POLITIKE

Investigimi/ Qeveria zbardh lejen e parkut fotovoltaik të vajzës dhe dhëndrit të Fatmir Xhafës (DOKUMENTET)

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 18:08

Investigimi/ Qeveria zbardh lejen e parkut fotovoltaik të vajzës dhe

Familjarët apo njerëzit që kanë lidhje të forta me politikën janë më të privilegjuarit për marrjen e lejeve për parqe fotovoltaike, të cilat janë hapur si “kërpudhat” kohët e fundit. Qarku i Fierit është “kampion” i lejeve të dhëna, teksa përfitues kanë qenë firma të mëdha, individë apo firma pa asnjë përvojë, apo persona që kanë lidhje familjare me krerët e mazhorancës.

Pas djalit të Gramoz Ruçit, një tjetër leje është dhënë në zonën e Fierit, ku kësaj herë përfitues është vajza dhe dhëndri i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Amantia Xhafaj dhe Ditjon Baboçi, e para vajza dhe i dyti dhëndri, janë pronarë të kompanisë “InvestALB & Konsulencë”, teksa kjo kompani është pronare e 50 % të aksioneve të firmës “DION Energji”.

Familjarët e deputetit janë bashkëpronarë të kësaj firme me Artan Sakon, vëllain e kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Gramoz Sako, ish-drejtues i Gardës së Republikës. Një lidhje tepër e ngushtë e biznesit me politikën, ku vetë politika apo krerët e mazhorancës, favorizojnë familjarët e tyre!

Ditët e fundit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka zbardhur një tjetër leje për park fotovoltaik në Fier. Sipas dokumenteve  KKT-ja ka vendosur miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin “ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprave ndihmëse”.

Ky park ndodhet në Fier dhe ka si subjekt zhvillues shoqërinë “DION Energji” sh.p.k. Leja përfundimtare do t’i jepet pas pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Fier.

“Zona e projektit është e vendosur në veri perëndim të fshatit Grykë, në një distance prej rreth 3.9 km. Ajo ndodhet në ultësirën bregdetare në fushën e Myzeqesë. Zona e studimit ndodhet në afërsi me plazhin e Semanit. Pasazhi bujqësor i rajonit të Topojës konsiderohen si habitat i krijuar nga njeriu ose krejtësisht artificial. Prona në të cilën zhvillohet projekti ka një sipërfaqe prej 35.245 m²”, thuhet në dokument.

Por, kush qëndron pas kompanisë që ka marrë lejen për park fotovoltaik?!  Rezulton se 50 % të aksioneve të kësaj firme (DION) i ka firma “Investalb & Konsulencë”.

Blerja e këtyre aksioneve është bërë në muajin qershor të vitit 2023, teksa pronarët e (Investalb) janë Amantia Xhafaj, e bija e Fatmir, e lindur në Tiranë më 31 mars 1990 dhe Ditjon Baboçi, i biri i Agim, i lindur në Tiranë më 15 nëntor 1986

“Shqyrtimi i mundësisë për përcaktimin e vlerës së kontratës midis palëve, për blerjen e një pjesë të kuotës që përfaqëson përkatësisht 50% të pjesëmarrjes në kapitalin themeltar të shoqërisë ‘DION Energji’, në shumën prej 30.000 euro. Autorizohet përfaqësuesi ligjor i shoqërisë, Baboçi për kryerjen e të gjitha veprimeve dhe firmosjen e të gjitha akteve të nevojshme për realizimin e qëllimit të këtij vendimi”, thuhet në dokument.

Ndërkohë, pjesën tjetër të kompanisë, po 50 % të aksioneve, i zotëron Artan Sako. Edhe ai, në të njëjtën kohë, pra në qershor të vitit 2023, i bleu aksionet për vetëm 30 mijë euro. Nëse blerja është bërë fiktive, apo për konjuktura të tjera, këto dyshimet duhet t’i zbardhin institucionet ligjzbatuese.

 

Investigimi/ Qeveria zbardh lejen e parkut fotovoltaik të vajzës dhe

Investigimi/ Qeveria zbardh lejen e parkut fotovoltaik të vajzës dhe

Investigimi/ Qeveria zbardh lejen e parkut fotovoltaik të vajzës dhe

Investigimi/ Qeveria zbardh lejen e parkut fotovoltaik të vajzës dhe

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë