Ahmetaj: Rama, qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të PS
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, së bashku me kreun e Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, dhe kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, zhvilluan një takim me Paulo Zampollin, të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA-së për Partneritetet Globale.
Sipas njoftimit të PD-së, në fokus të takimit ishte situata politike, institucionale dhe ekonomike në Shqipëri, ndërsa përfaqësuesit e opozitës ngritën një sërë shqetësimesh mbi funksionimin e demokracisë dhe institucioneve.
PD deklaroi se krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë krijuar, sipas saj, një klimë të pafavorshme për investimet e huaja dhe kanë dëmtuar besimin e partnerëve ndërkombëtarë te Shqipëria.
Një tjetër çështje e ngritur gjatë takimit ishte përqendrimi i pushtetit dhe ndikimi politik mbi institucionet. Përfaqësuesit demokratë akuzuan qeverinë e Edi Ramës se ka dobësuar ndarjen e pushteteve dhe se ka penguar, sipas tyre, funksionimin e pavarur të drejtësisë.
Në takim u diskutua edhe ajo që PD e cilëson si “axhenda Soros” në Shqipëri, për të cilën opozita pretendon se ka ndikuar në zhvillimet politike dhe institucionale të vendit.
Zgjedhjet ishin një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit. Përfaqësuesit e PD-së denoncuan përdorimin e parave të paligjshme, keqpërdorimin e administratës publike dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar, duke i cilësuar këta faktorë si elementë që deformojnë vullnetin e zgjedhësve.
PD theksoi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë politik dhe institucional, me më shumë llogaridhënie, ndarje dhe balancë të pushteteve, konkurrencë politike dhe integritet të proceseve zgjedhore.
Nga ana e tij, Paulo Zampolli shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar Shqipërinë në proceset e saj demokratike.
Në përfundim, Partia Demokratike deklaroi se do të vijojë të mbështesë, sipas saj, mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe interesit kombëtar, si dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët.
Mark Finlay, këshilltar strategjik ndërkombëtar për Gjeopolitikën i ftuar në News24 tha se Shqipëria është një...
Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në Teksas. Kreu i PD është shoqëruar me eskortë policie, ndërsa është pritu...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar për 100 ditët e protestave kundër qeverisë së Edi R...
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka zbarkuar pasditen e kësaj të hëne një vizitë në qytetin bregdetar të Vlorës...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për konfliktin pronësor në Vlorë, duke ia faturuar përgjegjësin&eu...
Vizita e fundit e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderohet si një zhvillim h...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike ka reaguar me një shënim të faqen e tij në facebook pasi tre p...
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas publikimit të shifrave të Eurostat për shëndetësinë në Shqipë...
Pas pushimeve verore, deputetët rikthehen nesër në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e sesionit ...