POLITIKE

Berisha: Brenda 16 muajve qeverisja e PD do të godasë të gjitha organizatat kriminale shqiptare dhe rajonale

E.D Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 18:13

Berisha: Brenda 16 muajve qeverisja e PD do të godasë të gjitha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se brenda 16 muajve qeverisja e PD do të godasë të gjitha organizatat kriminale shqiptare dhe rajonale. Lideri i opozitës tha gjithashtu se do të ketë zero tolerancë në lidhjet me krimin. Më tej Berisha tha se të gjithë ata punonjës, oficerë, inspektorë policie, që kanë përdorur komunikimet elektronike sekrete me telefona të koduar, Sky, Enchro chat apo Matrix, do të largohen nga strukturat dhe do të penalizohen.

"E vërteta është se Shqipëria ka disa emergjenca sot, por një nga emergjencat e mëdha të saj dhe në mënyre të pamohueshme pa zgjidhjen e së cilës, pa të tjerat nuk mund të zgjidhen është gjendja e Policisë së Shtetit.
Ky institucion është i përbërë nga individë të përfshirë në kultivimin, trafikun e drogave, shpërndarjen e drogave, tregtimin e tyre, ndihmën ndaj trafikantëve dhe nëqoftëse ne nuk pastrojmë policinë nga këta individë, kriminelë, ne nuk do të kemi kurrë institucionin që ne duam. Ndaj dhe jam këtu për të garantuar ju dhe mbarë shqiptarët, se të gjithë ata individë të përfshirë në veprimtari të tilla, do të largohen nga policia dhe do të përballen me ligjin për veprimtarinë e tyre kriminale.

Po kështu të gjithë ata punonjës, oficerë, inspektorë policie, që kanë përdorur komunikimet elektronike sekrete me telefona të koduar, Sky Enchro chat apo Matrix, se ky Proda është një Matrix i gjallë do të largohen nga strukturat dhe do të penalizohen. Zero tolerancë në lidhjet me krimin. Të gjithë ata persona, anëtarë të Policisë së Shtetit që kanë disponuar informacione për përfshirjen në aktivitete kriminale nga punonjës të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës, të vendit apo të huaj, edhe ata do të largohen nga Policia e Shtetit. Nëse nuk e pastrojmë shtëpinë tonë, ne nuk do ta gëzojmë atë. Ndaj dhe puna jonë do të fillojë me pastrimin e shtëpisë tonë.
Gjatë këtyre viteve Edi Rama që është një eksponent botëror krimi, mik i Sinaloas së Meksikës, por edhe i Pëllumb Gjokës së Velipojës, i Bajrave të Dobraçit të Shkodrës, e Çelëve të Elbasanit, Troplinëve të Durrësit dhe gjithë bandave kryesore të vendit, i ka angazhuar gjerësisht bashkëpunëtorët e tyre në polici, së bashku me këto banda në fushatë elektorale, duke bërë që ata të kryejnë krime të rënda elektorale.

Garantoj se, çdo efektiv i Policsë së Shtetit që është implikuar në krim elektoral në forma të ndryshme, do të ndëshkohet. Jo vetëm do të largohet nga policia, por do të ndëshkohet rëndë për krimin elektoral, si një krim kushtetues, si një krim i rëndë politik, si një atentator ndaj demokracisë së vendit. Në programin tonë, në rast se do e nisim nga pastrimi i shtëpisë tonë, ne do të kalojmë në luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo luftë synon goditjen dhe çmontimin e të gjitha grupeve dhe organizatave kriminale, vendase, rajonale dhe kudo që ndodhen në një afat kohor 16 mujor. Ne u shpallim luftë atyre dhe i garantoj se nuk do të ketë paqe me ta, deri në vendosjen e tyre para ligjit. Le të shkojnë ku të dojnë, në Dubai apo ne Zelandën e Re, Australi apo Afrikë të Jugut. Do të kapen dhe do të vendosen para ligjit. Shkatërrimi i bandave shqiptare është detyrë mbi çdo detyre.

Janë këto banda që po shkatërrojnë me narkoeurot ekonomi shqiptare. Janë këto banda që po shkatërrojnë demokracinë në Shqipëri, në bashkëpunim me Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Beteja ndaj tyre do të jetë përparësi absolute dhe u them atje ku janë, kudo që ndodhen, kthehuni pak prapa dhe kujtoni, se ku janë gjetur bosët. Nuk jemi ne të taktikës ‘të hanë kokat e njëri-tjetrit’. Jo jo, kokat do të ua hajë ligji atyre. Kjo është taktika jonë. Dhe ky operacion sado që duket i vështirë, garantoj se policia e rendit ka çdo potencial për ta përmbushur me kompetencë të plotë dhe njësi kohe. Kur kryeministri shkon e takon bandat, e kuptoni vetë ju se çfarë mburoje bëhet për to. Kur mban koordinator në zyra për të koordinuar bandat, ato janë pastaj vetë shteti," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë