Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një seri raportesh për kontrolle në Bashki të ndryshme në vend dhe emëruesi i përbashkët në të gjithë raportet janë detyrimet e pa mbledhura nga ana e këtyre institucioneve.
Kështu KLSH i ka rekomanduar Bashkisë Berat që të marrë masa dhe të ndjekë të gjitha procedurat administrative dhe ligjore për arkëtimin e detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore në vlerën 382.5 milionë lekë nga taksapaguesit të biznesit, institucione shtetërore, familjarë, fermerë, individë etj, vlerën prej 3.8 milionë lekë të gjobave të vëna nga IMT për kundra vajtje nga personat fizik/juridik, si dhe vlerën prej 1.5 milionë lekë të tarifës së qirasë nga qiramarrësit e aseteve në pronë/përdorim të Bashkisë.
Një tjetër bashki që duket se ka të njëjtin problem është edhe në Bashkinë Krujë ku rezulton se gjendja e debitorëve progresiv për subjektet fizik/juridik, në fund të vitit 2022 rezultojnë 2,412 subjekte debitorë në vlerën 613 milionë lekë, ndërsa detyrim i krijuar gjatë vitit 2023 rezulton në vlerën 102 milionë lekë, dhe në fund të vitit 2023 rezultojnë 2488 subjekte në vlerën 715 milionë lekë.
Në Bashkinë Durrës KLSH konstaton se vlera e debitorëve nga taksat dhe tarifat vendore në fund të vitit 2022 prej 165 milionë lekë, është e pasaktë, pasi kjo vlerë i përket vlerës debitorëve të krijuar në vitin ushtrimor 2022. Nga të dhënat e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore vlera progresive në datë 31.12.2022 e debitorëve nga taksat dhe tarifat vendore është në vlerën 799 milionë lekë, duke sjellë një mosrakordim për vlerën 634 milionë lekë.
Në Bashkinë e Korçës audituesit kanë dalë në përfundimin se detyrimet nga taksat dhe tarifat e bizneseve, në vlerën 203 milionë lekë kurse detyrime nga taksat dhe tarifat vendore për familjet në vlerën 234 milionë lekë. Një auditim i ngjashëm në Skrapar ka nxjerrë gjithashtu detyrime të papaguara dhe të pa arkëtuara nga ana e Bashkisë.
Konkretisht nga auditimi i të dhënave në lidhje me detyrimet e tatimpaguesit nga taksat dhe tarifat vendore që kanë ndaj Bashkisë Skrapar, u konstatua se deri më datën 31.12.2022, borxhi tatimor është në vlerën 85.8 milionë lekë. “Përgjatë vitit 2022 vlera debitore e krijuar është 9 milionë lekë, si dhe vlera debitore e krijuar gjatë vitit 2023 është 10.6 milionë lekë.
Për Bashkinë e Fierit KLSH ka nënvizuar se nuk janë marrë masa të plota për arkëtimin e detyrimeve të prapambetura nga debitorët, duke bërë që detyrimet e pa arkëtuara për taksat dhe tarifat vendore në mënyrë progresive më datën 31.12.2022, në kenë vlerën 236.8 milionë lekë. Në të gjithë rastet KLSH ka kërkuar që të merren masa për arkëtimin e këtyre detyrimeve nga ana e Bashkive./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Një pjesë e mirë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisëdo të udhëtojn&e...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij si çdo mbrëmje para mbështetësve...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij si çdo mbrëmje para mbështetësve...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Dhëndri i ish-Kryeministrit, Jamarbër Malltezi është fotografuar mbrëmjen e sotme duke filmua...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve ka vlerësuar tre gjyqtar&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij si çdo mbrëmje para mbështetësve. Gja...
Basha TIRANË- Ditën e sotme Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokrat...
TIRANË- I Ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner u takua ditën e djeshme me studentë, ish-student&...
Foto ilustruese TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama. Berisha i ka dërguar K...
Analistet TIRANË- Studiues të jetës politike në Shqipëri theksuan se, edhe pas vendimit të gjykatës për ç&eu...