POLITIKE

Kaso: Shqipërisë i duhet një Reformë Territoriale që u shërben qytetarëve jo një hartë zgjedhjesh për mazhorancën

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Shtator 2026, 12:00

Kaso: Shqipërisë i duhet një Reformë Territoriale që u

Gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian deputetei demokrat Ivi Kaso deklaroi që  Shqipërisë i duhet një Reformë Territoriale që u shërben qytetarëve jo një hartë territoriale e vendosur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca politike përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Fjala e plotë:

Reforma Territoriale dhe standardet demokratike

Dua të ngre sot një çështje që lidhet drejtpërdrejt me demokracinë, qeverisjen vendore dhe, në fund të fundit, me integritetin e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri: ndërprerjen e njëanshme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Më 23 qershor 2026, mazhoranca socialiste refuzoi kërkesën e opozitës për zgjatjen e mandatit të Komisionit.

Kjo ndodhi ndërkohë që programi i miratuar i punës nuk ishte përfunduar; konsultimet nuk ishin mbyllur, përfshirë konsultimin e planifikuar në Tiranë; dhe, mbi të gjitha, raporti përfundimtar nuk ishte diskutuar dhe as miratuar formalisht nga vetë Komisioni.

Pra, i vetmi mekanizëm parlamentar i ngritur posaçërisht për të ndërtuar konsensus ndërpartiak për reformën territoriale u mbyll përpara se të përfundonte punën e tij.

Dhe kjo ndodhi vetëm gjashtë ditë pas Rezolutës së Parlamentit Europian të 17 qershorit 2026 për Shqipërinë.

Parlamenti Europian kërkoi shprehimisht që reforma territoriale të zhvillohet përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe të mbështetet në kritere objektive socio-ekonomike dhe në standardet europiane të vetëqeverisjes vendore.

Ajo që ndodhi vetëm gjashtë ditë më vonë shkon në drejtim të kundërt me këtë rekomandim.

Por problemi nuk është vetëm procedural. Ai është edhe thelbësor.

Deri tani nuk është paraqitur një analizë gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në të dhëna që të justifikojë një hartë të re territoriale: nuk kemi një metodologji të dakordësuar me kritere objektive socio-ekonomike; një vlerësim gjithëpërfshirës të zhvillimeve demografike, kapaciteteve administrative, qëndrueshmërisë financiare dhe cilësisë së shërbimeve; dhe, mbi të gjitha, nuk është bërë një vlerësim i plotë i rezultateve të reformës territoriale të vitit 2015.

Këto shqetësime janë ngritur edhe nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës.

Në monitorimin e tij të fundit për Shqipërinë, raportuesit evidentojnë vazhdimin e tendencave të centralizimit dhe faktin se parimi i subsidiaritetit zbatohet vetëm pjesërisht. Ata evidentojnë gjithashtu probleme të autonomisë financiare dhe të kapaciteteve të pushtetit vendor.

Por për reformën e re territoriale paralajmërimi është edhe më konkret.

Raportuesit konstatojnë se shoqatat e pushtetit vendor dhe autoritetet lokale kishin informacion të kufizuar për reformën e planifikuar, ndërsa efektet e reformës së mëparshme territoriale nuk ishin vlerësuar me kujdes.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se, nëse ruhet një afat kaq i përshpejtuar, ekziston rreziku që konsultimet të jenë formale dhe jo substanciale.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me nenin 5 të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore, sipas të cilit ndryshimi i kufijve territorialë vendorë duhet të paraprihet nga konsultimi me komunitetet lokale.

Pse është kaq e rëndësishme kjo çështje?

Sepse reforma territoriale nuk është thjesht një ushtrim administrativ.

Ajo përcakton ku dhe në çfarë kufijsh do të zhvillohet konkurrenca politike në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kufijtë e bashkive përcaktojnë njësitë ku zgjidhen kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë. Ndërsa, nëse reforma prek edhe numrin apo konfigurimin e qarqeve, kjo mund të ketë pasoja edhe për kuadrin territorial të përfaqësimit parlamentar.

Pikërisht për këtë arsye, ndryshimi i këtyre kufijve pa një konsensus të gjerë politik ngre shqetësime legjitime për barazinë e konkurrencës politike.

Rregullat dhe kufijtë brenda të cilëve zhvillohet gara elektorale nuk duhet të përcaktohen në mënyrë të njëanshme nga e njëjta mazhorancë që do të konkurrojë në ato zgjedhje.

Dhe shqetësimi bëhet edhe më serioz kur këtë e lidhim me Reformën Zgjedhore.

Shqipëria ende duhet të adresojë rekomandime të rëndësishme ndërkombëtare lidhur me integritetin zgjedhor, përfshirë keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe të administratës publike.

Nëse konsensusi braktiset sot për Reformën Territoriale, ekziston shqetësimi legjitim se e njëjta metodë mund të ndiqet nesër edhe me Reformën Zgjedhore: duke anashkaluar mekanizmin ndërpartiak dhe duke ndryshuar rregullat themelore të zgjedhjeve vetëm me votat e mazhorancës.

Prandaj kjo çështje duhet të na shqetësojë edhe në kuadër të procesit të integrimit europian.

Integrimi europian nuk mund të matet vetëm me numrin e kapitujve apo grup-kapitujve të hapur apo të mbyllur.

Ai duhet të matet edhe me mënyrën se si bëhen reformat: nëse Parlamenti funksionon realisht; nëse opozita ka mundësi të marrë pjesë në mënyrë substanciale; nëse pushteti vendor dhe qytetarët konsultohen realisht; nëse vendimmarrja mbështetet në kritere objektive dhe në të dhëna; dhe nëse rregullat që ndikojnë konkurrencën demokratike miratohen përmes dialogut dhe jo imponohen në mënyrë të njëanshme.

Prandaj, u bëj thirrje partnerëve tanë europianë që të inkurajojnë autoritetet shqiptare dhe mazhorancën parlamentare të rishikojnë vendimin e 23 qershorit, të rikthejnë procesin ndërpartiak, të përfundojnë konsultimet e papërfunduara dhe të garantojnë që Reforma Territoriale të mbështetet në kritere objektive socio-ekonomike, konsultim real dhe konsensus të gjerë politik.

Kjo nuk do të ishte një lëshim ndaj opozitës.

Do të ishte respektim i standardeve europiane të demokracisë.

Shqipërisë i duhet një Reformë Territoriale që forcon pushtetin vendor dhe u shërben qytetarëve — jo një hartë territoriale e vendosur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca politike përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues