Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjlës së tij nga Berati u shpreh se me ardhjen e tij në pushtet do të punojë që vendi të prodhojë sa më shumë. Berisha premtoi se barra fiskale pas 100 ditëve të para do të jetë më e ulëta në Europë, dhe ndër më të ulëtat në botë.
Ai shtoi se do të vendosin taksën e sheshtë 10%, e cila do të sjellë rritje automatike e rrogave me 13%. Berisha tha se gjatë qeverisjes së Ramës bujqësia pësoi rënien më të mëdha. Ai u zotuar që qeveria do të 5-fishojë subvencionet për fermerët. Berisha tha se do subvencionojnë fermerët e Beratit për njesi prodhimi.
"Miq, Berati madhështor e bënë ata të cilët ndërtuan, të cilët prodhuan, ndaj dhe ne, Made in Albania, do të jetë krenari kombëtare. Do bëjmë gjithçka që Berati, Shqipëria, të prodhojnë, të prodhojnë, të prodhojnë. I garantoj biznesmenët e Beratit se, barra fiskale pas 100 ditëve të para, do të jetë më e ulëta në Europë, ndër më të ulëtat në botë. Ne vendosim taksën e sheshtë 10%. Por vendosja e taksës së sheshtë 10%, do të thotë rritje automatike e rrogave me 13%. S, sot kjo taksë është 23%.
Vendosja e taksës së sheshtë 10%, do të thotë frymëmarrje më e madhe për biznesin. Do të thotë para më shumë në konton e tij, mundësi më e madhe investimi, mundësi më e madhe punësimi.
Ne do ulim Tvsh-në në 15%. Është e lartë Tvsh-ja, i mundon, i vret shqiptarët Tvsh-ja. I rëndon.
Sot, shqiptarët paguajnë Tvsh shumë për të njëjtën shifër, më shumë se italianët, më shumë se gjermanët, sepse absurditeti i taksambledhësve shqiptarë nuk ka fund. Jo, ne do e zbresim në 15%. Dhe ky, është një lehtësim për qytetarët, për bizneset, për të gjithë. Energjinë, do ta zbresim në 6 lekë kilovatin. Tavani për tatim fitim për biznesin e vogël do rritet nga 100 mijë euro në 180 mijë euro.
Pra, do t’i japim biznesit të vogël një hapësirë të madhe. Në këtë mënyrë, ne ndezim motorrët e prodhimit. Por, në Shqipëri, sektor ndër më të fuqishëm të prodhimit është bujqësia, janë fermerët. Është bujqësia, sektori ku punësohen rreth 500 miëj shqiptarë. Është bujqësia që pësoi rëniet më të mëdha këto 12 vite. Unë vij para jush, për t’u zotuar para çdo fermeri, se qeveria do të 5-fishojë subvencionet për fermerët e Beratit dhe fermerët e Shqipërisë. Ne do subvencionojmë fermerët e Beratit për njesi prodhimi. Do subvencionojmë për kokë bagëtie, për fidanët e mbjellura, për bimët e arave, që përdor Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.
Ne, do u ofrojmë fermerëve linja krediti, 80% të interesave do të mbulohen nga qeveria. Ne do japim garanci për prodhimin, duke krijuar fondin e çmimit bazë për t’i mbrojtur fermerët nga fatkeqësitë natyrore dhe stoqet që mund të krijohen. Ne, do mbrojmë absolutisht çdo sezon prodhimin shqiptar. E mbron çdo vend. Nuk pranojmë ne të bëjmë ëktë që bëri ky, hap doganat për kamionat. Doganat hapen pasi të shitet prodhimi i vendit, në radhë të parë. Ne, vazhdojmë projektet tona, sepse besojmë që ato janë më të mirat.
Nga viti 2006 në vitin 2013, u kaluan nga 4.2 mln ullinj të trashëguar nga të gjitha kohërat, arritën në 11.4 milionë rrënjë ullinj total në Shqipëri. Do vazhdojmë gjersa të arrijmë 20 milionë. Dhe ata që vijnë pas, do ta vazhdojnë të arrijnë në 50 milionë. Nuk do të ketë kush frikë nga ulliri, siç ka ky, meme e gjallë, që flet gjithë ditën për kanabis dhe nuk thotë një fjalë për ullirin, nuk thotë një fjalë për fikun, nuk thotë një fjalë për vreshtat, nuk thotë një fjalë për millët, nuk thotë një fjalë për lopën, nuk thotë një fjalë për asgjë tjetër, vetëm kanabis, kanabis, kanabis. Bimën e helmit.
Jo, miq! Ne do ta bëjmë të famshëm Beratin dhe prodhimet e tij në Shqipëri dhe në botë.
Made in Albania!" tha ai.
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit të tij me banorët e Beratit u shpreh se kanë bërë premti...
PESHKOPI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Peshkopi. Gjatë fjalës s&eum...
TIRANË- Kandidatja e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në listë të hapur për ...
ITALI- Deputeti italian, Roberto Traversi pas vizitës në vendin tonë ka folur në lidhje me situatën e emigrantëve në Gjad&e...
DIBËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit më gratë dhe vajzat në Dibër u ka bërë thirrje demokratëve të vot...
edi rama PESHKOPI- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në Dibër ka folur edhe lidhur me punën e prokurorëve të SPAK...
edi rama PESHKOPI- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat socialiste tha se në zgjedhjet p&...
ani dyrmishi TIRANË- Zyra e kandidatit socialist për deputet në qarkun e Durrësit, Ani Dyrmishit, ka reaguar pas publikimit të fot...
edi rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Dibrës. Gjatë fjal&eum...
DIBËR- Kryeminstri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një takim me gratë në Dibër u ka bërë thirrje demokr...