“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

DIBËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Dibra u shpreh se gjatë qeverisjes se kryeministrit Edi Rama vendi u varfërua. Berisha theksoi se Rama i ngriu rrogat dhe pensionet ndërsa çmimet u rritën vit pas viti.
Ai premtoi se paratë do tu kthehen shqiptarëve menjëherë pas ardhjes në pushtet të PD-së. Berisha shtoi se do dyfishojnë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin. Sipas tij Dibra dhe shqiptarët jetojnë sot një katastrofë në shërbimin shëndetësor. Ai shtoi se rroga e mësuesit do jetë 1500 euro dhe se do hiqen tarifat për studimet dhe mesatarja. Berisha shtoi se PD do të mbrojë prodhimin e fermerë si dhe do tu japë mbrojtjen sezonale, mbrojtjen nga faktorë natyrore, mbrojtje nga inputet toksike që sillen sot.
"Çfarë ndodhi? Miq, do më falni. Për ata që kanë përjetuar diktaturën, u rikujtoj këtu se të gjithë gazetarët që vinin në Shqipëri, e kishin një titull në çdo artikull: Shqipëria, vendi i kohës së ndaluar. Çfarë ndodhi 12 vite me regjimin e Edi Ramës? Rrogat i ngriu, pensionet pothuajse i ngriu. Kurse çmimet u rritën nga viti në vit. Paratë nuk iu kthyen shqiptarëve. Dhe ne, dibranët, shqiptarët, që ishim me rroga, pensione më të larta se popujt përreth, arritëm me çmimet më të larta dhe rrogat më të ulëta. Bashkëmoshatari i pensionistit shqiptar, që merrte në vitin 2013, 143 mijë lekë dhe në Mal të Zi merrte 138 mijë, sot merr në Mal të Zi 450 mijë. Sot merr në Serbi 405 mijë. Sot merr në Maqedoni 319 mijë.
Pse kjo? Sepse u kthejnë paratë qytetarëve. Po këta çfarë bënë? Këta kur ndanë buxhetin, u lanë thërrime. Grabitën 90 përqind të investimeve. 12 miliardë kanë investuar në rrugë, të cilat nuk shkojnë më shumë se 2.3 miliardë. Pra kanë vjedhur 80-90 përqind të të gjitha taksave tuaja. Kjo merr fund. Miqtë e mi, PD do vendosë minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që ka pensionin nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student, për çdo jetim. PD do vendosë rrogën minimale 500 euro. PD dhe koalicioni i ardhshëm në qeveri zotohet para jush për kartën e konsumatorit, me të cilën rrogëulëtit dhe pensionistët do marrin ushqimet 20 përqind më lirë se të tjerët. Nafta, të cilën Kosova e merr nga Durrësi dhe e shet 40 përqind më lirë, do zbresë në çmimin që e shet Kosova dhe Maqedonia.
Fermerët e Dibrës, këta njerëz të mrekullueshëm, do kenë mbështetje të fuqishme, 5 herë më të madhe se sot. Do kenë atë mbështetje për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti. Fermerët do kenë linjat e kreditimit të butë të tyre. Mbrojtjen e prodhimeve të tyre, mbrojtjen sezonale, mbrojtjen nga faktorë natyrore, mbrojtje nga inputet toksike që sillen sot.
Dibra dhe shqiptarët jetojnë sot një katastrofë në shërbimin shëndetësor. Miq, tre ditë më parë, INSTAT informoi se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor. Pra, paguajnë për ilaçe dhe kujdesin shëndetësor 410 euro për person.
Ky është çmimi më i lartë që paguan një qytetar në Europë dhe në botë. Ndërkohë nga taksat tuaja për shëndetësinë jepen 1 miliard euro. Pse kjo? Sepse vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen.
Sot gjendja e spitaleve është katastrofale. U garantoj se ka qenë më mirë në vitin 1986 kur unë kam bërë këtu tre muaj praktikë mjekësore. Po, ka qenë më mirë. Mjekët i kishit këtu, humanistë të vërtetë ata, ditë e natë punonin për qytetarët e Dibrës. Me aftësi dhe zotësi mbulonin shumë mungesa të tjera. Kurse sot mjekët ikin, infermierët ikin, shëndetësia është shpartalluar.
Kjo është, ndaj dhe ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë. Do dyfishojmë buxhetin për arsimin. Mësuesin, këtë misionar të kombit dhe të dijes, do e vendosim përsëri në piedestal.
Rroga e mësuesit do jetë jo më pak se 1500 euro. Shkollat do modernizohen. Tarifat për studimet do hiqen. Mesatarja do hiqet," tha ai.
DIBËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorë në Dibër. Berisha gjatë...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" shkruan se vendi ynë ka dy realitet...
DIBËR- Krydemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim ditën e sotme në qytetin e Dibrës. Gjatë fjalimit të tij Berisha th...
MALIQ- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Maliq ditën e sotme ku gjatë fjalmit të tij ai ka vazhduar 'ofendimet' kun...
MALIQ- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët në Maliq ditën e sotme. Gjatë fjalimit të tij nuk kanë...
MALIQ- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët në Maliq ditën e sotme. Gjatë fjalimit të tij Rama tha se n...
TIRANË- Ashtu sikurse edhe është bërë me dije, të paktën 232,262 zarfe me fletën e votimit janë nisur drejt votue...
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka zhvilluar paraditen e sotme një deklaratë për medi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë podkastit të tij “Flasim”, ka trajtuar edhe temën e procesit të integrimit të ve...
PALESTIN- Fotoreporterja palestineze Fatima Hassouna, e cila u vra së bashku me dhjetë anëtarë të familjes së saj në nj&eum...