Rama thërret në tryezë "drejtësinë", më 28 shtator diskutohet mekanizmi i pagave
Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë në një tryezë të përbashk&eu...
Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë në një tryezë të përbashk&eu...
Shqiptari që u vra në Baldissero D’Alba të Italisë nga pronari i shtëpisë ku dyshohet se kishte hyrë për të...
KOSOVË- Aleanca ka shprehur mbështetjen e saj për çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon garantimin e drejtësis&...
Zbardhet takimi i ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Demo, me drejtuesit e policisë në qarqe. Mësohet se fokusi i takimit ka qe...
Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë ditën e djeshme, mëngjesin e kësaj të hëne forcat speciale RENEA zbarkuan n&eu...
Ylber Ramadani paralajmëron Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjes me Bjellorusinë, e para nga 4 sfidat e këtij edicioni t&eum...
Narko-trafikantët shqiptarë janë gjithmonë e më shumë të pranishëm në Spanjë. Gadishulli Iberik tashmë...
Ura e fshatit Ketë në Klos u shemb me shirat e parë të vjeshtës, ndërsa u përurua 10 ditë më parë nga bashki...
Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në autostradën Tiranë-Durrës duhet të bëjnë kujdes! Për shkak të pu...
Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi. Sulmuesi është përfshirë në formaci...

Gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, kreu i grupit parlmentar të PD Gazment Bardhi deklaroi se Bllokimi i drejtësisë nga politika mbron korrupsionin dhe dobëson shtetin ligjor.
“Rasti Balluku shembull në mbrojtjen e korrupsionit”, tha deputetei i PD.
Fjala e plotë:
Një nga problemet më madhore me të cilin Shqipëria duhet të merret seriozisht, është korrupsioni dhe mënyra se si pushteti politik përdor institucionet dhe paratë publike. Të gjithë duhet të bëjmë një pyetje: A është qytetari shqiptar realisht i mbrojtur nga abuzimi i pushtetit? Përgjigjia është Jo. Dhe jo e fortë vjen sepse në mënyrë tmerresisht të gabuar Parlamenti ynë, ka dhënë mesazhin se nuk e lufton korrupsionin, por e mbron. Nuk mban përgjegjës ato që abuzojnë me pushtetin, por tenton ti ndihmojë ti ikin përgjegjësisë.
Dhe këtu dua të ndalem vetëm tek një rast domethënës: tek rasti i Belinda Ballukut, ish- zëvendëskryeministres së Shqipërisë, sot deputete e mazhorancës. Ishte Kuvendi që jo vetëm nuk e mbajti përgjegjëse, por i ofroi mbrojtje politike nga arrestimi, duke mos i hequr imunitetin sic SPAK kërkoi, me argumentin se nuk është e korruptuar, por vetëm ka abuzuar me pushtetin.
Sot SPAK na ka paraqitur një tjetër pasqyrë të rastit të saj. 11 ditë më parë, SPAK njoftoi zyrtarisht se kishte arritur të zbulonte një tjetër rast korrupsioni të Belinda Ballukut. Një tender publik, në këmbim të një vile super luksoze në një nga plazhet më të bukura në jug të vendit. Vetëm në harkun kohorë të 3 muajve, janë zbuluar 2 vila në plazhet më të bukura të Shqipërisë, në këmbim të paracaktimit të fituesit për dy tendera publik të zhvilluar prej saj.
Mirëpo, për shkak të përplasjes me Kuvendin në Mars të këtij viti, SPAK ende nuk ka riparaqitur një kërkesë të re për heqjen e imunitetit të saj, edhe pse ndaj saj rëndojnë sot akuza shumë të rënda dhe konkretisht: 2 akuza për korrupsion, 2 akuza për pastrim parash në bashkëpunim, 2 akuza për fshehje pasurie, dhe 8 akuza për shkelje të barazisë në tendera.
Edhe pse e mbrojtën nga heqja e imunitetit, sot nuk ka asnjë pendesë, asnjë kërkim falje, asnjë distancim. Madje, me firmë të Kryeministrit në Kuvend qëndron ende një projektligj, që forcon imunitetin për Ministrat dhe zyrtarët e lartë publik, dhe i ngushton hapësirat procedurale SPAK për të hetuar në mënyrë të pandikuar.
Dua ta them shumë qartë: nuk është detyra e politikës të shpallë fajtorë njerëzit. Këtë e bën vetëm gjykata.
Por është detyra e parlamentit të kërkojë llogari politike dhe transparencë kur ngrihen dyshime serioze mbi mënyrën se si është ushtruar pushteti. Është detyra e Parlamentit të jap mesazh të qartë se e mbështet luftën ndaj korrupsionit, se nuk mbështet asnjë zyrtar të korruptuar, dhe se nuk ndërhyn në cështje të drejtësisë për të marrë në mbrojtje të korruptuarit.
Si është e mundur që dyshime të tilla të lidhen me një zyrtar kaq të lartë të qeverisë dhe përgjegjësia politike të mbetet gjithmonë një çështje e dorës së dytë? Shumica parlamentare të ndërmarrë veprime aktive për të mbrojtur të korruptuarit dhe të sillet sikur asgjë ska ndodhur.
Një demokraci nuk testohet kur drejtësia heton opozitën. Demokracia testohet kur drejtësia mund të hetojë qeverinë.
Nuk mund të kemi institucione me standarde europiane, por që funksionojnë ndryshe për njerëzit e zakonshëm dhe ndryshe për njerëzit në pushtet. A luftohet korrupsioni pa zbatuar parimin e barazisë përpara ligjit? Unë mendoj që jo. Përkundrazi, korrupsioni forcohet, sic në fakt ka ndodhur gjatë këtyre 10 viteve.
Opozita mund të ndërrojë. Qeveritë mund të ndërrojnë. Partitë mund të fitojnë ose të humbin zgjedhjet. Por institucionet duhet të mbeten. Dhe standardet duhet të mbeten. Shqipëria nuk ka nevojë për një Europë vetëm si destinacion politik. Ka nevojë për Europën si standard qeverisjeje dhe që luftën ndaj korrupsionit e ka prioritet.
Një shtet ku tenderi publik është transparent, jo i paracaktuar. Ku konflikti i interesit kontrollohet. Ku pasuria e zyrtarëve verifikohet. Ku gazetari mund të hetojë pa frikë. Ku parlamenti kontrollon qeverinë. Dhe ku askush, absolutisht askush, nuk është mbi ligjin.
Kjo është Shqipëria europiane që duam.
Gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian deputetei demokrat Ivi Kaso deklaroi që S...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës s&eu...
Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat hodhi akuzua ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij ai shtroi edhe...
Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, pa dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës për kalendarin e pun&eum...
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv ka qene juristja Adriana Kalaja e cila gjatë bisedës ka komentu...
Protesta e qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë në ditën e 114-të. Edhe sot, ata do të zbresin s&...
Marshimi i protestuesve vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa pjesëmarrësit janë ndalur para Ministrisë së Shëndet...
Është mbyllur protesta e 113-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas tubimit para Kryeministrisë dhe marshimit të ...
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, ndërsa thirrjet kund&eum...
Kryeministri Edi Rama i ka përshkruar protestat e përditshme në Tiranë si një “provë besimi” dhe një sfidë p...