POLITIKE

BE shqetësohet për ndryshimet në kod, por Ramën e trajton ndryshe nga Vuçiç

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2026, 18:10
BE shqetësohet për ndryshimet në kod, por Ramën e trajton

Bashkimi Evropian e ka rritur dozën e alarmit kundrejt pengimit të drejtësisë nga kryeministri Rama për të mbrojtur zëvendësen e tij Belinda Balluku.

Pas një deklarate të parë ku kërkohej trajtimi i imunitetit të saj pa humbur kohë Brukseli ka dalë me një të dytë lidhur me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, i cili mëton ti japë ministrave imunitet ndaj pezullimit, gjë të cilën nuk ua garanton as vetë Kushtetuta.

 

Në një deklaratë menjëherë pasi Edi Rama prezantoi përpara grupit parlamentar nismën e vet personale për të ndryshuar nenin 242 të KP, BE-ja ka vënë theksin mbi tre pika kryesore.

 

 

E para, se kjo nismë nuk ka qene paraprakisht e dakordësuar me Brukselin, duke shpresuar që ajo të jetë në përputhje me standardet evropiane.

 

E dyta, duke fshikulluar retorikën që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit, prokurorisë dhe integritetit e pavarësisë së tyre.

Së treti, duke kërkuar trajtimin pa vonese të imunitetit të Ballukut, ndryshe nga Rama që daklaronte se kjo çështje nuk ka urgjencë.

Bashkimi Evropian i nënvizonte këto koncepte si ‘…parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE’.

Pra, nuk ka më asnjë dyshim se për sa i përket reformës në drejtësi, rasti Balluku ka krijuar një çarje mes Ramës dhe evropianëve. Por, pyetja që shtrohet është: çfarë thellësie kaj ajo? Deri ku mund të shkojë dhe deri në ç’pikë mund ta trondisë pushtetin e Tiranës ?

Për të kuptuar këtë Lapsi.al ka shqyrtuar reagimin e Brukselit ndaj asaj që po ndodh në Serbi dhe përpjekjeve të ish partnerit të Edi Ramës, Aleksandar Vuçiç për të kufizuar me ndryshim ligjesh kompetencat e drejtësisë në vendin e tij.

Presidenti i Serbisë, nënshkroi në fund të janarit paketën e ligjeve për gjyqësorin, njësoj si neni 242 këtu tek ne, pa debat publik, pa konsultim me prokurorët, gjyqtarët dhe Bashkimin Evropian. Tërësia e këtyre ndryshimeve synonte rritjen e kontrollit politik mbi Gjyjkatat dhe Prokurorinë. Be-ja u tregua me një herë e ashpër.

Komisioni Evropian i cilësoi ato si ‘një hap serioz prapa në procesin e integrimit evropian të vendit’. Ndërsa pas miratimit të tyre komisioneria për zgjerimin, Marta Koss, pati kërcënuar Beogradin se

se nëse nuk tërhiqte ndryshimet ligjore, BE mund të pezullonte një kredi prej 1.6 miliardë eurosh për Serbinë.

‘Këto (fonde) kanë parakushte të lidhura me sundimin e ligjit,’ deklaroi ajo më 13 shkurt.

Pra, po të bëhet një krahasim diferenca është e qartë. Nga njëra anë çështja Balluku po shndërrohet në mollë sherri mes Ramës dhe Evropianëve.

Përveç deklaratave të mësipërme kjo u konfirmua edhe këtë të mërkurë në Tiranë, kur kryediplomati Gonzato, duke iu referuar ndryshimeve në Kodin Penal nënvizoi se ‘nuk duhet të preket Reforma në Drejtësi’. Ndërsa kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister deklaroi se ‘Çështja Balluku është një test kritik i Shqipërisë për adresimin e korrupsionit’.

Pra, tashmë evropianët i janë vendosur Ramës përballë në trajtimin e kësaj patateje të nxehtë. Por po të krahasohet qëndrimi ndaj tij dhe Vuçiçit duket qartë që për të njëjtën përpjekje, për të ndërhyrë në drejtësi, të dy liderët trajtohen në mënyra të ndryshme.

Ndaj këtij të Shqipërisë nuk ka as kërcënime për prerje fondesh as etiketime për kthim mbrapa në procesin e integrimit. Dozat e paralajmërimeve janë më të buta dhe trajtimi i mveshur me doreza, qoftë për shkak të lobimit, qoftë se vijojnë ta quajnë Ramën si njeriun e tyre, apo edhe sepse ndoshta vijojnë të jenë të bindur se ‘është një bashkëpunëtor i dëgjueshëm’.

Pra, mes Tiranës dhe Brukselit problemi Balluku qëndron, por ai ende nuk është shndërruar në konflikt. /Lapsi.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?