Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sërish te buxheti 2025, të cilin e konsideron tallja më e madhe me pensionistët. Gjatë një takimi me pensionistët në Durrës, Berisha theksoi sërish së pensionet në Shqipëri janë të prapambetura në krahasim me vende të tjera të Rajonit apo Europës.
Berisha bëri një krahsim me situatën në Kosovë, ku pensionet janë premtuar të rriten më 20%, ndërsa thekson se në vendin tonë pensionistët janë lënë në harresë. Kreu i opoitës tha se po bëhet padrejtësi ndaj pensionistëve, teksa duke iu referuar buxhetit 2025 si më të madhin në histori, Berisha tha se për pensionistët u ndanë vetëm 16 milionë nga 8.2 miliardë.
"Cila është përgjigja jonë, në çfarë konsiston? Ne do përmbysim modelin e derisotëm të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare të buxhetit. Dhe kjo përmbysje nënkupton që, pjesa dërrmuese e tij duhet t’ju rikthehet qytetarëve me urgjencë.
Midis këtyre qytetarëve që duhet t’ju rikthehet, janë pensionistët të parët. Pse pensionistët? Sepse ata me pensionet që marrin, janë absolutisht qëniet më të keqtrajtuara në Europe, dhe ndër më të keqtrajtuarit në botë.
Pensionet në Shqipëri, nga viti 2013 gjer sot, në rast se i ballafaqojmë me rritjen e çmimeve janë të paktën 30% më të ulëta se sa në vitin 2013. Buka sot, është dyfishi. Qumështi, veza, të gjitha produktet bazë janë dyfishi, ose 60, 80% më të shtrenjta se sa ishin në vitin 2013.
Sot, ka ardhur një kohë e egër, ku me pensionisti me 160 mijë lekë në xhep, të vjetra, apo edhe më pak, shkon në dyqan, sheh çmimet, i ka më të shtrenjta se në Itali, i ka më të shtrenjta se në Greqi, i ka më të shtrenjta se në Gjermani. Po flas për ushqimet bazë, dhe ky është një realitet i pamohueshëm.
Pra, në rast se çmimet janë sot në tregun shqiptar, 10 gjer 250% më shrenjtë se sa mesatarja e çmimeve në BE. Pensionet e qytetarëve shqiptarë janë pakrahasimisht më të ulëta se të atyre. Pensioni mesatar i një qytetari shqiptar është 160 mijë lekë. Pensioni mesatar i një malazezi është 450 mijë lekë. Absolutisht, pensioni mesatar i një maqedonasi është 280% më i lartë se Shqipëri.
Pensioni mesatar në Serbi është 350% më i ltartë se në Shqipëri. Pensioni mesatar në Kosovë ishte 190 mijë, kryeministri i Kosovës me një vendim para dy muajsh, u tha qytetarëve: unë do ua rris 20% pensionin. Dhe mori nga buxheti i shtetit 100 milionë euro, i kaloi te fondi i pensioneve, i cili për Kosovën ishte 500 milionë euro. Dhe vërtet, çdo pensionist në Kosovë mori 20% më shumë se sa mierrte para atij vendimi.
Kurse këtu, çfarë ndodh këtu? U premtua në dhjetor të vitit të kaluar, u votua në parlament. Votimi në parlament është ligj, ta dini ju. U votua buxheti. Por buxheti është ligj, ligji i shtetit. U votua që pensionistëve në mars do t’u indeksohet me 4% rritja e çmimeve.
Nuk iu dha asnjë lekë, u shkel ligji. Ndaj kujt? Ndaj atyre që numërojnë kafshatën, dhe gjer në tetor nuk iu dha një qindarkë. Dhe këto lekë nga marsi gjer në tetor, doli zotëria tha: do ua jap bonus para vitit të ri.
Ato që i vodhi, apo luajti bixhoz, çfarë bëri me to, kush e merr vesh, dhe tani u kujtua t’i kthejë në shkelje flagrante të ligjit.
Erdhi buxheti i dytë i 2025. E njoftoi se, ky buxhet është më i madhi në histori. 8.2 miliardë. Sa la për pensionistët thoni ju? 16 milionë.
A ka tallje më të madhe, a ka cinizëm më të madh. A nuk është ky një shumëzim me zero i 780 mijë shqiptarëve. Në 8.2 miliardë, ndan 16 milionë.
Sot, i fali Gjikurisë 20 milionë, që ta dini ju, me ligj parlamenti. Ai ligji që thanë për gjobat, po ia falim fshatarëve. Nuk kishte punë me fshatarët fare. Ai kishte punë me Gjikurinë, Qefalinë dhe njerëz të tjerë të qeverisë. Së bashku, me atë ligj kanë falur sot 70 milionë euro. Se i kanë ndërtuar resortet, agroresortet pa leje fare, tani ua heq gjobën që i ka vënë dhe ua jep legalizimin.
780 mijë pensionistëve u la gjithësej për vitin 2025, 16 milionë euro. Nuk ka vend që e bën këtë kurrë, kurrë.
Në vitin 2013, të dashur miq, ne arritëm të dalim në krye për rrogat dhe pensionet në rajon dhe kjo ishte, të themi si të doni, por ishte një arritje për ne që vinim më të varfërit e rajonit prej shumë e shumë kohësh, të dilje në krye ishte një frymëmarrje e vërtetë, ishte një arritje e vërtetë. Po ku jemi tani. Tani jemi në gropë dhe më thellë, honet e varfërisë." tha Berisha.
KIEV- Ministria e Punëve të Jashtme, ka thirrur në takim ambasadorin e Rusisë në Tiranë pas sulmit rus në ambasadën sh...
KOSOVA- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti, kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi sot pas seancës së p...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me pensionistët në Durrës. Nga ky takim Berisha ...
pasaporta e kosoves KOSOVË- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka dhënë lajm...
TIRANA- Partia Demokratike ka njoftuar sot se të hënën më 23 dhjetor do të mbahen dy protesta. Me anë të një postimi n...
PRISHTINA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pyetur sot homologun e tij Edi Rama nëse kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kre...
KOSOVË- Prokuroria Speciale e ka thirrur sërish kryeministrin Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. Lajmin e ka konf...
KOSOVA- Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë e mbajtën të premten një seancë të përbashkët parlamentare në...
Malltezi TIRANË- Avokatët e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit kanë dalë ditën e sotme n&...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se Dumani po përdor hetimet dhe akuzat si një pronë private dhe se ...