Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku tha se banorët e Farkës shpreshin shqetësimin se u është kufizuar aksesi për shkak të shembjes së rrugës në afërsi të kompleksit të vilave që po ndërton dhëndri i Kujtim Qefalisë, ish-kryetar i komunës Dajt dhe vëllai i deputetit Xhemal Qefalia. Vangjeli tha se përveç rrugës janë dëmtuar disa shtëpi dhe është shkaktuar dëm mjedisor duke ndërhyrë pa kriter në kodrat e fshatit.
Ajo shtoi se Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe masakrën mjedisore të denoncuar para disa ditësh nga disa banorë që jetojnë pranë Liqenit të Farkës në Tiranës. Vangjeli thotë se sipas banorëve, shoqëria tregtare ‘Al Point’ shpk, me pronar Aleksandër Vasili, i cili është dhëndri i administratorit socialist të Dajtit, Kujtim Qefalia, po punon për ndërtimin e një kompleksi vilash pranë liqenit. Sipas saj, në këtë zonë toka ka pësuar rrëshqitje duke shënuar shembjen e rrugës dhe dëmtimin e banesave të zonës për rreth.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Të ndërtosh vila për më të pasurit, dhe tu prishësh rrugën dhe shtëpitë hallexhinjve të fshatit, këtë vetëm dhëndurët e pushtetit të Edi Ramës e bëjnë.
Kush nuk i trazon sepse janë ‘të qeverisë’ dhe me qeveritarët i ndajnë fitimet e majme dhe vilat.
Denoncimi vjen nga banorët e fshatit Farkë, të cilëve u është kufizuar aksesi për shkak të shembjes së rrugës në afërsi të kompleksit të vilave që po ndërton dhëndri i Kujtim Qefalisë, ish-kryetar i komunës Dajt dhe vëllai i deputetit Xhemal Qefalia.

Përveç rrugës janë dëmtuar disa shtëpi dhe është shkaktuar dëm mjedisor duke ndërhyrë pa kriter në kodrat e fshatit.
Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe masakrën mjedisore të denoncuar para disa ditësh nga disa banorë që jetojnë pranë Liqenit të Farkës në Tiranës.
Sipas banorëve, shoqëria tregtare ‘Al Point’ shpk, me pronar Aleksandër Vasili, i cili është dhëndri i administratorit socialist të Dajtit, Kujtim Qefalia, po punon për ndërtimin e një kompleksi vilash pranë liqenit.
Në këtë zonë toka ka pësuar rrëshqitje duke shënuar shembjen e rrugës dhe dëmtimin e banesave të zonës për rreth.
Banorët u shprehën se punimet janë bërë natën dhe pa asnjë lloj kriteri, asnjë tabelë informuese në kundërshtim me ligjin dhe sipas tyre fadromat kanë mbërritur natën dhe kanë nisur punën duke terrorizuar vendin dhe shkatërruar gjithçka përreth.

‘Al Point’ shpk, përveç rekordit negativ në historikun e veprimtarisë, me 14 masa për vendosje sekuestrosh mbi aksionet e shoqërisë, ka zaptuar zonën e Dajtit ku ka kryer punime:
-Rruga e Dajtit, Ndërtim pallati ngjitur me Lokal Qesarake
-Rruga 4 Dëshmoret pranë Shkollës ‘4 Dëshmoret’;
-Komuna Dajt, Pranë shkollës 9 Vjeçare, Qesarak, objekt banimi 5 kateshe;
-DAJT; Objekt banimi dhe shërbimi 5 Kate+ 2 Kate nen toke, Pranë Restorant Fresku; ‘
-DAJT; Shkoze, objekt banimi dhe shërbimi 4 kate+1 kate nëntoke;
-DAJT; Tufine, pranë Poliklinikës shtetërore : Objekt banimi dhe shërbimi 5 kate+papafingo+1 kate nëntoke;
– TIRANE; Godinë Banimi dhe Shërbime 2,6 dhe 7 Kate me 2 dhe 3 Kate Parkim Nëntokë, Rruga e Dibrës, Njësia Administrative Nr.4, Tiranë;
-TIRANE; Rruga Ali Shefqeti, Godine Banimi dhe shërbime 1.6 dhe 7 kate me 2 kat parkimi nëntoke;
-TIRANE; Godine banimi dhe shërbime 5 kate dhe 1 kat nëntoke, Lagja 5 Maji 4;
-TIRANE, Rruga Ali Shefqeti, Godine Banimi dhe shërbime 1.6 dhe 7 kate me 2 kat parkimi nëntoke;

Qershia përmbi tortë është tenderi i rindërtimit që i dha Erjon Veliaj me plot 4.9 mil euro për godinën 19 në zonën e 5 Majit.
Së fundmi, në 20 nëntor kjo kompani përfitoi leje ndërtimi për objektin 44 katesh në rrugën ‘Asim Vokshi’ në Tiranë.
Qeveria dhe bishtat e saj në pushtetin lokal, pasi i morën frymën Tiranës, u janë qepur kodrave përreth saj për të zaptuar çdo metër tokë dhe nxjerrë edhe qindarkën e fundit nga pasuritë publike të Shqipërisë.
Kjo është fytyra e ‘Shqipërisë 2030’ që ofron Edi Rama: vila dhe abuzime për njerëzit e pushtetit, këmbën në fyt të pambrojturve.
T’ia presim hovin më 11 maj, para se të jetë tepër vonë!
SPANJË- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi u kapën me drogë me vlerë gati gjy...
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evrop&e...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin e "Flasim" për një tjetër program mbështetës për agroturizmin...
KIEV- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka ndarë disa pamje, me anë të një postimi në rrjete...
TIRANË - Drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge Jr, ka falënderuar Shqipërinë për mikpritjen e familjes e cila u evakua ng...
Matteo Renzi TIRANË - Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka komentuar së fundmi marrëveshjen e bërë publike mes Emiratev...
TIRANA- Me një nismë ligjore të deputetit Blendi Klosi, mazhoranca socialiste synon që ta shtrijë amnistinë nga tatimi...
Ilir Meta TIRANË- Presidentit i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha nga qelia se 11 Maji është një ditë vendimtar...
Ilir Meta TIRANË - Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur mbrëmjen e sotme për zhvillimet e fundit politike në...
TIRANA- Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, komentoi sot edhe pamjet e arrestimit të kreut të PL-së Ilir Meta. Në një interv...