Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Refuzimi i shumicës socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku, cilësohet si “maja e ajsbergut” të një modeli qeverisës që ka në themel korrupsionin sistemik dhe grabitjen e parasë publike.
Në takimin me Departamentin e Infrastrukturës në PD, me pjesëmarrjen edhe të liderit demokrat, Sali Berisha, deputeti Oerd Bylykbashi tha se ky akt nuk është një vendim i izoluar, por prova se kryeministri Edi Rama do të vazhdojë me këmbëngulje të mbrojë një skemë që ka shkatërruar shpresat e shqiptarëve dhe ka zhdukur çdo mundësi për zhvillim normal të vendit.
Sipas ligjvënësit demokrat,t Balluku cilësohet simbol i një modeli që e tejkalon korrupsionin tradicional, ku grabitja e fondeve publike është kthyer në normë.
Vetëm 11 nga procedurat për të cilat Balluku është nën hetim, theksoi Bylykbashi, kapin një vlerë marramendëse prej 1.1 miliardë eurosh nga buxheti i shtetit, duke treguar përmasat e vërteta të këtij fenomeni, një model qeverisës që siç theksoi deputeti i PD, përshkruhet si një “simbiozë” mes krimit dhe korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit.
Por përpjekjet e Ramës për të bllokuar hetimet, theksoi deputeti Bylykbashi, shihen si një shenjë se drejtësia po i afrohet majës së pushtetit.
Ajo që u përmbyll dje me turp në parlamentin shqiptar, është maja e modelit qeverisës i Edi Ramës. Ajo dje ishte prova që Edi Rama nuk ka për të hequr dorë dhe do të vazhdojë me këmbëngulje në mënyrën se si ka gjithë këto vite, ka grabitur shqiptarët, paranë publike, ka shkatërruar shpresat e tyre, ka zhdukur çdo mundësi që ky vend të ketë një zhvillim normal nëpërmjet konkurrencës, nëpërmjet pjesëmarrjes së të gjithë shqiptarëve në shanse për të zhvilluar këtë vend. Refuzimi për të hequr, refuzimi për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut nuk është gjë tjetër veçse, kulmimi i një procesi në të cilin Edi Rama kupton që tashmë të gjithë e dinë dhe laku edhe i drejtësisë tashmë po shkon në fytin e Edi Ramës.
Balluku simbolizon në fakt një model i cili nuk është më histori korrupsioni. Dispozitat në Kod Penal të korrupsionit i qëndrojnë shumë të vogla mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës. Nuk është diçka e fshehtë midis zyrtarësh të korruptuar me, ë, persona të cilët kanë interes. Është një model i cili grabit haptazi paranë publike dhe po nuk po flasim për vlera të vogla. Vetëm 11 procedurat, ë, për të cilat është marrë e pandehur apo është nën hetim Belinda Balluku, përbëjnë vlerë prej nga buxheti i shtetit prej 1.1 miliardë eurosh. Sigurisht që është shumë më tepër se kaq. Por kjo është vetëm një moment dhe sigurisht duket që do të thellohet më tej. Pra, Edi Rama thotë, jo më larg se sot, përsëri përsëriti që prokuroria nuk e akuzon Belinda Ballukun për korrupsion. Ndërkohë ajo akuzohet për prishjen e barazisë në tendera, i cili është themeli mbi të cilën më pas ndërtohet e gjithë mënyra se si qeveriset në mënyrë korruptive, sistemike dhe zhvaten paratë e buxhetit publik duke dëmtuar interesin publik, duke dëmtuar çdo shans që shqiptarët të kenë një infrastrukturë, e cila është në përputhje me standardet dhe i shërben zhvillimit të vendit.
Jo më kot Edi Rama përzgjodhi Belinda Ballukun si një model me të cilin ai mund të operonte. I mblodhi bashkë funksionet më të larta në qeveri dhe pushtetin, pushtetin më të madh ekonomik brenda një qeverie që komandohet nga një ministri, duke krijuar një figurë që mund ta quajmë fare mirë, Zëvendëskryeministrin për Korrupsionin e Organizuar. Nëse Belinda Balluku ishte kjo, nga krahu tjetër kishte Ergys Agasin si Zëvendëskryeministrin e Krimit të Organizuar. Pra, është simbioza më e qartë, më e dukshme e mënyrës të ku krimi dhe korrupsioni janë dy shtyllat me të cilën Edi Rama qeveris. Infrastruktura dhe transporti janë fushat ku marrin pjesën e ‘Luanit’ të buxhetit publik. Dhe në themel të tyre kanë mirëqeverisjen, kanë zbatimin e ligjit. Nëse do të lexonit raportin e prokurorëve të posaçëm për çështjen Balluku, ajo tregon se si një shtet, pra ai mund të jetë një manual për të trajnuar këdo për t'i thënë si nuk duhet të funksionojë shteti. Aty kuptohet se si çdo lloj ligji që miratohet nga parlamenti nuk ka vlerë. Ku komanda, telefoni, SMS-ja, vullneti korruptiv i Edi Ramës, i Belinda Ballukut e poshtë, i gjithë asaj piramide kriminale, përcakton çdo gjë në kundërshtim me ligjin.
Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se do të çojë përpara nismën ligjore që bllokon masën e pezullimit nga detyr...
Një pyetje për standardin e dyfishtë të drejtësisë mes qytetarëve të zakonshëm dhe ish-zëvendëskryeminist...
Kryeministri Edi Rama tejkaloi çdo limit duke sulmuar personalisht gazetarët dhe median. Pasi humbi kontrollin përballë gazetares Ambrozia...
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi pretendon se ka ndodhur një takim në Durrës, mes një gjenerali të Marinës së SHBA-s&...
Në votimin në Parlament ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, dy deputetë Fatm...
Në konferencën e sotme me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për takimin që pati një natë më parë n&eum...
Partia Demokratike ka emëruar Aurel Bylykbashi është emëruar drejtuesin e ri politik të PD-së në qarkun e Vlorës. B...
Edi Rama, në konferencën e sotme me gazetarët, foli edhe për tërheqjen e kompanisë Royal Haskoning nga ndërtimi i portit t&...
Kreu i qeverisë Edi Rama humbi kontrollin kur gazetarja e Syri TV i bëri një pyetje për të burgosurit për drita dhe ujë...
Një moment i pazakontë u shënua gjatë konferencës për mediat të kryeministrit Edi Rama, i cili ndërpreu për rreth...