Ndotje në zemër të Alpeve/ Pamje skandaloze nga Valbona, grumbuj mbetjesh pranë lumit
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...

TURQI- Rreth një çerek shekulli më parë, një kryebashkiak i njohur i Stambollit u rrëzua nga detyra dhe u burgos për akuza që mbështetësit e tij i kundërshtuan si të nxitura politikisht, para se të kthehej më vonë për t'u bërë udhëheqësi që ka shërbyer më së gjati në historinë moderne të vendit të tij.
Ai ishte Recep Tayyip Erdogan, presidenti i sotëm i Turqisë. Por, tani Erdogan po përballet me një krizë politike që mund të jetë më e rënda gjatë sundimit të tij gjithnjë e më autoritar, që ka zgjatur më shumë se dy dekada.
Dhe, në një simetri domethënëse, ishte arrestimi i një tjetër kryebashkiaku të njohur dhe kritik të Stambollit që e nxiti këtë krizë.
Për më shumë se një javë, protestat kanë shpërthyer në Stamboll, Ankara dhe në qytete e provinca të tjera anembanë vendit, pas ndalimit më 19 mars të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist.
Kjo trazirë është më e madhja dhe më e përhapura që ka përfshirë vendin që nga protestat e Parkut Gezi, të cilat pushtuan ballinat e mediave botërore për javë të tëra në vitin 2013, duke përshpejtuar atë që grupet e të drejtave të njeriut e cilësojnë si rrëshqitje drejt autoritarizmit nën sundimin e Erdoganit.
Ndërsa nuk është raportuar për viktima në demonstratat e tanishme, janë arrestuar gati 1.500 njerëz – disa prej tyre për fyerje ndaj Erdoganit dhe familjes së tij – ndërsa disa gazetarë janë burgosur dhe një reporter i BBC-së është dëbuar nga vendi pasi u njoftua se është përbën “kërcënim për rendin publik”, sipas transmetuesit britanik.
Por, arsyeja kryesore pse analistët besojnë se kjo krizë mund të shënojë një moment edhe më të rëndësishëm për Erdoganin dhe demokracinë e Turqisë, është mjedisi i ndryshuar ekonomik dhe politik.
*Video: Mes akuzave për përndjekje politike, vazhdojnë protestat në Turqi
“Në atë kohë Erdogan nuk kishte vërtet një rival karizmatik, ekonomia ishte në një gjendje më të mirë dhe, më e rëndësishmja, votuesit konservatorë ishin besnikë ndaj Partisë AK [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim]”, tha Dimitar Bechev, autor i librit të vitit 2022 “Turqia nën Erdogan: Si u largua vendi nga demokracia dhe Perëndimi”.
“Tani, sondazh pas sondazhi tregon se kostoja e jetesës është çështja kryesore për qytetarët turq. Imamoglu merret me këtë shqetësim dhe, si pasojë, lidhet me një elektorat më të gjerë”, tha Bechev për Radion Evropa e Lirë (REL).
Është e vështirë të ekzagjerohen përmasat e sfidës që Imamoglu përbën për Erdoganin dhe Partinë AK.
Arrestimi i tij ndodhi vetëm disa ditë para votimeve paraprake të 23 marsit, ku ai pritej të konfirmohej si kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) në opozitë, për zgjedhjet presidenciale të planifikuara për vitin 2028.
Rreth 15 milionë qytetarë morën pjesë në votimin paraprak – më shumë se numri i atyre që votuan për CHP-në në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023 – për të shprehur mbështetjen e tyre për kandidatin e vetëm në fletën e votimit.
Më 24 mars, CHP shpalli zyrtarisht kandidaturën e Imamoglut.
Në kohën e arrestimit të tij, 53-vjeçari po luftonte ndaj një dënimi kundër tij nga viti 2022 dhe një vendim për burgim, pasi i kishte quajtur “budallenj” zyrtarët zgjedhorë që anuluan rezultatin e fitores së tij për kryetar bashkie në vitin 2019, dhe e detyrua të garonte dhe të fitonte sërish në rivotim.
Dënimi me dy vjet e gjysmë burgim nuk ka hyrë ende në fuqi për shkak të apelimit të tij.
Ndërkohë, pak para arrestimit, Imamoglut iu shfuqizua në mënyrë kontroverse diploma universitare nga Universiteti i Stambollit, duke e lënë atë pa dëshmi se ka kryer arsimin e lartë, që është kusht i domosdoshëm për kandidatët presidencialë në Turqi.
Grumbullimi i këtyre veprimeve kundër tij ka nxitur dyshime të mëdha mbi pretendimin e autoriteteve dhe mediave proqeveritare se hetimi i fundit ndaj tij dhe më shumë se njëqind kolegëve të partisë së tij, është apolitik.
“Fatmirësisht për [Imamoglun], këto veprime vetëm sa do ta bëjnë atë më popullor”, tha për REL-in Ihor Semyvolos, Drejtor i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme në Kiev.
I njohur për retorikën e tij të ashpër, Erdogan e ka akuzuar CHP-në se po e nxit një “lëvizje dhune” duke mbështetur protestat, të cilat në shumicën e rasteve kanë qenë paqësore, dhe se po “fundos ekonominë” me një “shfaqje” që, sipas tij, do të zbehet me kohën.
CHP-ja e ka dënuar arrestimin e Imamoglut, duke e cilësuar si një “grusht shteti” dhe mbajti atë që tha se ishte protesta e fundit e partisë pranë ndërtesës së bashkisë së Stambollit natën e 25 marsit, para një tubimi të ri të planifikuar për 29 mars.
Megjithatë, protestat studentore kanë vazhduar, ndërsa një grup studentësh që protestonin pranë Universitetit të Lindjes së Mesme në Ankara u sulmuan nga policia me topa uji, sprej piperi dhe plumba gome në orët e para të 27 marsit, raportoi Associated Press.
Pavarësisht nga mënyra se si do të zhvillohen ngjarjet në rrugë, CHP, partia që lidhet më ngushtë me themeluesin e Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturkun, duket se ka marrë hov.
Kjo, në masë të madhe, falë Imamoglut, i cili ka arritur të shkojë përtej bazës tradicionale të partisë – që përfshin segmentet urbane, laike dhe të arsimuara të shoqërisë – duke përdorur sloganin optimist “gjithçka do të shkojë mirë”, në kontrast të fortë me retorikën më përçarëse të Erdoganit.
Kufizimet kushtetuese theksojnë se Erdogani nuk mund të jetë në gjendje të garojë përtej mandatit të tij të tanishëm, përveç nëse Parlamenti thërret zgjedhje të parakohshme ose vetë ligji themelor ndryshohet.
Por, pak njerëz dyshojnë se njëra nga këto do të ndodhë, gjë që shpjegon pse CHP-ja mbajti votimet paraprake kaq herët.
Një zëdhënës i Partisë AK të Erdoganit konfirmoi në janar se një mandat i katërt presidencial për Erdoganin – i cili më parë ishte edhe kryeministër – ishte “në agjendën tonë”.
Ndërkohë, Devlet Bahceli, lideri i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) dhe mbështetës kyç i Erdoganit, ka shprehur gjithashtu mbështetje për këtë ide.
Në raportin e saj Liria në Botë 2025, organizata Freedom House e renditi Turqinë mes dhjetë vendeve me rënien më të madhe të lirive demokratike gjatë dekadës së fundit.
Megjithatë, garat elektorale mbeten shumë konkurruese, siç dëshmojnë fitoret e Imamoglut në zgjedhjet për kryetar bashkie në vitet 2019 dhe 2024.
Në vitin 2024, kandidatët e CHP-së fituan një përqindje më të madhe të votave në zgjedhjet lokale në mbarë vendin sesa Partia AK, duke i shkaktuar kështu partisë në pushtet, të cilën Erdogan e bashkëthemeloi në vitin 2001, një nga goditjet më të mëdha prej se erdhi në pushtet.
Në një artikull për The Conversation, Ahmet T. Kuru, drejtor i Qendrës për Studime Islame dhe Arabe në Universitetin Shtetëror të San Diegos, shkroi se lideri afatgjatë i Turqisë është treguar “mjeshtër i manovrave elektorale, duke promovuar politika populiste dhe duke manipuluar mediat e praktikat zgjedhore kundër partive opozitare”.
Por, me një ekonomi të goditur nga inflacioni i pakontrolluar dhe një rival vërtet të popullarizuar, Erdogan tani është “vërtet i shqetësuar” se këto taktika nuk do të mjaftojnë më, shkroi Kuru.
Nëse elita në pushtet rrezikon një shtypje edhe më të fortë, “sistemi politik i Turqisë mund të kalojë nga një demokraci e brishtë në një ‘diktaturë të zgjedhur’, të ngjashme me atë të Rusisë së Vladimir Putinit”, argumentoi analisti./REL
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme raportin e Departamentit Amerikan të S...
Artan Hoxha TIRANË - Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se krimi i organizuar sipas tij i ka dhënë kryeministrit ...
TIRANË- Monika Kryemadhi prej disa kohësh është distancuar nga politika aktive, edhe pse është deputete e Partisë s&eu...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për foton e publikuar pak ditë më par&eum...
Meta-Kryemadhi TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën. Kryemadhi e ftuar në emisio...
Kryemadhi TIRANË - Deputetja Monika Kryemadhi ka folur këtë të enjte mbi arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Meta. E ftua...
Meta-Kryemadhi TIRANË - Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur këtë të enjte për divorcin e saj ...
Kryemadhi TIRANË - Deputetja Monika Kryemadhi ka folur këtë të enjte në lidhje me divorcin me presidentin e PL-së, Ilir Meta....
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se e dinte shumë mirë që Partia Demokratike do të përçahej në mome...
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka folur në lidhje me shpalljen non grata të tij nga ana e SHBA-së. I ftuar në emisionin To...