
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me debatet për “Paketën e Maleve”, duke e akuzuar për mashtrim dhe propagandë.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Bardhi pretendon se platforma e-Albania kundërshton deklaratat e Ramës se shtetasit e huaj nuk mund të përfshihen në këtë paketë.
Sipas tij, një aplikim në e-Albania tregon se ekziston mundësia për të aplikuar edhe si “shtetas i huaj”, duke rrëzuar, sipas tij, pretendimin e kryeministrit.
Bardhi ka publikuar gjithashtu një video ku përfshin edhe një dialog me ChatGPT, duke akuzuar Ramën se po e përdor inteligjencën artificiale si mjet propagande për të mbështetur ligjin.
As Diella e vet nuk e beson më Edi Ramën.
Me një klikim në e-Albania, ministrja e tij virtuale i rrëzon kryeministrit mashtrimin se shtetasit e huaj nuk mund të bëhen pjesë e Paketës së Maleve. Platforma zyrtare e ofron qartë mundësinë për të aplikuar si “shtetas i huaj”.
Në video është edhe një dialog me ChatGPT, të cilin Rama përpiqet ta përdorë si mjet mashtrimi dhe propagande për ligjin e tij klientelist.
As Diella, as ChatGPT nuk e mbështesin mashtrimin e tij. Besoj, as Claude, të cilin Rama e përdor çdo ditë. Mjafton t’i pyesësh pa ua diktuar përgjigjen ose të bësh vetëm një klikim në e-Albania dhe propaganda e tij bajate bëhet leckë. Kur edhe Diella të përgënjeshtron, nuk ka më inteligjencë artificiale që e shpëton nga refreni, i cili e ndjek kudo: “Rama, jep dorëheqjen!”.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
26 Korrik10:28
‘Na larguat fëmijët nga vendi’/ Ish-kryetari i PS Korçë-Ramës: Krijove administratën më të korruptuar në 114 vite shtet
Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama flet për “Besë” dhe administratë që do të ndryshojë, ndryshe janë me...
POLITIKE
26 Korrik10:23
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cil&...
POLITIKE
26 Korrik09:38
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 57-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për largimin e Ramës
Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 57-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbr&eu...
POLITIKE
25 Korrik19:22
Ish-ministri socialist: Rama nuk ka çfarë të bëjë më, është i vdekur politikisht
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, mendon se kryeministri Rama e ka humbur betejën me protestuesit, pavarësisht dokumentit strategjik q&...
POLITIKE
25 Korrik18:24
Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas citimit që kryeministri Edi Rama bëri një ditë më parë nga Alexis de Tocqueville gjat...
POLITIKE
25 Korrik18:09
Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë ç’ka asht besa
Deputetja e dalë nga listat e PS-së në zgjedhjet e 11 Majit 2025, por që tashmë është e pavarur në parlament, Marjana Ko...
POLITIKE
25 Korrik13:23
Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera shumë të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një Parti Demokratike të ripërtërirë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit që mbajti ditën e sotme me ndjekësit në Facebook, iu p&eu...
POLITIKE
25 Korrik13:11
Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave dhe pensioneve/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se rritja e çmimeve ka vështirësuar dhe varfëruar shqiptarët. Gjatë bash...
POLITIKE
25 Korrik13:03
“Rama përdori forcën e kartonëve për t’i dhënë 4.3 mln euro Kanye West”/ Berisha: E trajtoi protestën si llogore lufte me dhunë policore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër qeverinë e Edi Ramës, duke akuzuar kryeministrin se ka përdorur shumic&...