Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

TIRANË- Në dosjen e SPAK thuhet se mes Ema Çoku, Ilir Metas dhe Monika Kryemadhit ka një lidhje të afërt familjare. Sipas dosjes hetimore Çoku nëpërmjet Vera Bazi, ka paguar për aktivitet argëtues të LRI-së dhe aktivitete të tjra, madje ka paguar gati 17 mijë euro blerje të Monikës. Po ashtu në 2010 ajo i kishte dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro.
Sakaq, në dosjen e SPAK thuhet se Ema Çoku i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro dhe është përpjekur të ndihmojë Fatime Kryemadhin për të justifikuar shumat e parave që burojnë nga veprimet korruptive te Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Dhe sipas dosjes hetimore në këte mënyrë Ema Çoku ka konsumuar veprën penale të "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatime Kryemadhin.
Pjesë nga dosja hetimore:
Shtetasja Ema Çoku është lidhje e afërt familjare me shtetasit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Kjo shtetase nëpërmjet punonjëses së saj, Vera Bazi, ka paguar në vitin 2013, për aktivitet argëtues të LRI-së, shumën 4.103.605 lekë, ka paguar në vitin 2013 me derdhje cash në bankë për llogari të Hotel Rogner, ka bërë donacione në vlerën 7.000 Euro në vitin 2016 për subjektin LSI, ka përpiluar deklaratë noteriale Nr. 630 Rep. Nr. 234 Kol. datë 06 Shkurt 2019 ku ka deklaruar se gjatë viteve 2011-2019 i ka transferuar shtetases Monika Kryemadhi në llogarinë e saj bankare shumen 16.000 Euro dhe 1.500.000 lekë për blerjet që Monika ka bërë me kartë për llogari të Ema Çokut. Ka përpiluar deklaratë noteriale nr. 1846 Rep, nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, nëpërmjet të cilës deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro.
Kompania e saj B.S.K shpk, ka paguar në vitin 2013, shpenzimet e akomodimit në Hotel Rogner për shtatë shtetas të huaj midis të cilëve edhe John Moreira dhe Patrick Faust, shumën 1.142.000 lekë, Vera Bazi, në datën 30 Prill 2013 ka derdhur cash ne llogarinë e Hotel Rogner, shumën 10.000 Euro për shërbimin "ushqim dhe pije, banket i LRI-së". Gjithashtu Vera Bazi në datën 11 Qershor 2014 ka derdhur cash ne bankën Intesa Sanpaolo, shumën 300.000 lekë për shërbimin "event" i organizuar ne datën 10 Qershor 2013 nga LRI" dhe në datën 25 Shtator 2014, ka derdhur cash shumën 363.910 lekë nër shërbimin "event i organizuar ne datën 10 Qershor 2013 nga LRI".
Shtetasja Ema Çoku, dhe kompania e saj BSK shpk, kanë qenë vazhdimisht debitorë në bankat e nivelit të dytë për shkak të kredive në vlera te mëdha, si dhe të ardhurat e siguruara nga biznesi bazuar në bilancet e deklaruara në organet tatimore kanë qenë minimale.
Kjo shtetase nëpermjet nënshkrimit të deklaratës noteriale Nr. 1846 Rep, Nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, ku deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro, është përpjekur të ndihmojë Fatime Kryemadhin për të justifikuar shumat e parave që burojnë nga veprimet korruptive te Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Në këte mënyrë Ema Çoku ka konsumuar veprën penale të "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatimen, parashikuar nga neni 287 paragrafi i II-të i Kodit Penal, por e kryer sipas pikës "dh" të paragrafit të parë të këtij neni, nëpërmjet ndihmës së dhënë për të fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të produkteve të veprës penale.
Po kështu personat nën hetim Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, rezulton se duke mos pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive, dhe duke e paraqitur atë si fe krijuar me burime të ligjshme, ndonëse pa i deklaruar të gjitha këto pasuri dhe burimet e tyre, kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të "Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike, ose i çdo personi i cili ka detyrimin ligjor për deklarim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatimen, parashikuar nga neni 287 paragrafi i II-të i Kodit Penal, por e kryer sipas pikës "dh" të paragrafit të parë të këtij neni, nëpërmjet ndihmës së dhënë për të fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të produkteve të veprës penale" thuhet ne dosjen e SPAK që Shqiptarja.com disponon.
deklarata noteriale Nr. 1846 Rep, Nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, ku ajo deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro, krijon dyshimin e arsyeshëm se është krijuar me qëllimin që të ndihmojë shtetasen Fatime Kryemadhi për të justifikuar shumat e parave të cilat gjithashtu dyshohet se burojnë nga veprimet korruptive të Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Kjo deklaratë rezulton se është nënshkruar pas pyetjes së personave nën hetim Ilir Metaj, Monika Kryemadhi dhe Fatime Kryemadhi, vënies në dijeni të tyre në lidhje me faktet e konstatuara nga organi procedues, duke përfshirë dhe mungesën e të ardhurave të siguruara nga burime të ligjshme, për të përballuar jetesën dhe shpenzimet e luksit.
TIRANË- Bazuar në Dosjen hetimore rezulton se Kreu i PL, Ilir Meta dhe Kastriot Ismajlaj ka pasur komunikeme që datojnë apo jan&...
TIRANA- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me...
TIRANA- Sipa dosjes së SPAK, në emër të mamasë së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, janë bërë shum&e...
TIRANA- Bazuar në detajet e dosjes së SPAK, deputetja Monika Kryemadhi ka shpenzuar 12 mijë euro brenda një dite në një dyq...
monika kryemadhi TIRANË- Gjykata e Posaçme i caktoi Monika Kryemadhit masën detyrim paraqitje. Sipas dosjes hetimore Kryemadhi u...
TIRANA- Lidhur me dosjen e SPAK për presidnetin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën dhe deputeten Monika Kryemadhi, për afer&eu...
TIRANË- Detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kr...
TIRANA- Sekekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë sot në një konferencë...
TIRANA- Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi mori pjesë sot në konferencë për medi...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të dalë ditën e nesërme para trupës gjykuese, k...