POLITIKE

"Arrestimi i Berishës për interesa politike"/ Argita Malltezi: SPAK ka kryer shkelje të rënda për të mbuluar kallëzimin e rremë të Ballës

I.A Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 11:09
"Arrestimi i Berishës për interesa politike"/ Argita
Argita Malltezi

TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Malltezi së bashku me avokatët e Berishës dhe Jamarbëll Malltezit kanë bërë publike pjesë nga dosja e SPAK për kompleksin Partizani. Në një deklaratë për mediat, Malltezi ka publikuar të gjitha shkeljet e rënda që SPAK ka kryer në hetimin e dosjes. Malltezi ka theksuar se SPAK ka fabrikuar fakte, me qëllim arrestimin e Berishës dhe Malltezit për interesa politike, pasi në dosje nuk ka asnjë provë ose fakt të vetëm që i implikojnë dy të akuzuarit në dosjen e 'Kompleksit Partizani'.

"Masa e sigurisë ndaj Malltezit dhe Berishës e marrë në tetor të vitit të kaluar sot është shtuar ,me falsifikime të tjera që demonstrojnë frikën e prokurorëve special për të fshehur krimet e tyre të kryer dhe duke fshehur falsifikuar dokumenta të tjera zyrtare dhe duke mbajtur në mënyrë të paligjshme me masë sigurie maltezin dhe Berishën për interesa të pastra politike. Nuk i kemi të gjitha dosjet por kemi një ide për veprimet që janë kryer dhe kemi 75% të dokumentave dhe nuk kas një fakt të cituar dhe referuar për Berishën, nuk thuhet se s ie ka shkelur Berisha ligjin dhe si e ka shkelur ligjin.

Për dokumentat e sjella për Malltezin janë kontrata të lidhura civile dhe janë lidhur në përputhje me ligjin dhe SPAK nuk e specifikon se ku është bërë shkelja. Ka lidhur firma e ndërtimit kontratë  me familjet pronare mbasi e tregon të gjithë këtë histori ku Malltezi është një nga personat që është pronar ka lidhur dhe ai kontratë me firmën e ndërtimit dhe sipas SPAK kjo tregon që Malltezi ka marrë përsipër ndryshimin e destinacionit. E keni këtu dhe ju nëse gjeni një gjë kundër jam e gatshme të përgjigjem përpara jush.

Aktakuza është një dekoratë për Berishën pasi ka bërë vetingun 30-vjeçar të familjes së tij dhe ku tregohet se nuk ka shkelur kurrë ligjin, dhe nëse e ka shkelur atëherë do të ishte përpara drejtësisë për tu përballur me shkeljet e veta dhe jo të jetë në gjyq për tokën e gjyshes së Malltezit. Kjo akt akuzë tregon me fakte falsifikimet që janë bërë në ato që janë shtyllat kryesore të hetimit.

Në radhë të parë në lidhje me pronën, nuk kanë mundur më të shtyhen me mashtrimin që çoi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se prona ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne u kemi vënë që në gusht dokumenta në dispozicion që provonin kthimin e pronës dhe kemi bërë publike përpara jush dokumentat që lidhen me fletoren zyrtare. Këto fletore zyrtare janë online në biblotekën kombëtare dhe me qëllim i ka injoruar dhe nuk i është përgjigjur kurrë dhe 70 faqe të akuzës janë tymnajë e SPAK që prona është e rikujtuar dhe jo shpronësuar dhe tani po tërhiqet nga këto akuza pasi është kapur mat SPAK dhe tani hedhin dyshime se në 1946 nuk  u del prona, edh kjo një mashtrim. Në dokumentat zyrtare tregojnë që familjet pronare në Tiranë janë kufitar me familjen Begeja dhe tregon që këta e kanë pasur pronën.

Të gjitha sipërfaqet e matura nga italianët janë me dokumeta, dhe këto harta fazat e shpronësimit janë të gjitha në arkivat shqiptare dhe SPAK  i ka pasur të gjithë dhe tani vjen rrethe  rrotull pasi i intereson të thotë se ka pasur dyshime për shpronësimin në mënyrë që të justifikojë fshehjen e krimit të kallëzimit të rremë të Ballës që e ka mbuluar prej kaq kohësh dhe arrestimin e paligjshëm të Berishës dhe Malltezit për këtë fakt që dyshohet se toka është e shpronësuar. I kishin të gjitha dokumentat që tregonin që prona nuk është e shpronësuar. Thonë që e kanë ndryshuar destinacionin e pronës Berisha dhe janë shtyrë më thellë në falsifikimin e dokumentave zyrtare. Thonë që e ka ndryshur Berisha nëpërmjet KRRT, për ata që nuk e dinë është që KRRT është e bashkisë dhe KRRTSH është e kryesuar nga drejtuesi i qeverisë. E para kryesoje nga Rama në atë kohë dhe e fundi kryesohej nga Berisha. Ata e konsiderojnë Berishën kryetar të KRRT pasi sipas tyre shumica e anëtarëve të këtij institucioni janë shumica e koalicionit qeverisës.

Fakti është që në maj të 2005 pa qenë të informuar familjet pronare u ndryshohet destinacioni pronës. Provohet që nuk e dinin amiljet pronare pasi 10 ditë më vonë i japin të drejtën firmës ndërtuese të ndryshojë destinacion9n e pronës ndërkohë që asaj prone i është ndryshuar destinacioni 10 ditë më parë.  Më pas e ka miratuar në KKRT, brenda tre javësh ndërsa Berisha si kryetari i KRRTSH e kaloj mbas 6 muajve. Berisha e kaloj mbas 1 viti përplasjesh që ka ndodhur për zogun e Zi dhe u desh një ndërhyrje e jashtme për të rregulluar kompetencat mes KRRT dhe KRRTSH dhe sipas vendimit të GJK ajo vendosi në kah të KRRT që janë kompetencë e bashkive. Për rrjedhojë KRRTSH miratoi në bllok, jo ndryshimin e zonës së klubit partizani por 11 vendime të KRRT që kishte dërguar bashkia Tiranë," tha Malltezi.

argita malltezi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan