Vrasja e policit/ 43-vjeçari jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të japë një dëshmi në Prokurorinë Speciale të Kosovës, të martën në orën 10:00, por ai nuk është paraqitur atje. Një ditë më herët, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës ka njoftuar se Kurti, në këtë kohë, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti fëmijësh në qytetin e Gjilanit. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ndodhet në Gjilan dhe raporton se Kurti ka arritur atje.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ditë më parë se ka lëshuar urdhër që obligon Kurtin të japë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në një rast që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi kryeministri nuk është paraqitur në dy ftesa që ia ka bërë Prokuroria në muajt e fundit.
Vetë kryeministri ka thënë disa herë se nuk i ka refuzuar ftesat, por insiston që dëshminë të japë në zyrën e tij në Kryeministri. Zyra e tij ka dërguar kërkesë në Gjykatën Themelore, duke i kërkuar këtij institucioni ta urdhërojë Prokurorinë që dëshmia të merret në Kryeministri.
Kurti pretendon se Prokuroria ka marrë dëshmi në zyrën e kryeministrit edhe në të kaluarën pa përmendur ndonjë emër ndërsa refuzimin e tij për të shkuar në Prokurori e arsyeton me deklaratën se nuk dëshiron të bëhet “lajm botëror” që kinse kryeministri po dyshohet për një rast korrupsioni.
Në linjë të njëjtë me të është edhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu. Për të kërkesa e Prokurorisë ndaj Kurtit është politike.
“Sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës, kurrë më i lirë nuk ka qenë nga ndikimi politik. Por, më duhet të them, kurrë më politik nuk ka qenë. Duke qenë se nuk kanë mundur të na ndalin me veprime në Kuvend, opozita, ose dikush nga analistët në studiot televizive, kanë zgjedhur me Prokurorinë Speciale, por nuk mund të na ndalin”, ka deklaruar Haxhiu më 26 shkurt, pa përmendur dikë me emër, dhe pa ofruar ndonjë dëshmi për pretendimet e bëra.
Çfarë parasheh ligji?
Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) ka thënë për Radion Evropa e Lirë se procedurat për një situatë të tillë janë të rregulluara me Kodin e Procedurës Penale.
“Secilën herë që ekziston një ftesë, qoftë në Gjykatë, qoftë në Prokurori, obligohen të gjithë personat, pavarësisht çfarë pozite mbajnë, t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së policisë, Prokurorisë, apo gjykatave, për të dhënë dëshminë në këto institucione”, ka thënë ai.
Sipas Bugaqkut, mospranimi për të dëshmuar, pa ndonjë arsye që do të ishte e vlefshme për prokurorin e rastit, apo për gjyqtarin, i detyron institucionet të tentojnë ta bindin personin për të dëshmuar, qoftë përmes shqiptimit të gjobës preliminare, në këtë rast prej 250 eurosh, apo më vonë përmes dërgimit në mbajtje për 30 ditë.
I pyetur nëse gjoba mund t’i shqiptohet Kurtit menjëherë, në rast të mosparaqitjes në Prokurori më 4 mars, Bugaqku ka thënë se gjithçka varet nga gjyqtari i procedurës paraprake.
“Ndoshta do t’i jepet edhe një rast, t’i dërgohet edhe një ftesë, para se t’i shqiptohet një gjobë, për mospërgjigje ndaj organeve të drejtësisë dhe mosbashkëpunimit me organet e drejtësisë në dhënien e dëshmisë së tij”.
Sipas tij, një qasje e tillë e kryeministrit mund të shihet nga organet e drejtësisë si pengim i hetimeve drejt zbardhjes së të vërtetës në rastin me rezervat shtetërore.
A ka ndodhur diçka e tillë më parë në Kosovë?
Po. Më 2011, Blerim Kuçi, atëherë kryetar i Komunës së Suharekës, pati qëndruar në paraburgim për 30 ditë, pasi kishte refuzuar të jepte dëshmi për dyshimet lidhur me krimet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para masës së ndalimit, ai ishte gjobitur me 250 euro.
Sjellja e Kurtit sfidon parimin e barazisë para ligjit
Vullnet Bugaqku, por edhe shumë njohës tjerë të drejtësisë, besojnë se sjellja e Kurtit krijon përshtypjen e gabuar se parimi i barazisë para ligjit nuk vlen për zyrtarët e lartë.
“Kjo krijon një njollë të keqe në ndarjen dhe balancimin e pushteteve, dhe duhet ditur se barazia e ligjit vlen për të gjithë, si për ata që mbajnë pozita të larta, si për çdo qytetar tjetër të Republikës së Kosovës”.
Rasti i rezervave shtetërore
Më 2023, tre persona ishin arrestuar për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Në këtë ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë detaje, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore. Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore. Kurti i pati dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”./REL
Edi Rama BERLIN - Kryeministri Edi Rama ka folur sërish mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë bashkëbisedimin ...
Rama BERLIN - Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin aty ku po zhvillohet Panairi i Turizmit. Ashtu si çdo ditë Rama zhvilloi edhe kë...
Edi Rama BERLIN - Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rublikën LIVE në rrjetet sociale "Sy m'sy", nga Berlini, teksa ju është p&eum...
Rama BERLIN - Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale, nga Berlini ka ftuar Kryetarin e Bashkisë...
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën LIVE në rrjetet sociale "Sy m'sy", nga Berlini, ku Shqipëria u zgjodh vend nderi n&eum...
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën LIVE në rrjetet sociale "Sy m'sy", nga Berlini, ku Shqipëria u zgjodh vend nderi n&eum...
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën LIVE në rrjetet sociale "Sy m'sy", nga Berlini, ku Shqipëria u zgjodh vend nderi n&eum...
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën LIVE në rrjetet sociale "Sy m'sy", nga Berlini, ku Shqipëria u zgjodh vend nderi n&eum...
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën LIVE në rrjetet sociale "Sy m'sy", nga Berlini, ku Shqipëria u zgjodh vend nderi n&eum...
TIRANA- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt për kthimin e telefonit që iu sekuestrua g...