POLITIKE

Berisha: 500 euro rroga minimale, 1200 euro rroga mesatare! Paratë janë, nuk ka mungesa, do të vendosim minimumin jetik

ZH.LL Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 19:12
Berisha: 500 euro rroga minimale, 1200 euro rroga mesatare! Paratë
Berisha

TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha ka siguruar se me kthimin e Partisë Demokratike në pushtet, do të ketë rritje të rrogave. Gjatë takimit me pensionistë në Durrës, Berisha tha se rroga minimale do të shkojë deri në 500 euro, ndërsa 1200 euro ajo mesatare.

Kryedemokrati siguroi se ligjet më të rrepta do të ndëshkojnë cilindo që mendon se mund të paguajë punëtorin, punonjësin më pak se 500 euro, si rrogë minimale.

Por, Berisha theksoi se fillimisht do të merren me pensionistët, pasi sipas tij, gjendja e tyre e mjerë po zbraz Shqipërinë. Lideri i opozitës shtoi se pensionet do të llogariten mbi bazën e 200 eurove.

"Kam sjell me vete një grafik për ju. Ky grafik tregon rrogat minimale në republikën e Rumanisë, vend anëtar i BE.

Ju lutem! Në vitin 2013 rroga minimale në Rumani ishte 800 lei, 1 euro është 5 lei. Ishte pra, 160 euro, rroga minimale. Ne e kishim rreth 200 euro minimale.
Po ku është sot rroga minimale e rumunëve? Sot rroga minimale e rumunëve, ju lutem, ja ku e keni, 3300 lei. Pra, rroga minimale e rumunit, gjatë kësaj periudhe, nga 2013-ta, në vitin 2024 është mbi katërfishuar. Po pse? Po sepse, çdo qeveri është e detyruar të shpërndajë pasuri, të shpërndajë të ardhura për qytetarët, të shpërndajë taksa për qytetarët.

Dhe ja pra, ata që ishin ndën ne. Ata na parakaluan me vrap, sepse ky ngriu rrogat. Mashtrojnë me rrogat dhe pensionet. Ua dhashë këtë shembull për të kuptuar, se e pyes veten unë: si ka mundësi kjo, këta vjedhin. Se ka një moment këtu, do dalë.

Gjatë diktaturës, ju e mbani mend, rrogat nuk lëviznin, vetëm rritej një vjetërsi siic ishte dhe rroga mbetej njëlloj. Edhe inflacion nuk kishte, se i fiksonte me urdhër, por paratë shkonin në tunele dhe në bunkerë, dhe shqiptarët mbeteshin më të varfërit.

Tani, çfarë ndodh? Rrogat nuk rriten, pensionet nuk rriten. Paratë vidhen, çështë e vërteta. Paratë vidhen dhe vetëm vidhen në mënyrë të tmerrshme.

Atëherëm rikthehemi tek përgjigja jonë. Përgjigja është: ne do përmbysim modelin e shëprndarjes së të ardhurave. Në qoftë se, sot nga 8.2 miliardë, vetëm 800 milionë janë të ndara për rrogat, dhe të tjera 8.5% e GDP-së shkon për arsimin dhe po kaq për Shëndetësinë, të gjitha të tjerat shkojnë për punë publike, të cilat në një mënyrë ose në një tjetër i gjobisin shqiptarët pothuajse aq sa bunkerët.

Pse i gjobisin? Sepse 1 km rrugë në Shqipëri ndërtohet me 15, por mundet edhe 30 milionë euro. 1 km rrugë në Kroaci, autstradë, e kam thënë dhe do ta sjell gjithmonë këtë shebull, se është para tre vitesh, 17 km e gjatë, 27 metra e gjerë, ka kushtuar 27 milionë euro.

Ka kushtuar autostrada e parametrave tërësisht europiane, se janë vend i BE, janë të detyruar të zbatojnë standartin europian, ka kushtuar 1.6 milionë euro autostrada. Shkon ‘Rruga e Arbrit’, shkon 11 milionë euro, rruga 8 gjer në 10 metër.

Merrni Unazën e Tiranës. Ka filluar në 2010, tani është ndërtuar gjysma. 13 kilometra i ka ndarë në 14 kontrata. Pse? Sepse iu vjedh 14 kontraktorëve, bën Pazar me 14 kontraktorë. Një shkollë, e cila ndërtohet me standartin europian, ka manuale more zotëri, ka manuale ndërtimi. Ka një manual ndërtimi të BE, ka një manual ndërtimi të SHBA-ve, në të cilin ata që merren me ndërtim e dinë nga i cili dalin të gjitha çmimet.

Pra këta, shkollën që ndërtohet me 700 mijë-800 mijë euro e ndërtojnë me 5 milionë, me 6 milionë me 7 milionë.

Po lexoja unë këto ditë, një nga ëkto bashkitë, mos gaboj Vlora, po meremetonte kopshtin me 3 milionë. Meremetosh një kopsht me 3 milionë?! Ju garantoj se, me 3 milionë ndërton një shkollë gjigante.

Pra, këta bëjnë një përvetësim, një vjedhje të paimagjinueshme. Dhe kujt ua vjedhin? Ju ua vjedhin! Më të varfërve ua vjedhin. Sepse ju, ju, 3 pensione i lini me tvsh-në. Ajo që blini ju nëpër dyqane, tvsh-ja, ju kushton 3 pensione. Ku shkojnë këto? Këto shkojnë te familjarët, tek Akrabaja, tek oligarkët e qeverisë në tendera.

Po, bëjnë tendera dhe ndajnë paratë. Është bërë e zakonshme që, babai i jep të birit tender, nëna i jep djalit tender e me radhë.

Pra, u ndala në këto momente për t’ju thënë se, paratë janë. Nuk ka asnjë mungesë. Dhe ne së pari, do vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar.

Mbi këtë minimum, do llogariten pensionet. Ky minimum, do të jepen për të gjitha ata të cilët marrin nga zero gjer në 200 euro.

Pra, është hapi i parë për t’u përballur me këtë varfëri.

Pensionet do të llogariten mbi bazën e 200 eurove. Rroga minimale, se ne do merremi fillimisht, ua them këtu, ne do merremi me këto shtresa, sepse gjendja e tyre e mjerë po zbraz Shqipërinë. Ky është faktori më kryesor që shqiptarët ikin. Prindërit i thonë djalit: nuk të mbaj dot, merr rruëgt e botës, paç fatin tënd. Vahzës po këtë gjë, se nuk e mbajnë dot.

Atëherë, do kalohet të rroga minimale 500 euro, dhe kjo do jetë paketë e vitit të parë. Dhe garantoj çdo shqiptar se, ligjet më të rrepta do të ndëshkojnë cilindo që mendon se mund të paguajë punëtorin, punonjësin më pak se 500 euro, si rrogë minimale.

I siguroj sipërmarrësit, ne jemi parti e klimës miqësore të biznesit, se do përgjysmohen taksat, por rroga do të jetë rrogë reale, do të jetë 500 euro për cilindo.

Ja urdhëro, ku kanë shkuar këta. E kishin ndën ne, kanë kaluar tani 800 në 3300 lei. Në 700-800 euro. Do rrisim rrogën mesatare në 1200 euro, po.. Nuk do të prekim rrogat më të alrta se mesatarja, asnjë. Pse? Nuk kemi asgjë ne, me askënd. Por këta kanë rritur rrogat maksimale, aq sa nuk i rrit askush tjetër. Çdo qeveritar, duhet ta dini, është i detyruar të ruajë një proporcion midios rrogës minimale, rrogës mësatare dhe rrogës maksimale.

Presidenti i SHBA-ve merr rrogën mesatare të 4 punonjësve, jo më shumë. Kancelari gjerman, të njëjtën gjë. Po, pse? Po edhe ata kanë familje, edhe ata kanë fëmijë. Po këtu në Shqipëri? Merr 10 rroga mesatare presidenti i Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë dhe me radhë.

Atëherë, këto rroga, jo që nuk do rriten, por me disa tejkalime absurde. E keni marrë vesh ju që, ka prokurorë që merr në vit 100 milionë lekë, 10 mijë euro muaji. Merr fund kjo, nuk ekziston kjo në botë përveç sektorit privat, ai që është siëprmarrës, ai përcakton rrogën e vet me bordin, nuk përcakton rroga tjera sektori privat, përveç rrogës minimale. Rrogën minimale ia caktojnë çdo të punësuar në Shqipëri, dhe këtu nuk lëshoj. Se ka ardhur problemi që, mos të mbijetojnë dot njerëzit, të ikin.", tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan