
Kreu i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një video në Facebook ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rrëfen rreth aspekteve të dyshuara të menaxhimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në emisionin “Çim Peka Live”. Aktualisht, Balluku është nën hetim nga SPAK.
Ahmetaj deklaron se, sipas përllogaritjeve të tij dhe referencave nga bizneset, dëmi që Balluku ka shkaktuar në buxhetin e shtetit është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019. Ai sqaron se ky është vetëm dëmi i Ballukut, pa marrë parasysh ndikimin e pjesës tjetër të institucioneve dhe individëve të përfshirë.
Ahmetaj akuzoi gjithashtu Ballukun për emërimin e pesë ministrave në qeveri, të cilët sipas tij kishin për qëllim “plotësimin e zinxhirit të plaçkitjes”.
Pjesë nga intervista e Ahmetajt:
Peka: Të ikim ne nga batutat.
Ahmetaj: E dyta, tuneli i Llogarasë ëshë një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk i cili sipas…
Peka: Kush i bëri bisedimet në Ankara…
Ahmetaj: Të gjithë i ke me fotografi. Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit e tij. Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, këta ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e ke. Do Altin Dumani të ndjekë pllakat. Ju hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka.
Peka: Pra ju dha dikujt me 50 mln euro më shumë kosto?
Ahmetaj: Po. Dhe punën e bëri i njëjti gjë që e anuluan. Se ai është i specializuar për tunelet.
Peka: Dhe marrëveshja është bërë në Ankara.
Ahmetaj: Po patjetër, le të thonë sa të duan, jo takime zyrtare. Duan ta vazhdojnë bisedën le ta vazhdojnë. Ky Altin Dumani, heroi i fëmijëve të mi, pse nuk merret me gjakderdhjen …
Peka: Ministrja përgjegjëse për këtë tender, Belinda Balluku? Ishte Belinda Balluku në Turqi kur u bë ky takim.
Ahmetaj: Merrni dhe investigojeni ti dhe Altini. Ti si gazetar e Altini si prokuror. Jooo do futeshin tek unë, ta çojmë në të s’ëmës këtë, se kështu na ka thënë ky burri i madh i shtetit.
Peka: Vazhdojmë…
Ahmetaj: E dini sa paga ka paguar turku? 2 mln euro paga. Bechtel paguante 50 mln. Imagjino edhe menaxhimin e ka bërë Gjoka, këta kanë marrë para ekstra pa bërë gjë. Le ta investigojnë, nuk kanë këllçe ta investigojnë se i del ai që i del, siç i thotë njerëzve; o Zot kudo që ne hapim një dosje, na del ai, për kryeministrin. Dhe nuk ka këllçe ta vazhdojë. E ka thënë, ja them unë Edi Ramës, kështu e ka thënë. Që sa herë hap një dosje i del ti, sipas atij. Ti që ke thënë që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tek tenderat, që Infrastruktura ka bërë gati 10 miliardë tendera, bashkia 6, shëndetësia 3 miliardë euro tendera dhe Ben Ahmetaj zero.
Dhe ky urdhëroka arrestim për mua. Dhe fillojnë njerëzit, që o vëlla po, patjetër që është politike, por kështu janë këta. Ou. Dmth Shqipëria është vari leshtë për këta. E drejta është vari leshtë për këta. Reforma në drejtësi është vari leshtë për këta, sepse këtu kemi Kim Jongun që komandon me batuta të gjithë nëntokën dhe mbi tryezë dhe u dashka që të bëjnë një ish/zv-kryeministër kokë turku që ta përdorim dhe si statistikë se na duhet suksesi. Ja ku e ka faktin, meqë deshët fakt.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
26 Tetor22:08
Si të avullosh 80 milion €/ Balluku, sparkata me trena e avionë - Stacioni i fundit burgu i grave
Demokrati Gazment Bardhi në rrjetet sociale shkruan se zv.kryeministrja Belinda Balluku për t’iu shmangur akuzës së ngritur nda...
POLITIKE
26 Tetor21:21
Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet dot nga një artist i dështuar si Rama
Demokrati Ilir Alimehmeti përmes një postimi në Facebook ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama lidhur me kandidaturën e Fl...
POLITIKE
26 Tetor19:53
Florjan Binaj: Ta kthejmë Tiranën në qytetin që duam t’u lëmë fëmijëve tanë! Boll me shërbëtor të partisë
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale në vijim të fushatës s&eum...
POLITIKE
26 Tetor19:15
Shqipëria shterpë, nuk prodhon më asgjë — vetëm importon nga jashtë
Shqipëria regjistroi një rënie të konsiderueshme të eksporteve në muajin shtator, duke arritur në 27.2 miliardë lek&eu...
POLITIKE
26 Tetor18:12
“T’i thuhet partive “boll se na keni lodh””, Salianji: Florian Binaj detyroi Ramën të shtyjë zgjedhjet në Tiranë
Ervin Salianji foli në “Kjo Javë” edhe për garën për Bashkinë e Tiranës. Florjan Binaj, kandidat i pavarur dhe ...
POLITIKE
26 Tetor15:52
Belinda Balluku thirret në SPAK, Adriatik Lapaj ia rendit abuzimet: Paguajmë 60 mln lekë në ditë për dy TEC lundruese që s’punojnë
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar thirrjen në SPAK të numrit dy të qeverisë shqiptare, nj&...
POLITIKE
26 Tetor15:37
Reshjet e shiut përmbytën rrugët e Shkodrës, reagon Benet Beci: Situata është normalizuar
Pas disa orësh, me uljen e reshjeve duket se gjendja është përmirësuar teksa kryebashkiaku Benet Beci në rrjetet sociale shkruan...
POLITIKE
26 Tetor15:21
Zgjedhjet e 9 nëntorit për Bashkinë Vlorë/ KQZ nuk e regjistroi, Gjergji Nika ankimon vendimin në KAS
Pasi KQZ mori vendimin ditën e sotme për mos regjistrimin si kandidat për Bashkinë Vlorë në zgjedhjet e pjesshme lokale të ...
POLITIKE
26 Tetor15:10
Ironia e Vasilit: Me këtë hajdutëri të qeverisë, 'anëtarësimi' në BE, pse jo që në Krishtlindjet e 2025
Nga Petrit Vasili
Vertet qesharak deri në dhimbje ky Rama që tha pardje në Berlin përsëri se anëtarësimi i Shqipëris&...
POLITIKE
26 Tetor15:00
Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës: Situatë mjaft e rëndë! 100 banesa të përmbytura
Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka bërë të ditur se situata në territorin e bashkisë &eum...