POLITIKE

“PS po pengon drejtësinë me puç kartoni”, Gjekmarkaj ironizon përjashtimet nga Kuvendi: Kush fshin qurret dënohet me 30 ditë, kush teshtin me 60!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 13:54

“PS po pengon drejtësinë me puç kartoni”,

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e akuzuar qeverinë se po cenon demokracinë dhe po përpiqet të kufizojë debatin parlamentar përmes ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Në fjalimin e tij, Gjekmarkaj tha se demokracitë shpesh nuk rrëzohen nga armiqtë e jashtëm, por dëmtohen nga korrupsioni, privilegjet, konformizmi dhe frika brenda vetë sistemit. Sipas tij, korrupsioni dhe krimi e vënë në rrezik funksionimin e demokracisë dhe institucionet e shtetit.

Deputeti demokrat kritikoi gjithashtu riformatimin e fundit të qeverisë nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë si një “riformatim tragji-komik”, ndërsa shtoi se kabineti aktual dominohet nga figura pa individualitet dhe pa personalitet politik. Gjekmarkaj u ndal edhe te ndryshimet e propozuara në Rregulloren e Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën se synon të kufizojë debatin parlamentar. Ai tha se reduktimi i kohës së fjalës së deputetëve nga 10 në 5 minuta dhe zhvendosja e raportimeve të institucioneve nga seanca plenare në komisione të mbyllura dëmton transparencën dhe kontrollin parlamentar.

Në mënyrë ironike, deputeti i opozitës paraqiti edhe disa “propozime” simbolike për rregulloren, duke thënë se deputetët duhet të ngrihen në këmbë kur hyn qeveria në sallë, të bien daulle kur vjen kryeministri dhe të duartrokasin gjatë kur ai flet. Në fund të fjalës së tij, Gjekmarkaj paralajmëroi për rrezikun e “mbipushtetit”, duke theksuar se dobësimi i opozitës cenon pluralizmin dhe demokracinë në vend. Ai shtoi se opozita dhe qytetarët, sipas tij, janë garancia kryesore për ruajtjen e lirive dhe për të penguar përqendrimin e pushtetit.

FJALA E PLOTE
Të nderuar qytetarë,
të nderuar kolegë deputetë,
Zoti Kryetar,

Çdo demokraci është një ekuilibër i brishtë midis pushtetit dhe përgjegjësisë, midis autoritetit dhe lirisë së individit.

Historia ka treguar se demokracite pergjithesisht nuk rrëzohen nga armiku i jashtëm, por ato brehen së brendshmi nga joshja, verbërimi e shurdhimi prej parasë e privilegjeve, konformizmi, pershtatja, servilizmi , korrupsioni , krimi dhe frika!

Korrupsioni banalizon natyren e saj!

Krimi ve ne diskutim ekzistencen e saj!

Ligji i denatyruar shnderrohet ne llastik te mbathurash sipas barkut te kantidatit per autokrat!

Askush nuk ka para mjaftueshem sa te bleje te shkuaren e vet, e cila e ndjek si hije, ajo te kushtezon te tashmen dhe te ardhmen!

Kryeministri Edi Rama, i shtrenguar nga rrethanat dhe nga diktati i ish zevendeses se vet , na dhuroi nje riformatim tragji-komik te qeverise, nje ekzekutiv fantazmë, pa fytyrë dhe pa vizion.

Tragjike sepse Kryeministri nuk eshte i lire, tragjike frika e tij, tragjik guximi qe i vjen prej saj!

Tragjike kotesia profesionale dhe politike e ketyre individeve!

Gjithcka eshte e tille pos perpjekjes tuaj per ti mbrojtur! Ajo është edhe komike.

Shtatë lëvizje brenda saj jane një përzierje për mbijetesë personale.

*Ministrat që vijnë apo ata e ato që ndërrohen dhe që rrijnë me fytyra herë të qeshura si kukulla e herë të zymta e të ngurosura, nuk e di pse më duken të gjithë njëlloj, madje me të njëjtin emër!

Figura pa individualitet dhe pa personalitet politik dominojnë sot qeverine e PS!

Nga “dyqind petritat” e vitit 2013 ka mbetur vetem një zonje e trishte, qe duket sikur me zemer te ngrire pret katil haberre dhe sheh filxhan duke pritur sikter kafene!

PS duhej te sillej si aset kombetar, nderkohe qe po shnderrohet ne rrezik kombetar, duke penguar drejtesine me puç kartoni, duke promovuar vazhdimesine korruptive si pengese per * SPAK-un, duke minuar endrren shekullore, integrimin europian!

Në këtë revansh, në kete regres, në kete turravrap mazhoranca socialiste propozon njeanshem nje tjeter ndryshim Rregulloreje, pasi pak kohe me pare po njeanshem e shnderroi ate ne nje kasaphane politike ku pezullohen me 3 muaj mandatet e deputeteve!

Tani ju e keni problemin me fjalen dhe te verteten !!

U keni shpallur lufte atyre! Gjykuar nga dialektika, eshte metafizike, gjykuar nga kultura popullore, eshte lufte me mullinjet e eres!

Ju kerkoni qe fjala e deputetëve te reduktohet nga 10 minuta në 5.

Ju synoni shnderrimin e Kuvendit në një teatër formal, ku debatet, kritikat dhe lufta politike degradohen! Raportimi i institucioneve zhvendoset nga seanca plenare në një komision të mbyllur , duke futur gjithçka në errësirë dhe fshehtësi.

Ky eshte sulm frontal ndaj transparences, sulm ndaj qytetarve qe perfaqesojme sepse rruget tuaja po shemben, portet po sekuestrohen nga Spak, aeroportet dhe Akshi gjithashtu! Çfare u mbetet ju ? Edi Rama prej kohesh e ka snobuar, relativizuar, fyer parlamentin dhe nuk e di ne eshte ai arkitekti i rregullores se re apo ndonje qehaja qe do t’i gjindet dhe te beje si i domosdoshem per te ne keto ore te veshtira!?

Atehere perfitoj nga rast t’ju bej disa propozime publike per Rregulloren e re se mbase ju bejne pune! Kur qeveria hyn ne salle, deputet ngrihen ne kembe dhe perkulen lehte ne shenje nderimi!
Kur ne salle vjen Kryeministri, bien daullet, nje deputet i opozites i dhuron nje buqete me lule, i çon dhe nje kafe pa sheqer!

Kur flet ai, nje duartrokitje e gjate dhe e ngrohte pese minuta, e shoqeruar ne mbyllje nga renia e gongut, dhe e monitoruar nga Kryetari i Kuvendit! Kur flasin ministrat, duartrokitja zgjat dy minuta e monitoruar nga zevendes Kryetarja dhe nuk ka gong.

Kur qeveria eshte e gezuar deputetet, duhet te buzeqeshin, kur eshte e ngrysur duhet te heshtin!
Në cdo rast, shamia e loteve duhet te jete ne xhepin e djathte dhe damixhana e lotëve ne krye te krahut te majte te salles.
Kush fshin qyrrat denohet me 30 dite, kush teshtin me 60!

Te ngrihet nje komison i virtytit kunder vesit, i kryesuar nga mazhoranca!
Kush se pohon sa mire jetojme – kopaniset !

Kuvendi mblidhet nje here ne gjashte muaj, ne fillim vjeshte, kur vilet bereqeti e fund pranvere, para se te behen gati plazhet.

Kryetaret e grupeve parlamentare bejne nje temena dhe nje pershendetje, pyesin Kryeministrin dhe ministrat si jane me shendet, a jane lodhur e merzitur shume nga ky qafir milet, pas pergjigjeve te tyre seanca mbyllet dhe më të besuarit shperndajnë llokume me tabaka !!!

Historia e Shqipërisë ka treguar shpesh se individë të dobët mund të ndajnë vendin nga Europa, por qytetarët janë forca që mund të mbajnë gjallë pluralizmin.

Nëse shqiptarët zgjedhin të qëndrojnë dhe të përballen, demokracia do të mbijetoje.

Nëse ikin të dëshpëruar, ajo vdes, dhe vendin e saj e zë farsa tekësa politika shnderrohet ne xhungel!

Per nje moment supozojme se ju e shuani opoziten dhe opozitarizmin, pa e kuptuar qe opozita eshte garancia me e madhe e lirive tuaja, e sigurise suaj edhe personale, e dinjitetit tuaj si individe, i familjeve tuaja!

Dobësimi dhe asgjesimi i saj ju kthen ju ne numera, u jep ju vetem nje mundesi, te tregoni zell, te vraponi per tu servilosur, te shtireni, te beni hosana, por cdo dite do jeni ne fije te perit, sepse nuk do jete Rregullorja, as Kushtetuta, as institucionet qe do jene garanti juaj por humoret dhe emocionet e nje individi, kulti i te cilit i ve themelet tek strukja dhe frika juaj, pastaj do perfundoni te thoni allahile ça ka beu qe nuk po me rreh sot a thua i ka mbete hatri!

Ju kthen atje ku ishit para se Partia Demokratike te shfaqej ne skenen e historise!

Ky është paralajmërim për të gjithë ne!

Pjesëmarrja qytetare dhe guximi për të folur janë shpresa e vetme për një Shqipëri normale.

Vendimi i Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e cila e shpalli te paligjshem arrestimin e Sali Berisha tregon përdorimin e drejtësisë kundër opozites gjate vitit elektoral por edhe shtetin me dy standarte ne te cilin jetojme!

Rregulloret e njëpasnjëshme, heshtja e imponuar dhe depersonalizimi nuk janë thjesht aksidente por shenja te katastrofes

Mbipushteti nuk është problem i opozitës vetëm; mbipushteti shtyp çdo qytetar dhe shkatërron shpresën për një të tashme e te ardhme siç kjo shoqeri e meriton!

Mbipushteti duhet të ndalet para se të shkatërrojë gjithçka.

Vetëm opozita dhe qytetarët e guximshëm mund ta mbajnë vendin larg honeve së errësirës.

Kur njerëzit ndalojnë së foluri dhe heshtin para padrejtësisë, liria vdes ngadalë. Opozita e Shqiperise nuk i trembet asnje sakrifice qe ky projekt ogurzi te mos realizohet !!

Artikuj te sugjeruar

Nga Irena Beqiraj POLITIKE 5 Mars10:32

Kush 'e vrau' Elisa Spiropalin?!

Nga Irena Beqiraj  Në verën e vitit 1942, Winston Churchill pati një takim të gjatë me Joseph Stalin, takim që sipas histo...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan