Video tronditëse/ Ishin në lokal, ‘’Shqiponjat’’ futen brenda dhe dhunojnë avokatin Altin Goxhaj dhe analistin Shpend Gashi
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kan...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...
Nga selia blu, nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, pas eskalimit të situatës me përdorimin e plumbave të gomës nga ana e Policisë.
Në deklaratën për mediat, Këlliçi tha se Rama kërkon gjak për të shpëtuar pushtetin, porse shtoi se plumbat e gomës nuk do ta shpëtojnë nga revolta e të rinjve.
Gjaku që kërkon të derdhë, koka që kërkon të bëjë kurban, do t’i kthehet kundër. Ai do të jetë kurbani i fundit i marrëzisë dhe pisllëkut të narkoshtetit në themelet e një Shqipërie normale dhe të ripërtëritur, ku të rinjtë të ndërtojnë jetën, pa marrë valixhet e trishta të emigracionit’, shprehet Këlliçi.
Deklarata:
Siç po i ndiqni pamjet live të medias, të transmetuara tashmë botërisht, Edi Rama ka ndërsyer zagarët e policisë së narkoshtetit dhe të strukturave të krimit të organizuar, me një mjet të ri terrori kundër rinisë dhe diasporës: plumbat e gomës dhe municion kinetik.
Deri më tani, në pak orë protestë, raportohen mbi 10 të rinj të plagosur me plumba gome dhe mjete kinetike, të cilat policitë europiane i kanë ndaluar në përballjet me protestuesit pasi një fëmijë u gjymtua.
Amnesty International ka kërkuar ndalimin e tyre në të gjithë botën.
Nga ekspertiza ndërkombëtare provohet se mund të jenë vdekjekprurës apo të shkaktojnë dëme të pariparueshme.
I bëjmë thirrje Edi Ramës të ndalë menjëherë dhunën kundër rinisë dhe diasporës, të tërheqë narkopolicinë, jo vetëm nga gjymtimi i protestuesve, por edhe nga dëmtimi i Shqipërisë, dhe të japë menjëherë sot dorëheqjen.
Për dijeni të publikut, sipas Direktivave të OKB-së, është rreptësisht e ndaluar gjuajtja e plumbave të gomës në mënyrë të verbër apo të përgjithësuar ndaj një turme. Keto jane standarde dhe Udhëzime të vendosura nga OKB, dhe të reflektuara në Ligjin për Policinë e Shtetit.
Por, është e qartë tashmë se çfarë kërkon Edi Rama.
Edhe pse del si shpirt i keq çdo mëngjes duke derdhur lot krokodili mbi gërmadha, të cilat ua faturon studentëve, pa pikë përgjegjësie si kryeministër, kjo nuk i mjafton.
Ai kërkon një kurban, nuk ka rëndësi mes policëve apo protestuesve, me të vetmin qëllim, shtypjen përfundimtare të protestës studentore.
Ne këtë akt të fundit makabër duhet edhe miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, përfaqësitë diplomatike, ambasadorët e akredituar, që për integrimin e vendit i kanë dhënë mbështetje pa kushte edhe regjimit të korruptuar të Edi Ramës, të prononcohen dhe aktivizohen në parandalimin e skenarit të zi, të atij që pas vetes, e do tokë të djegur këtë vend, e do të djegur Shqipërinë!
Edi Rama e sheh, e kupton mjaft mirë, se rrugë tjetër nuk ka. Rinia nuk tërhiqet, diaspora i ka ardhur në ndihmë, e gjithë Shqipëria, nga jugu në veri, është ngritur në këmbë duke kërkuar fundin e tij.
Gjaku që kërkon të derdhë, koka që kërkon të bëjë kurban, do t’i kthehet kundër. Ai do të jetë kurbani i fundit i marrëzisë dhe pisllëkut të narkoshtetit në themelet e një Shqipërie normale dhe të ripërtëritur, ku të rinjtë të ndërtojnë jetën, pa marrë valixhet e trishta të emigracionit.
Partia Demokratike e Shqipërisë është me ta, e pakursyer, me të gjitha mjetet demokratike, deri orën e fundit, minutën e fundit, deri në fund.
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi reagon protestat disaditore të studentëve. Sipas tij, shërbimet e huaja armiqësore mund t...
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka nisur sërish sulmet me gurë dhe sende të tjera ndaj efektivëve të pol...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën, duke publikuar pamje nga një biznes i dëmtuar dhe duke premtuar rimbursimin e su...
Nga Dr Edmond Faber: I nderuar Kryeministër Rama,I dashur Edi, Kam shkruar mjaft herë për problemet e shumta të keq-qeverisjes,...
Evanthi Pango, e njohur shkurtimisht si Eva, 34 vjeçe, është një nga emrat që është bërë simbol i protestave t&eu...
Protesta e së premtes u mbyll në paqe, ndryshe nga protestat e tre ditëve të mëparshme. Protestuesit dhe policia u takuan, dhanë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një videomesazhi pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme. Balliu e...
Protestat e studentëve kundër kushteve të këqija në sistemin arsimor të Shqipërisë kanë vazhduar në kryeqyteti...
Nga Kim Mehmeti Piktori guxon të flasë për një dorë të zezë të huaj që, sipas tij, nxit protestat, sepse beson se ...
I ftuar në emisionin “Top Story” sot është edhe Luiz Ejlli, moderator i “Live me Luizin”. Protesta është &ccedi...