke u përballur me një kërcënim të dyfishtë: avancimin e pandalshëm të ndërtimeve urbane dhe krizën financiare të shkaktuar nga rritja stratosferike e çmimit të naftës.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Peshkimit, Klodian Kapiti, paralajmëroi se Porti i Peshkimit, një investim strategjik i vendit, rrezikon të zhduket, ndërsa flota është praktikisht e bllokuar.
Sipas tij, një nga shqetësimet më të mëdha është presioni urbanistik, pasi "vargmali i pallateve" që po pushton gradualisht zonën portuale, rrezikon të "gëlltisë" edhe hapësirën dedikuar peshkimit.
Flitet për një skenar ku porti aktual mund të transferohet në Porto Romano, një veprim që cilësohet si "një krim i radhës". Porti i Peshkimit konsiderohet një pasuri strategjike, thellësisht i integruar dhe i harmonizuar me jetën ekonomike të qytetit, pasi punonjësit dhe tregu i peshkut janë të lidhur direkt me zonën urbane.
Përballë kësaj situate kritike, sektori i peshkimit kërkon ndërhyrje urgjente politike dhe mbështetje konkrete për të përballuar koston e naftës dhe për të siguruar mbrojtjen e Portit të Peshkimit nga interesat ndërtimore, duke garantuar kështu mbijetesën e një dege jetike për ekonominë e Durrësit dhe të gjithë vendit.
Deklarata:
Një nga investimet më të rëndësishme në kohë dhe më strategjike për flotën e peshkimit ka qenë ndërtimi i portit të peshkimit që filloi në vitet, diku në vitet 2011.
Ne në atë kohë e kishim të domosdoshëm një port me kërkesa të vazhdueshme dhe me shumë luftë kur ishim kundra pushtetit vendor, i drejtuar nga Partia Socialiste dhe të gjithë deputetët e Partisë Socialiste, duke përfshirë këtu dhe disa shoqata të cilat nuk i kishin lidhje në argumentimin që bënin kundra. Ëh, e bëj këtë hyrje sepse koha kalon, vitet kalojnë, por duhet të themi diçka të vërtetë si kristali. Ka qenë një vendosmëri e qeverisë dhe konkretisht e doktor Berishës, që i hoqi kompetencat pushtetit vendor dhe totalisht e vendosi vetë këtë investim strategjik, ku sot gjendet porti i peshkimit në murin perëndimor të portit aktual. Dhe doktor, ke një falenderim nga të gjithë ato njerëz që punojnë atje.
Portet e peshkimit janë investime strategjike dhe mjaft të rëndësishme për ekonominë, sepse dhe janë porte që ndërtohen dhe funksionojnë, harmonizohen brenda qytetit. Për vetë faktin se janë, ëh, zinxhir ekonomik, janë këto mjete që prodhojnë ose bien në treg ushqim dhe nuk përbëjnë asnjë lloj kërcënimi. E them këtë sepse vargmali i pallateve që ka marrë një start dhe vazhdon gradualisht të pushtojë portin, një ditë të bukur do ketë të njëjtin fat edhe porti i peshkimit.
Dhe sipas disa të dhënave që kemi, ky port mund të transferohet me kohë në portin e Porto Romanos, në rast se vazhdon kjo lloj ofensive. Por do jetë një krim i radhës. Një krim i radhës sepse porti i peshkimit, për vetë rëndësinë që ka, bashkëjeton dhe është i harmonizuar me qytetin, për shkak se të gjithë punonjësit jetojnë në qytet, tregu është në qytet.
Sot rreth 80% e peshkatarëve janë të huaj. Punëtorë shqiptarë nuk ka. Për kapiten anijesh është shumë zor. Edhe zhvillimi i konfliktit të fundit në Lindjen e Mesme ka bërë që çmimi i naftës të rritet dhe prej të paktën një muaji flota e peshkimit ndodhet sot në një krizë.
Çmimi i bursës është rritur dhe është premtuar nga qeveria që do të ketë një mbështetje si modeli i vitit 2000, 2022, më falni, kur filloi konflikti me Ukrainën, do ketë një mbështetje financiare, prej 400 lekë për litër. Ka një muaj që është dhënë fjala, deri tashti nuk është bërë asnjë gjë.
Dhe faktikisht flota është e bllokuar. Nuk dua të flas anë teknikalitetesh të tjera, por kërkojmë dhe mbështetjen e juaj me reagime, qoftë kjo dhe politike, që të paktën të ndërhyhet te nafta. Që kjo flotë të vazhdojë punën dhe nuk është luks të punohet, është nevojë bazike jetike. Këto vazhdojnë gradualisht të largohen në vendet e rajonit, ose në vendet e origjinës nga kanë ardhur. Kështu që krijon një krizë të dytë dhe më të fortë për krahun e punës.
Berisha ka deklaruar se Shqipëria po përballet me një “breshëri kushtesh të reja” në procesin e integrimit euro...
Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion. Gjatë tryezës së zhvilluar në Durrës për Portin e ...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Adrian Gashi, gjatë fjalës së tij u ndal te ajo që e cil&...
Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa i është drejtuar zyrtarisht Institutit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtar...
Deputeti socialist Erion Braçe tha dje nga parlamenti se një deputet i PS ka detyruar grupin parlamentar të socialistëve të votoj&eum...
Ish kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe tre të dënuar të tjerë kanë bërë rekurs në Gjykat...
Analisti, Mentor Kikia, nuk i sheh Erion Braçen dhe Elisa Spiropalin, si zëra ndryshe në PS. Sipas Kikisë, Braçe nuk ka debatuar...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë ndërsa është...
Kuvendi ka rrëzuar këtë të enjte, në seancë maratonë, kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimor...
Avokati i kryebashkiakut, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka folur për nismën e Gjykatës së Lartë rreth ridiskutimit të vendimit u...