POLITIKE

Ankimimi në Kushtetuese, Gjokutaj: Rama po mbron vetveten përmes Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2025, 18:56
Ankimimi në Kushtetuese, Gjokutaj: Rama po mbron vetveten përmes

Avokati Genci Gjokutaj ka komentuar sot vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese masat e sigurisë të vendosura nga SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas tij, kjo lëvizje nuk është thjesht mbrojtje për Ballukun, por një përpjekje e Ramës për të mbrojtur vetveten.

Në emisionin Task Force në Syri TV, Gjokutaj tha se çështjet ndaj Ballukut janë reale dhe kanë ndodhur me vite të tëra. Ai theksoi se duke çuar rastin në Kushtetuese, Rama përdor këtë institucion si “poligon politik” për të zgjidhur çështjet e tij personale dhe politike.

Gjokutaj: Shikoni, së pari, çështja është edhe politike, fortësisht politike, është edhe juridike. Dhe vetëm në këtë status, e kupton, duke dashur të lançojë një zgjidhje juridike, nuk ka dalë dot nga ai refreni i përditshëm i kapitujve, integrimit, dhe Shqipëria do të hyjë në analet e historisë së Europës si një vend i cili do të integrohet me krim, me korrupsion. Shikoni, ashtu siç e tha dhe Andi, nuk janë të stisura çështjet e Belinda Ballukut dhe të Edi Ramës. Ato janë aty. Kanë ulëritur me vite të tëra. Tashi SPAK-u sigurisht me, sepse kuptohet që SPAK-u është një vullnet, nuk e ka bërë Edi Rama SPAK-un, e kanë bërë amerikanët.

Tashi, nuk ka ndodhur ndonjëherë, dhe këtu vërtetohet katërçipërisht grup i strukturuar. Se zëvendëskryeministrja me kryeministrin janë bashkë. Pra Edi Rama në këtë rast politikisht dhe juridikisht po bën avokatinë e tij. Avokatinë politike dhe avokatinë juridike, të tij. Sepse zjarri ka arritur tashmë në paradhomën e tij. Mbron veten e tij. Sigurisht nëpërmjet kësaj, unë e kam shprehur dhe në një status që i ka thënë që, unë po ta çoj në kushtetuese, ti e di vetë se ç’bën se atë i ka kërkuar ajo, më jep vetëm kohë. E kupton?

Do kohë, se kujtojnë se do të ecet prapë me orën e Tokios, siç kanë punuar këta deri më sot. Dhe ky, tashti po ta shikoni, juridikisht po ju them, ka përdorur, pikën, pikën B të nenit 134, ku legjitimohet kryeministri. Pra e ka bërë nominalisht, ndërkohë që ai mund ta bënte ë në emër të 1/5 së deputetëve, por kjo 1/5 e deputetëve është një gropë e hapur për Berishën sepse dhe janë shmangur asaj. Tashi e ka marrë këtë punë për të treguar, e kupton mbështetjen e Belindës apo, nuk ka rëndësi.

Problemi është që ajo është një fiasko juridike, sepse personat e emëruar nuk janë persona të zgjedhur dhe e thotë dispozita që nuk mund të, nuk, nuk mund të zbatohet, e kupton, masa e sigurimit thotë ndaj të zgjedhurve. Ashtu. Për më tepër pastaj, rasti i Belinda Ballukut sepse ne do t’i hyjmë, do t’i hyjmë kazusit. Pra kemi një masë shtrënguese si ndalimi i daljes jashtë shtetit, kemi dhe një masë ndaluese pezullimi nga detyra. Në fakt me një marrëveshje politike, askush në Republikën e Shqipërisë nuk ka imunitet, përveç se kërkohet leje për kufizimin e lirisë. Këtu ka mbetur kjo punë. Pra imuniteti nuk ekziston më. Pra kur, sepse nuk është ribotuar Kushtetuta. Fjala imunitet është të marrësh lejen edhe për të filluar çështjen. E jo më, për vetëm për masat e sigurimit, por ato që cenojnë lirinë e individit.

Është fakulteti im i dytë ajo çështje, prandaj unë flas dhe e shpjegoj. Dhe kur vijmë te kjo pikë, e kupton, flasim për njerëz të emëruar që ti do të mbrohesh me një imunitet të paqenë dhe unë them që Gjykata Kushtetuese, domethënë, një shtetar dhe një lider nuk duhet ta përdorë Gjykatën Kushtetuese siç e kanë përdorur deri më sot si poligon politik. Sepse ky është poligon politik. Sepse nuk ka gjë më, më, më, më të padenjë për një shtetar që nuk, nuk ushtron kompetencën e tij të propozojë shkarkimin ose t’i thotë koleges, jep dorëheqjen dhe mos na jep një njollë politike, por vetë e bën te haxhiz tash Gjykata Kushtetuese, hajdeni ju, thotë. Këtej godet me ndërprerje mandatesh. Këtej u jep letra thotë se është në hall Edi Rama. Shiko, halli i këtij kryeministri është bërë hall i madh për shqiptarët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?