Video tronditëse/ Ishin në lokal, ‘’Shqiponjat’’ futen brenda dhe dhunojnë avokatin Altin Goxhaj dhe analistin Shpend Gashi
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kan...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...
Arqipeshkëvi Giovanni Peragine ka folur për herë të parë për protestën që po zhvillohet për 5 ditë me radhë.
Në këtë deklaratë të parë, arqipeshkëvi i Shkodrës u shpreh pro dorëheqjes së kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare.
Sipas klerikut, qeveria duhet të marrë çdo vendim të vështirë që qytetarët kërkojnë duke qenë se po protestojnë për 4 muaj me radhë.
“Protestat e këtyre ditëve dëshmojnë pa dyshim një pakënaqësi të thellë shoqërore, që nuk mund të shpërfillet. Për katër muaj, një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër një sistemi që favorizon disa dhe penalizon shumë të tjerë, por zëri i tyre nuk ka gjetur dëgjimin dhe përgjigjet e duhura.
Kjo nuk e justifikon dhunën, e cila duhet dënuar qartë dhe pa asnjë rezervë, por nxjerr në pah përgjegjësinë e autoriteteve për të dëgjuar qytetarët, për të hapur rrugë dialogut dhe për të trajtuar me vendosmëri shkaqet e pakënaqësisë.
Vetëm përmes drejtësisë, barazisë dhe dialogut të sinqertë mund të ndërtohet një shoqëri më e drejtë, ku askush të mos ndihet i përjashtuar dhe ku e mira e përbashkët të mbizotërojë mbi çdo interes personale. Përgjegjësia e autoriteteve nuk matet me deklarata, por me vendime konkrete.
Asnjë interes privat nuk mund të vihet mbi të mirën e vendit dhe asnjë pushtet nuk mund ta zëvendësojë detyrimin për t’u dhënë përgjigje qytetarëve. Kur besimi te institucionet tronditet dhe paqja shoqërore vihet në rrezik, është detyrë e atyre që qeverisin të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të veprojnë pa vonesë, duke marrë me guxim edhe vendime të vështira, nëse këtë e kërkon e mira e vendit tonë. Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës së saj”, deklaroi arqipeshkëvi Peragine.
Një mesazh arqipeshkëvi Peragine dha edhe për qytetin e Shkodrës duke thënë se qyteti nuk është vetëm qendra por edhe periferitë.
“Qyteti është një e mirë e përbashkët, pra u përket të gjithëve. Qyteti i Shkodrës nuk u përket vetëm institucioneve të tij. Nuk u përket vetëm atyre që mbajnë përgjegjësi publike. Nuk u përket vetëm atyre që zotërojnë pasuri. Shkodra nuk u përket vetëm atyre që jetojnë në qendër të qytetit. Shkodra u përket të gjithë qytetarëve të saj dhe nuk duhet të jetë pronë e askujt. Shkodra është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të ndihen përgjegjës për të.
Duhet të theksojmë edhe se qytet nuk ndërtohet vetëm në tryezat e zyrave publike, por ndërtohet çdo ditë në familje, në shkolla, në vendet e punës, në shoqata, në bashkësitë fetare dhe në organizatat e shoqërisë civile. Qyteti ndërtohet përmes mënyrës se si e pranojmë njëri-tjetrin, se si i respektojmë hapësirat e përbashkëta dhe se si i edukojmë fëmijët tanë. Një qytet ndërtohet edhe përmes gjesteve të vogla të ndershmërisë, vëmendjes dhe solidaritetit. Askush nuk duhet t’ua kalojë të tjerëve përgjegjësitë e veta”, tha arqipeshkëvi i Shkodrës.
Edi Rama u ka shpërndarë deputetëve të PS-së një mesazh me udhëzime për mënyrën e komunikimit me publikun. Si...
Policia ka vijuar të godasë me plumba gome studentët. Syri ka sjellë me pamje provat konkrete të plumbave të gomës t&...
Tensionet kanë vijuar te kryeministria edhe pas shpërndarjes së turmës së protestuesve. Kanë qenë deputetët e Partis&eu...
Ish-ministri i PS Arben Malaj u ka bërë thirrje socialistëve të reflektojnë për situatën politike në vend, duke kër...
Belinda Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ngre akuza ndaj ambulancave të TIMAK-ut dhe Ron Yeffetit, duke pre...
Ish-ministri i Partisë Socialiste, Luan Rama, u ka drejtuar një letër të hapur anëtarëve dhe drejtuesve të PS-së, duke u...
Arbana Osmani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me dhunën ndaj të rinjve gjatë protestave, duke shprehur s...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë pa vonesa dorëheqjen në m&eum...
Gabriel Partos, ish-analist i BBC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe më pas analist i The Economist Inteligence Unit, në n...
Nga selia blu, nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, pas eskalim...