“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”/ Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh sot se siguria ushqimore duhet të trajtohet si çështje qendrore e sigurisë kombëtare dhe kërkoi reformim të thellë të sektorit. Berisha tha se Agjencia e Sigurisë Ushqimore do të pajiset me kompetenca të plota ekzekutive dhe laboratorët e saj do të jenë ndër më modernët në rajon.
Ndër të tjera, tha se PD do të dy ose trefishojë buxhetin në këtë fushë. Ai tha se ligji duhet të parashikojë që asnjë produkt që nuk shitet në dy vende të BE dhe që ka përdorim në bujqësi të mos hyjë në Shqipëri.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Ndaj dhe një reformë e thellë e këtij sektori është e domosdoshme. Ky duhet të jetë një sektor qendror në fushën e sigurisë kombëtare. Pra, jo vetëm që siguria ushqimore duhet të jetë çështje e sigurisë kombëtare, por duhet të jetë edhe sektor qendror. Dhe kur them këtë, ky sektor që është në fakt multidisiplinor, duhet të ketë të gjithë mbështetjen dhe financimin, të gjithë transformimin. E thatë ju, që mjekët nuk paguhen. Po të rrinë pa veterinerë ata, kush do i kryejë detyrat? Pra, ne duhet ta marrim në themel këtë sektor.
Janë krijuar disa institucione. Së pari, qendror do jetë institucioni i sigurisë ushqimore, agjencia. Kjo agjenci do të ketë të gjitha kompetencat ekzekutive. Se ai dha dorëheqjen, se tha se nuk kishte kompetenca. Se a kishte kompetenca apo jo, nuk mund të them, por të mbash institucionin qendror pa kompetenca është e papërgjegjshme. Ndaj ky institucion duhet të fitojë të gjithë fuqinë ekzekutive për të përmbushur detyrën e vet.
Ky institucion duhet të dalë jashtë çdo politizimi. Vartësia mund të jetë e kryeministrit, e parlamentit, por ky është institucion qendror për shtetin dhe për kombin. Laboratorët e tij duhet të jenë laboratorët më modernë. Dhe unë u garantoj se do të dy-trefishojmë buxhetin në këtë fushë. Po, nuk ka asgjë më serioze. Siguria e ushqimeve, siguria e ilaçeve. E thatë ju, jam plotësisht dakord që ligji të parashikojë që asnjë produkt që nuk shitet në dy vende të BE dhe që ka përdorim në bujqësi të mos hyjë në Shqipëri.
Jo. Unë nuk them se bota tjetër është e pasigurt, por Europa është më e sigurt. Unë i ndjek dhe konstatohet se Europa në këtë aspekt është më e sigurt. Është më e kushtueshme, por ia vlen. Kjo është për sigurinë. Ndaj dhe përveç kësaj, ne sigurisht jemi për liberalizimin e tregut, por laboratorët shtetërore të përgjegjësisë direkte zyrtare do të jenë të pajisur dhe nuk do të ndodhë... Se edhe sot ne kemi mjekësinë, por çfarë po ndodh? E paimagjinueshme, batërdi. Tre ciklotronë të prishuë dhe për diagnozë dhe për mjekim duhet të shkojnë tek privati. Nuk rregullohen sepse qytetari duhet të paguajë te privati. Kjo ndodh tani. E bënë rrugë këta. Jo, shteti do përgjigjet më laboratorët më moderne.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se do të bëhet gjithçka për rivendosjen e si...
sali berisha TIRANË- Partia Demokratike ka organizuar sot takimin me temë "Siguria Ushqimore", ku i pranishëm ishte dhe kreu i PD-së, S...
EDI RAMA GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për sondazhin e publikuar mbrëmjen e djeshme të McLaughlin ...
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD-së, Adriana Kalaja ditën e sotme ka dorëzuar një kallëzim të ri ...
TIRANË- Zëdhënësi i fushatës së PD-së, Andi Mustafaj ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për media...
TIRANË- Qytetari Albjon Blinishti nga Mirdita jo më larg se 4 ditë më parë në takimin e Ramës me qytetarët e...
edi rama GJIROKASTËR- Një nga pyetjet e komentuesve së cilit kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në rubrik&eum...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama në daljen e tij "Sy m'Sy" ka folur dhe lidhur me komentet mbi deklaratën e djeshme për...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rrjetet e tij sociale, ku një prej tyre is...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndryshme ditën e sotme në rrjetet e tij...