POLITIKE

Argita dhe Jamarbër Malltezi në dosjen e SPAK/ Berisha: Shpifje, trillim i denjë, vetëm për Dumanin...Krajën...dhe për Millonain...

e. d Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 22:20
Argita dhe Jamarbër Malltezi në dosjen e SPAK/ Berisha: Shpifje,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur poshtë të gjitha citimet e prokurorëve të SPAK në dosjen Partizani për gënjeshtrat në drejtim të bijës së tij Argita Malltezit dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezin. Berisha gjatë intervistës me 'Çim Peka LIVE' në SYRI TV theksoi se këto vlejnë vetëm për Dumanin e pyetjes 1 milionë, të cilën nuk e bëri se ishte për vrasje dhe u shpërblye, për Krajën xhelatin e sigurimit të shtetit dhe për Millonain, ndrikullën e bandave të Elbasanit.

Pjesë nga intervista në studio:

Peka: Një tjetër akuzë nga dosja e SPAK. Vajza juaj citohet se i ka shitur një apartmanet Safet Gjicit dhe zonja Malltezi ka vijuar të marrë qera edhe pasi e ka shitur. A e keni pyetur ju vajzën tuaj nëse i ka shitur apartament Safet Gjicit dhe a ka vazhduar të marrë qera edhe pasi e ka shitur?

Berisha: Trillim i turpshëm. Është i vërtetë që para 15-20 vitesh kanë shitur një apartament banimi Safet Gjicit por është mashtrim se pas shitjes kanë vijuar të marrin qera. Në rrugën ku ndodhet apartamenti që është shitur ekzsiton një apartament tjetër i deklaruar me të gjithë treguesit i cili edhe sot është me qera, edhe sot vazhdon të jetë me qera por atyre u interesonte në mënyrë amorale të paraqesin shitjen si fals-shitje, të shpifin se Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi vazhdonin të merrnin qera pas shitjes.

Peka: Jamarbër Malltezi citohet në dosje se ka përfituar konsulencë nga një kompani austriake prestigjioze që ka disa investime serioze në Shqipëri. A janë këto përfitime nga konsulenca sipas SPAK dhe a ka një akuzë për Jamarbërin dhe kompaninë austriake për përfitimet nga këto konsulenca dhe  a keni ju dijeni për to?

Berisha: Jamarbër Malltezi është një ekspert i përkushtuar me kualifikimet më të mira në fushën e mjedisit. Një ekspert që i kanë besuar ekspertiza institucionet më serioze ndërkombëtare BE, UNDP, Banka Botërore etj. në fushën e mjedisit. Kompania austriake që ka nderuar Ashtën ka fituar tenderin në një garë ndërkombëtare të mbikëqyrur nga IFC e Bankës Botërore me një pjesëmarrje të disa kompanive shumë serioze. Kjo kompani para se të paraqesë ofertën ka zgjedhur për studimin e mjedisit të zonës së Ashtës për hidrocentralin një kompani shqiptare të kryesuar nga një specialist i njohur në fushën e mjedisit i cili funksiononte me një ekip prej 17 veta ku njëri prej të cilëve ishte Jamarbër Malltezi. Zgjedhja e kompanive private është një zgjedhje e tyre dhe të pyetet njëmijë herë ku dhe në asnjë rast nuk i është rekomanduar asaj kompanie që nuk e kam idenë por që ishte Abi aty ekspert dhe kjo vetëm e vetëm për të hedhur shashka pa asnjë vlerë.

Peka: Në dosje citohet se Argita Malltezi ka blerë disa apartamente në kompaninë e Bashkim Ulaj për të cilat nuk ka pagesa dhe nuk janë deklaruar në ILDKP. A e keni pyetur ju Argitën për këtë fakt të pretenduar nga SPAK dhe cila është e vërteta?

Berisha: Nuk e kam parë këtë akuzë por nqs është është një turp, shpifje, trillim i denjë, vetëm për Dumanin e pyetjes 1 milinë, të cilën nuk e bëri se ishte për vrasje dhe u shpërblye, për Krajën xhelatin e sigurimit të shtetit dhe për Millonain, ndrikullën e bandave të Elbasanit.

Argita Malltezi është e vërtetë që ka blerë te ndërtuesi Bashkim Ulaj apartamente, dy mos gaboj por i ka paguar ato qindarkë për qindarkë. Meqë jemi këtu dua të bëj një sqarim. Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë punuar në Kosovë në UMNIC dhe aty janë paguar me rroga të cilat e vërteta është që me çmimet e asaj kohe, mund të blinin një apartament çdo muaj po të donin. Këto rroga ato i kanë të deklaruara qindarkë më qindarkë. Të dy të angazhuar në aktivitet akademik kanë preferuar që në tërësi kursimet e tyre t’i investojnë në ekonomi ‘rente’, apartamente me dhënie me qera, e cila nuk kërkon mundime për ndjekje por jep më pak.

Investimi në apartamente mund të hyjë te investimet që nuk e kthejnë shpejtë investimin por e kthejnë një fitim konstant. Me këtë kontekst këta kanë blerë apartamente edhe në vende të tjera sepse i kanë gjetur më lirë se në qendrën e Tiranës. Ky është biznesi i tyre. Gjithçka i deklaruar në ILDKP, gjithçka i verifikuar në mënyrë të përsëritur nga organi i luftës së larjeve të parave për çdo transaksion, gjithçka me tatime të paguara dhe në përputhje të plotë me ligjet e vendit.

Peka: Në dosje citohet se Argita Malltezi ka përfituar 8 mijë euro qera për një apartament. A  është e vërtetë apo një lapsus sepse nga vetë zonja Malltezi tha se bëhej fjalë për qera 800 euro. E keni pyetur ju konkretisht, ka përfituar qera 8 mijë euro apo 800 euro?

Berisha: Nuk është lapsus është shpifje e qëllimshme. E kanë bërë edhe me ‘Bold’ që të mos u shpëtojë nga leximi një shpifje banale. Qeraja që ka dokumenta ka deklarime ka kontratë është gjithsej 800 euro e atij apartamenti.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan