Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliç ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku tha se dje Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka konsideruar, në vendim, kompaninë 5D Konstruksion dhe drejtorët e Erion Veliajt, si një Grup të Strukturuar Kriminal. Këlliçi tha se ky vendim është një kthesë vendimtare për fatet e hetimit dhe për zbardhjen e së vërtetës të hajdutëve në bashkinë Tiranë.
Ai ka shtuar se kolegët e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK e kanë të kotë edhe show-n e sotëm, sipas tij me arrestimin e ish-minitrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili në vend që të arrestohej për abuzimin, vjedhjen e qindra milionë eurove dhe shkatërrimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, u arrestua, sipas tij, për disa fatura restorantesh dhe vetëm për të hequr vëmendjen nga vendimi i djeshëm për dosjen 5D.
DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE, BELIND KËLLIÇI:
Ditën e djeshme, u informuam nga mediat se Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në një vendim shumë të qartë të sajin, e ka konsideruar kompaninë 5D Konstruksion dhe drejtorët e Erion Veliajt, si një Grup të Strukturuar Kriminal.
Këta drejtorë, vetëm me kompaninë 5D, kanë vjedhur të paktën 30 milionë euro tendera publikë, përmes 45 proçedurave tenderuese, në harkun kohor të 7 viteve.
Ky është një fakt që ne e kemi bërë publik dhe kallëzuar në SPAK që në muajin prill të vitit 2023, vijojmë e përsërisim prej 10 muajsh nga kjo foltore si dhe prej 15 javësh kjo është kryefjala e protestave para Bashkisë Tiranë.
Fakti që Gjykata i kërkon thellimin e hetimeve prokurorëve të SPAK, dëshmon fatkeqësisht atë që Partia Demokratike ka thënë prej kohësh: Kjo është drejtësi me regji!
Ky vendim është një kthesë vendimtare për fatet e hetimit dhe për zbardhjen e së vërtetës të hajdutëve në bashkinë Tiranë. Nuk ka shqiptar që e beson se Erion Veliaj nuk dinte gjë dhe se drejtorët hajdutëronin pa dijeninë e tij.
Gjykata në vendimin e saj është shprehur se përpos trajtimit të dosjes 5D si një Grup i Strukturuar Kriminal, Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhe të hetojë edhe deklarimet e shtetases Jona Bejko, e cila e cilësonte ‘lali erin’ si pronarin faktik të hotelit 50 milionë euro në Durrës.
Pra thënë shkurt e qartë, ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj e cilëson Erion Veliajn si pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, punonjësja e 5D Jona Bejko e cilëson Erion Veliajn si pronarin faktik të hotelit 50 milionë euro në Durrës, kurse Altin Dumani dhe SPAK, ende refuzojnë të bëjnë detyrën, por mbi të gjitha refuzojnë të zbatojnë edhe vendimet e Gjykatës Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Kolegët e Erionit në SPAK e kanë të kotë edhe show-n e sotëm me Ilir Beqen, i cili në vend që të arrestohej për abuzimin, vjedhjen e qindra milionë eurove dhe shkatërrimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, u arrestua pikërisht sot për disa fatura restorantesh dhe vetëm për të hequr vëmendjen nga vendimi i djeshëm për dosjen 5D dhe kreun e këtij Grupi të Strukturuar Kriminal Erion Veliaj.
Kolegët e Erionit e kanë të kotë, pasi Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi të vendosur të mos amnistojmë kurrë hajdutin Erion Veliaj dhe shtabin e tij elektoral të 14 Majit 2023.
Nuk ka drejtësi të pjeshme, drejtësi me regji, por vetëm drejtësi që i sheh të gjithë të barabartë përpara ligjit.
Thirrja ime në emër edhe të qyetarëve që besojnë se shteti është aty për të mbrojtur qyetarin dhe jo hajdutin me pushtet është:
Bashkohuni nesër me protestën e qytetarëve tek bashkia Tiranë, në orën 11:00, siç bëjmë tashmë prej 15 javësh.
Ne kemi vetëm një synim: Drejtësi për qytetarët, shpëtim për Tiranën dhe hajdutët para ligjit.
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u bë i famshëm për një seri kontratash kontroverse konces...
Ilir Beqaj dhe Edi Rama TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar ditën e sotme nga me urdh&eu...
ilir beqaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e ish-ministrit Ilir Beqaj dhe bash...
Gjiknuri TIRANË- Në seancën e sotme plenare në Kuvend ashtu siç ishte përcaktuar në rendin e ditës, po diskutohet...
TIRANË- Mbi gjashtëdhjetë përqind e shqiptarëve të lindur në vitin 1990 nuk ishin të pranishëm në Shqipë...
foto e postuar nga berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, dy foto ku shihen ...
jorida tabaku TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, gjatë interpelancës për Onkologjikun ka replikuar me ministren e Shënde...
celibashi, beleri TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka vendosur që shqyrtimi i mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të ...
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu i ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që...
ilir beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar ditën e sotme 7 urdhërarreste, ku u vu në pranga edhe ish-mi...