“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në një konferencë për media u shpreh se marrëveshja e vitit 2006 mbi të përndjekurit, mbi të cilën u përcaktua kuadri i dëmshpërblimit, është e tejkaluar, pasi ligjet aktuale kanë kufizimet e veta dhe Edi Rama, duke shpallur komunizmin ka injoruar në mënyrë pothuaj të plotë dëmshpërblimin e kësaj shtrese. Berisha gjithashtu u shpreh se integrimi i shtresës së të përndjekurve politikë në institucionet e vendit, forumet, është gjithashtu e domosdoshme.
"Shtresa e të përndjekurve politikë përbën fibrën politike dhe morale të PD. PD është e vendosur që në mandatin e ardhshëm të japë zgjidhje përfundimtare detyrimeve të mëdha që shoqëria shqiptare ka ndaj kësaj shtrese.
Në qoftë se flasim për një program, nuk është asgjë tjetër veçse detyrimi madhor i dëmshpërblimit të punës skllavëruese që dhjetëra mijëra të përndjekur politikë kanë kryer në kampet dhe burgjet e diktaturës gjatë 46 viteve. Dëmshpërblimi i tyre i plotë është zotimi ynë para kësaj shtrese.
Faktikisht, marrëveshja e vitit 2006, mbi të cilën u përcaktua kuadri i dëmshpërblimit, është e tejkaluar, pasi ligjet aktuale kanë kufizimet e veta dhe Edi Rama, duke shpallur komunizmin dhe regjimin komunist si anë e drejtë e historisë, paçka se ishte ana më e zezë e historisë, ka injoruar në mënyrë pothuaj të plotë dëmshpërblimin e kësaj shtrese, skajimin e saj. Unë sapo vij nga një takim shumë i frytshëm, një diskutim i gjerë me këtë shtresë dhe ramë dakord për një marrëveshje të re midis PD dhe shtresës të përndjekurve politikë, përfaqësuesve të tyre, në mënyrë që ajo të jetë program qeverisës i yni.
Nuk mund të ketë më asnjë lloj justifikimi pa bërë të gjitha ndryshimet ligjore, të cilat janë atavizma të regjimit komunist në disa aspekte mbi cilësime për ‘akte terroriste’ apo sabotime, të cilat nuk kanë pasur asnjë qëllim tjetër, përveç luftës ndaj diktaturës. Nuk mund të mos vazhdohet me praktikat e diskriminimit pozitiv në të gjitha aspektet, gjersa të krijohet balanca midis shtresave të popullatës dhe kohezioni midis tyre. Integrimi i shtresës së të përndjekurve politikë në institucionet e vendit, forumet, është gjithashtu e domosdoshme.
Sikundër aplikimi i standardeve të reja të dekomunistizimit, e bazuar në rezoluta ndërkombëtare. Pra, PD zotohet për t’i dhënë përgjigje përfundimtare problemeve të dëmshpërblimit të të përndjekurve gjatë mandatit të saj të parë. Pret me kënaqësi një marrëveshje të re në formë kontrate me këtë shtresë. Sikundër dua t’u informoj se të njëjtën gjë do bëjmë edhe me pronarët. Mandati i ardhshëm i PD do jetë mandati i zgjidhjes përfundimtare të çështjeve të pronës dhe pronësisë në Shqipëri," tha Berisha.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot në një konferencë për shtyp vendimin e djeshëm të Gjy...
SHBA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati që të marrë pjesë të h&eum...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Departamenteve të ish-të Përndjekurve Politikë pr...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me drejtuesit e Departamenteve të ish-të Përndjekurv...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi, i cili thotë se emigrantet nuk kanë pse të votojn&eum...
TIRANA- Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë sot nga tregu i Kombinatit. Balliu tha...
TIRANA- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë p&...
SPANJË- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi u kapën me drogë me vlerë gati gjy...
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evrop&e...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin e "Flasim" për një tjetër program mbështetës për agroturizmin...