Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Garo shprehet se Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe ish-kryeprokuror shkel ligjin në mënyrë flagrante dhe të përsëritur pa i hyrë gjemb në këmbë. Garo shtoi se në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit, Arben Rakipi në qershor 2020 themelon kompaninë Zyra Ligjore Rakipi & Partners.
Ajo thekson se Rakipi zotëron 55% të aksioneve dhe familjarë të tij pjesën që mbetet e ndarë mes të birit dhe 2 ortakëve. Garo tha se siç rezulton nga dokumentet, Arben Rakipi, edhe pse i komanduar si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka ushtruar aktivitetin privat të avokatit.
Zëdhënësja e PD-së shton se 3 ditë përpara se të hapej gara për funksionin në fjalë Rakipi themeloi një tjetër shoqëri, e regjistruar në QKB në korrik 2020, periudhë kur ai do të aplikonte për tu zgjedhur si Drejtues i Shkollës së Magjistraturës. Garo thekson se sipas ligjit për Shkollën e Magjistraturës dhe rregullores së saj, kjo përbën shkelje të hapur dhe vendosje në kushtet e konfliktit të interesit. Sipas saj Rakipi vijoi i pashqetësaur edhe pas zgjedhjes si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës për një mandat 4 vjeçar dhe madje ai i shton shkeljet ligjore.
Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe ish-kryeprokuror shkel ligjin në mënyrë flagrante dhe të përsëritur pa I hyrë gjemb në këmbë. Ja edhe provat të denoncuara fillimisht nga emisioni PLUG në Syri TV: Firma Rakipi & Partners, vec të tjerash, është studio që mbron kryebashkiakun dhe te shoqen. Jo vetëm kaq por ortakët e saj paguhen në bordet e ojf-ve që bashkëshortja e kryebashkiakut drejton. Në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit, Arben Rakipi në qershor 2020 themelon kompaninë Zyra Ligjore Rakipi & Partners.
Rakipi zotëron 55% të aksioneve dhe familjarë të tij pjesën që mbetet e ndarë mes të birit dhe 2 ortakëve. Siç rezulton nga dokumentet, Arben Rakipi, edhe pse i komanduar si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka ushtruar aktivitetin privat të avokatit.
3 ditë përpara se të hapej gara për funksionin në fjalë ai themelon një tjetër shoqëri, e regjistruar në QKB në korrik 2020, periudhë kur Arben Rakipi do të aplikonte për tu zgjedhur si Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.
Sipas ligjit për Shkollën e Magjistraturës dhe rregullores së saj, kjo përbën shkelje të hapur dhe vendosje në kushtet e konfliktit të interesit. Rakipi vijoi i pashqetësaur edhe pas zgjedhjes si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës për një mandat 4 vjeçar. Madje ai i shton shkeljet ligjore.
Pas më shumë se dy muajve nga emërimi, Arben Rakipi vendos t’ia dhurojë aksionet bashkëshortes, Vilma Rakipi. Por kjo nuk është më shumë se një manovër për të shmangur konfliktin e interesit. Ai vetëm sa ndryshon emrin e aksionerit, pasi sipas regjimit bashkëshortor, ai mbetet përfitues me 50% i cdo pasurie të krijuar gjatë martesës.
Madje sipas kësaj kontrate Vilma Rakipi nuk do të mundej t’i tjetërsonte aksionet pa miratimin paraprak të Arben Rakipit. Ligji 115/2016 dhe Rregullorja e Institucionit, në nenin 23, parashikon që bashkë me Drejtuesin e Shkollës së Magjistraturës, edhe familjarët ndalohen të kenë aktivitet fitimprurës. Shkeljet vijojnë, a thua se Arben Rakipi është një nxënës mbetës i Juridikut, dhe jo drejtori i shkollës që duhet të përgatisë elitën e Jurisprudencës shqiptare.
Përcaktimet në STATUTIN e kompanisë e theksojnë qartë mënyrën se si bëhet kalimi i kuotave të aksioneve. Sipas nenit 11 të statutit, të firmosur nga Arben Rakipi, përcaktohet se kontrata për transferimin e kuotave te bashkëshortja duhej të ishte e noterizuar sëbashku me vendimin e Asamblesë së Ortakëve.
Dokumentacioni i dorëzuar pranë QKB, fakton se kontrata dhe vendimi nuk janë noterizuar dhe QKB nuk duhet të bënte kalimin e kuotave pasi KONTRATA ËSHTË NUL. Sipas përcaktimit në STATUT dhe Ligjit “Për Shoqëritë Tregtare”, Arben Rakipi është de facto dhe de jure aksioner i Shoqërisë dhe kontrata nuk ka asnjë vlerë juridike.
Këto janë shkelje të rënda ligjore të kryera nga Arben Rakipi, i përzgjedhur tashmë dhe për një mandat të dytë në Drejtimin e Shkollës së Magjistraturës. Kjo është pjesa e parë e serisë së shkeljeve të Arben Rakipit. Ai e ka kthyer shkollën e Magjistraturës në çiflig familjar.
Sipas verifikimeve, Arben Rakipi ka punësuar në shkollën e Magjistraturës bashkëshorten dhe motrën. Gruaja e Rakipit, është punësuar në Shkollën e Magjistraturës si Profesore eksperte në trajnimin e studentëve për lëndët e krimit ekonomiko-financiar, PPP, Tendera, Tatime, Dogana etj.
Konflikti i interesit në rastin Rakipi thyen rekorde tribale: burri ka dy herë vartëse gruan, njëherë në kompaninë private dhe herën tjetër si pedagoge të shkollës që ai vetë drejton. Zonja Rakipi në stilin e të shoqit, dhe për të fshehur konfliktin e interesit, është punësuar pranë shkollës së Magjistraturës me emrin Vilma Sharofi, pra me mbiemrin e vajzërisë.
Ndërsa motra e tij, Vera Rakipi është shefe departamenti pranë Shkollës së Magjistraturës. Këto janë standardet e drejtësisë së re, mu në zemër të sistemit ku rriten juristët e ardhshëm. Mentorët e tyre, në mësim u lektorojnë si të zbatojnë ligjin dhe jashtë tij e thyejnë sa herë u jepet rasti. Ja ku e ka drejtësia e re shembullin më të qartë dhe flagrant të nepotizmit, korrupsionit dhe banalitetit.
asllan dogjani TIRANË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi është marr&eu...
TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha është shprehur se PD do ta bazojë fushatën në qindra e qindra takime ku secili ku ...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për votat e elektoratit jashtë shqipërisë dhë peshën që ka në zgjedhj...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sot rreth çështjes së mohimit të koalicioneve parazgjedhore. Beris...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se axhenda dhe vendi i takimeve të PD-së ende nuk janë përcaktuar, p...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se do të miratojnë çdo kërkesë që i shërben transp...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se me uljen e humbjeve në rrjet, çmimi i energjisë duhej të ishte shum...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se nëse PD vjen në pushte do të kalojë në projektin e saj t&eu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se nëse PD bjen në pushtet çmimet e energjisë do jenë 7 lekë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në konferencë për shtyp se do të paraqiste qëndrimin e PD-së&n...