Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ku ka folur hapur për Edi Ramën dhe lidhjet e tij me krimin.
‘Duke ndjekur gjithë këtë narrativë që bëre ti, që unë e kam bërë disa herë dhe kam shpjeguar se pse Rama është sot këtu ku është. Kam pasur mundësinë dhe fatin ta shoh kur ishte në opozitë, duke ndenjur në këto qarqe me këta që u rritën mbrapa dhe unë fillova ti gjeja, Kolumbi, Ekuador, Bolivi, në këto vende të çuditshme dhe unë i kam parë aty, i kam parë rrotull tij.
Pra, ai erdhi bashkë me ta, duke bërë një marrëveshje të cilën nuk e kuptonim në moment. Por harronim dhe tjetrën, që ky njeri ka qenë shumë gjatë drejtues i bashkisë së Tiranës, që është një pol shumë i rëndësishëm fuqie në këtë vend, se njohja është e hershme e jo sot. E përdori këtë aleancë që të vinte në pushtet dhe pasi erdhi në pushtet, bëri atë që bëri’, tha Hoxha.
Ai vijoi duke përmendur operacionet e para të qeverisë socialiste.
‘Veprimet e para që bëri në 2013, kur u bë operacioni ‘Fundi i marrëzisë’ që në fakt ishte marrëzia e fundit. U mor nën kontroll biznesi i lojërave të fatit. Pastaj erdhi operacioni i dytë, i famshmi në Lazarat në 2014, u mbajt nën rrethim, e pamë betejën, pamë arsenalin e atyre brenda dhe arsenalin e shtetit. Pamë se çfarë ndodhi. U krijua një dalje dhe kokat e biznesit ikën. Na u referua që u shpërbë kjo. Që aty u pa që ai po synonte të merrte nën kontroll atë që kishin pasur të tjerët.’
Gazetari Hoxha kujtoi më tej kanabizimin e vendit.
‘Ne e mbajmë mend se çfarë ndodhi në 2015-2016, kanabizimi i vendit. Nuk fliste askush, as nga trupi diplomatik sepse kam qenë në atë vit në 5 ambasada ku shpjegoja me tabelë se si ishte bërë. Që atëherë unë thoja që ishte kryeministrit, se nuk e bën dot një ministër. Dhe që në fillesa ne e pamë se si po funksiononte skema e Ramës e kriminalizimit të vendit.’
Hoxha përmendi edhe zgjedhjet e vitit 2017 dhe përfshirjen e organizatave kriminale.
‘Erdhi 2017, sakrifikuam ministrin e Brendshëm duke i faturuar kanabisin dhe kaluam tek kokaina duke u hapur në kontinent dhe në kontinente të tjera. Si u fitua 2021? U fitua sepse organizatat më të mëdha kriminale të këtij vendi kanë qenë të përfshira në zgjedhjet parlamentare dhe janë aty. 2021 u mor me kokainën. Me 1 ton kokainë ti fiton jo vetëm një palë zgjedhje, por më shumë. Dhe më pas ne pamë si u ndanë koncesionet, statusi i investitorëve strategjikë dhe sot ne jemi në një situatë ku ne nuk e ndajmë dot se ku mbaron politika, ku fillon biznesi dhe ku përfshihet bota e krimit.’
Në fund, Hoxha përmendi edhe transformimin e botës së krimit në biznes.
‘Më kujtohet një batutë e një nga këta të botës së krimit: Ne paskemi qenë budallenj, kujtonim se bëheshim të pasur vetëm duke shitur drogë. Ky që erdhi në pushtet na mësoi të bëheshim biznesmen. Merr tendera, ke bërë milionin e parë andej, futu këtu dhe puno këtu brenda.’
Dritan Nesho, strategjist dhe CEO i kompanisë amerikane HarrisX, ka komentuar artikullin investigativ të New York Times mbi vizitën e kryebashkia...
Kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani, i ftuar në ‘Real Story’ komentoi zgjedhjet në bashkinë e Tiranës të...
Ish-deputeti, Helidon Bushati thotë se kandidatura e Florjan Binajt për kryetar bashkie në Tiranë, është zgjedhje e drejtë. ...
Në një mbledhje që ka zgjatur rreth 15 minuta, kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar dhe 6 kandidatët për zgjedhjet e pjes...
Ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella, ka dhënë për herë të parë një intervistë për median prestigjioz...
Partia Socialiste ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Apelit ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisioni...
Partia Socialiste zyrtarizoi mbërmjen e sotme emrin e Brunilda Mersinit si kandidate për Bashkinë e Vlorës, në zgjedhjet e pjeshme lo...
Kandidatura e aktorit dhe aktivistit Florian Binaj për kryetar të Bashkisë së Tiranës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndë...
Ai shtoi se ky proces kishte pasoja të dukshme tek komisionet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. ‘Ku janë sot an...
Kryesia e Partisë Socialiste miratoi pasditen e kësaj të marte kandidaturat për kryetar bashkie në 5 bashki të vendit. Në Vl...