POLITIKE

Amnistia fiskale/ Bozdo: Në njërën dorë hajduti i vjedh dhe i falni detyrimet, paratë përfundojnë në të njëjtin xhep

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2025, 12:31

Amnistia fiskale/ Bozdo: Në njërën dorë hajduti i vjedh dhe

Në seancën plenare të Kuvendit janë ngritur akuza të rënda lidhur me vlerën reale të amnistisë fiskale, duke sugjeruar se shifra mund të jetë më shumë se dyfishi i asaj të deklaruar.

Duke iu referuar një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për vitin 2024, ligjvënësi demokrat Enno Bozdo nga parlamenti ka zbuluar një fakt alarmues.

Teksa i është referuar gjetjeve të KLSH-së, në evidencat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ekzistojnë rreth 2.5 miliardë euro detyrime tatimore të paregjistruara në sistemin elektronik, Bozdo iu drejtua ministrit të Financave nëse kjo shumë marramendëse është përfshirë në përllogaritjet për faljen e borxheve.

Më tej, debati u përqendrua në mungesën e transparencës, duke kërkuar publikimin e një liste me të paktën 500 kompanitë që përfitojnë më së shumti nga kjo falje. Shqetësimi kryesor i ngritur lidhet me një konflikt të mundshëm interesi dhe moralitetin e procesit. U kërkua verifikimi nëse pronarët e kompanive, të cilave po u falen detyrimet, zotërojnë njëkohësisht edhe biznese të tjera që fitojnë tendera dhe prokurime publike.

Një skenar i tillë u përshkrua si thellësisht imoral, ku “në njërën dorë hajdutit i falen detyrimet ndaj shtetit, dhe nga ana tjetër, paratë e shtetit përfundojnë në të njëjtin xhep”.

"Zoti ministër, po ju referohem një gjetje të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2024, i cili gjen se në evidencat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ekzistojnë rreth 2.35 miliardë lekë detyrime, ndryshe 2.5 miliardë euro, detyrime tatimore jashtë sistemit elektronik C-E-T-S, CETTS.

Pyetja konsiston në faktin që në përllogaritjet e shumës që ju keni bërë dhe amnistinë apo faljen, sido që ta quani, keni përllogaritur dhe këtë gjetje të Kontrollit të Lartë të Shtetit? Nëse përllogaritet dhe kjo gjetje e Kontrollit të Lartë të Shtetit, nuk bëhet më fjalë për të folur për një falje prej 2 miliardë eurosh, por bëhet fjalë për të folur për një falje prej 4.5 miliardë eurosh, çka e bën përmasën edhe më të frikshme.

E dyta zoti ministër, bëra një pyetje në vazhdim të asaj që tha zonja Tabaku, edhe unë ju bëra një pyetje në komision, jo vetëm nëse do të kishit mundësi të na vinit në dispozicion të paktën 500 kompanitë që përfitojnë më shumë nga kjo falje, me një masë falje të detyrimeve, por a do të kemi një listë që të kemi mundësi të gjykojmë nëse një person është pronar i dy apo më shumë kompanive, njëra prej të cilave ka detyrime të cilat ju i falni.

A mundet të shohim nëse ky person, kompanitë e të cilit mund të përfitojnë tendera, prokurime publike? Se nuk është aspak e moralshme që në njërën dorë hajduti i vjedh dhe i falin detyrimet ndaj shtetit dhe nga ana tjetër, po paratë e shtetit, financa publike përfundojnë në të njëjtin xhep", deklaroi Bozdo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?