Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas komenteve ironike të kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat e opozitës së procesi i integrimit ka ngecur për shkak të bllokadës që ai i ka bërë drejtësisë duke mos i hequr imunitetin ish zv kryeministres Belinda Balluku.
Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi shprehet se kryeministri Edi Rama po gënjen dhe tallet me qytetarët për integrimin, ndërsa shton se ishte vota e qeverisë së tij në mbrojtje të Ballukut dhe kundër SPAK-ut që bllokoi negociatat. Sipas tij, Shqipërisë po i shtohen kushtet për anëtarësim në BE sepse kryeministri, që e cilëson si avokat të Belinda Ballukut dhe ortak të Ergys Agasit, ka thyer besimin e partnerëve për sundimin e shtetit të së drejtës dhe ligjit.
“Sot jemi në kushtet kur Shqipërisë po i shtohen kushtet në negociatat për anëtarësim, sepse, kryeministri/avokat i Belinda Ballukut dhe kryeministri/ortak i Ergys Agasit ka thyer në mes besimin e partnerëve për sundimin e shtetit të së drejtës dhe barazinë para ligjit.”, ka shkruar Bardhi.
Ai i kujton kryeministrit se ishte një zyrtar evropian që tha se çështja Balluku ishte një test për Shqipërinë, dhe jo opozita. Po ashtu Bardhi i drejtohet me një pyetje ku i kërkon që të bëjë transparencë për këtë fazë të negociatave si dhe të shpjegojë se në mbledhjen e fundit t datës 9 prill, 7 vende anëtare kanë deklaruar se do të bëjnë propozime të tjera për vendin.
“Pse nuk u tregon shqiptarëve se në mbledhjen e fundit të datës 9 Prill, 7 shtete anëtare kanë deklaruar se do të dërgojnë propozime të tjera shtesë për Shqipërinë? Pse nuk u thotë Edi Rama shqiptarëve se 4 shtete anëtare, me shqetësim të shtuar pas votës së tij në mbrojtje të Ballukut, kanë deklaruar se do t’i miratojnë piketat e ndërmjetme, (detyrat që duhen bërë gjatë negociatave), por vetëm me kusht që tek piketat mbyllëse (kriteret finale për të mbyllur një kapitull) të vendosen kushte të përforcuara dhe më të gjera për Shqipërinë?”, thotë ai.
Reagimi i plotë:
RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
Edi Rama mjaft i gënjeve dhe u talle me shqiptarët!
Po të mos ishte vota jote kundër SPAK-ut dhe pro Belinda Ballukut, Shqipëria sot do të kishte nisur mbylljen e kapitujve për negociatat e anëtarësimit. Kjo s’po ndodh, jo për faj të opozitës, por se nuk ua shet dot sapunin për djathë vendeve anëtare të BE-së. Sot jemi në kushtet kur Shqipërisë po i shtohen kushtet në negociatat për anëtarësim, sepse, kryeministri/avokat i Belinda Ballukut dhe kryeministri/ortak i Ergys Agasit ka thyer në mes besimin e partnervëe për sundimin e shtetit të së drejtës dhe barazinë para ligjit.
Që çështja “Balluku” ishte një test për Shqipërinë në rrugën e integrimit, nuk e tha opozita në Tiranë. E tha Europa! Dhe sot, jemi me të paktën 4 muaj vonesë me negociatat, jo për faj të opozitës, siç mashtron paturpësisht Edi Rama, por se ai zgjodhi Belindën, pra karrigen e tij, para integrimit europian dhe interesit të shqiptarëve.
Për dy çështje kryesore kanë interes vendet anëtare:
Për të dyja këto, deri tani, janë dërguar 49 pyetje dhe përgjigjet e dhëna nga Komisioni Europian akoma nuk i kanë bindur vendet anëtare që të hapin dritën jeshile.
Pse nuk bën transparencë Edi Rama për këtë fazë delikate të procesit të negociatave, por vazhdon me retorikën e zakonshme, të mbushur me urrejtje dhe shpifje ndaj opozitës?
Pse nuk u tregon shqiptarëve se në mbledhjen e fundit të datës 9 Prill, 7 shtete anëtare kanë deklaruar se do të dërgojnë propozime të tjera shtesë për Shqipërinë?
Pse nuk u thotë Edi Rama shqiptarëve se 4 shtete anëtare, me shqetësim të shtuar pas votës së tij në mbrojtje të Ballukut, kanë deklaruar se do t’i miratojnë piketat e ndërmjetme, (detyrat që duhen bërë gjatë negociatave), por vetëm me kusht që tek piketat mbyllëse (kriteret finale për të mbyllur një kapitull) të vendosen kushte të përforcuara dhe më të gjera për Shqipërinë?
Besoj që kujtdo i kujtohet qendrimi i Edi Ramës në fushatë se “nuk mund të humbim as edhe një ditë kohë me negociatat, sepse dera e BE-së mund të mbyllet”. Sot, ka vetëm një përgjegjës për vonesën e negociatave: Edi Rama. Sot, ka vetëm 1 të vërtetë për integrimin: Me votën kundër SPAK-ut për rastin “Balluku”, Edi Rama, do t’i kushtojë Shqipërisë jo një ditë e dy, por të paktën 6 muaj vonesë me integrimin!
Bujqësia dhe blegtoria në Shqipëri janë në ditët e tyre më të zeza, për shkak të braktisjes së fshatit ...
Kryeministri Edi Rama u mundua të justifikojë bllokimin e fondeve të IPARD për shkak të abuzimeve nga qeveria dhe mungesën e tre...
Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët lideri i PD-së thekson se opozita do të synojë kandidatët më përfaq...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, ku ka kritikuar ashpër qeverinë p&eu...
Kryetari i PD-së Sali Berisha shpërndau në rrjete sociale një reagim për ndarjen nga jeta të ish-kongresisti amerikan, Eliot ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu vlerësimin e tij për Eliot Engel, një ndër personalitetet amerikane më të p&eu...
Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ me moderatorin Bled Marku, deklaroi se faktorë të rëndësish&e...
Drejtuesi politik, njëkohësisht deputeti i PD-së Eno Bozdo ka reaguar pas takimit të Edi Ramës me fermerët në Berat. Sipas ti...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka paralajmëruar një krizë të thellë në transportin ur...
Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri TV, nën moderimin e Edvin Parrucës, anëtari i Kryesisë së P...