
Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 57-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje në Bulevardin para kryeministrisë. Në protestën e zhvilluar një ditë më parë, aktivistët dhe qytetarët i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.
Nga podiumi para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se “besa” nuk mund të kërkohet pas 55 ditësh protesta dhe se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve. Ata deklaruan se nuk kërkojnë platforma, premtime apo dokumente të reja, por vetëm largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Tubimi do të zhvillohet si çdo ditë para Kryeministrisë, ku protestuesit do të përsërisin kërkesat e tyre për ndryshime politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një proces të ri politik që, sipas tyre, duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe përfaqësim më të denjë të qytetarëve.
Protestat janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndalur edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
25 Korrik19:22
Ish-ministri socialist: Rama nuk ka çfarë të bëjë më, është i vdekur politikisht
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, mendon se kryeministri Rama e ka humbur betejën me protestuesit, pavarësisht dokumentit strategjik q&...
POLITIKE
25 Korrik18:24
Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas citimit që kryeministri Edi Rama bëri një ditë më parë nga Alexis de Tocqueville gjat...
POLITIKE
25 Korrik18:09
Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë ç’ka asht besa
Deputetja e dalë nga listat e PS-së në zgjedhjet e 11 Majit 2025, por që tashmë është e pavarur në parlament, Marjana Ko...
POLITIKE
25 Korrik13:23
Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera shumë të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një Parti Demokratike të ripërtërirë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit që mbajti ditën e sotme me ndjekësit në Facebook, iu p&eu...
POLITIKE
25 Korrik13:11
Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave dhe pensioneve/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se rritja e çmimeve ka vështirësuar dhe varfëruar shqiptarët. Gjatë bash...
POLITIKE
25 Korrik13:03
“Rama përdori forcën e kartonëve për t’i dhënë 4.3 mln euro Kanye West”/ Berisha: E trajtoi protestën si llogore lufte me dhunë policore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër qeverinë e Edi Ramës, duke akuzuar kryeministrin se ka përdorur shumic&...
POLITIKE
25 Korrik12:40
Berisha: Edi Rama përdori kartonat e tij të krimit për të votuar në parlament dhuratën e parave që u grabiti pensionistëve shqiptarë
Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se injoroi kërkesat e protestuesve, por dallga e lëvizjes jo vetëm që nuk p...
POLITIKE
25 Korrik12:36
Përplasjet në mbledhjen e PS-së/ Braçe sfidon Ramën: Të bëhet shembull 'spiuni' brenda nesh, përndryshe…
Mbledhja e një dite më parë e kryeministrit Edi Rama me deputetët dhe kabinetin qeveritar është shoqëruar edhe me t...
POLITIKE
25 Korrik09:33
10 vitet e Ligjit të Investimeve Strategjike/ Tabaku: 9 ndryshime, 6 shtyrje dhe prona pa garë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në “Këndin e Fundjavës” ka rindërtuar kronologjinë e Ligjit për I...