Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme akuzoi bashkëshorten e Edi Ramës, se gjatë viteve të tij si kryeministër është pasuruar edhe më shumë. Berisha u shpreh se Edi Rama nuk e dorëzon pushtetin, sepse edhe zonja Rama si Elena Çaushkesku, apo Nexhmija ka filluar të pasurohet mirë gjatë viteve të kryeministrit. Më tej Berisha tha se vetëm pak kohë më parë zonja e Edi Ramës, bleu 500 mijë euro apartamentin në bllok karshi vilës së Enverit.
"Të dashur miq! Sot Shqipëria është pamja e zezë në të gjitha ekranet, lajmet e planetit. Sot bastardi i xhelatit Kristaq Rama, riktheu në publik skena horror të një diktature mafioze, arrestimin, goditjen, zvarritjen e ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të partisë së dytë më të madhe opozitare, Ilir Meta, pa asnjë akuzë, por thjeshtë si armik në hetim. Edi Rama me këtë akt prej frikacaku, dëshmon nga njëra anë se, ai përjeton tmerre, se ai ka një frikë të tmerrshme nga opozita dhe se, i udhëhequr nga kjo frikë ai është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt kundër saj. Por nga ana tjetër Edi Rama dëshmon me këto akte, se ka tmerr, ka ferr nga largimi nga pushteti, pasi mbi të rëndojnë akuza dhe vepra kriminale ndër më të mëdhatë.
Nga zhdukja e personave, tek atentatet dhe përpjekjet për asgjësime fizike, tek sarajet e krimit të ndërtuara me para krimi, tek firmat e tij kriminale mbi djegësin e Tiranës, 132 mln euro të zhdukura në kontot ofshorë të tij dhe Erion Veliajt. Te grabitja e Portit të Durrësit, aferë 3-4 miliardë Euro me Alalabarin e Llukashenkos. Tek plaçkitja me bandat e tij të 6 milione metër katrot troje turistike ku aksionet e tij nuk janë më pak se 30%. Tek plaçkitja e tokave të pronarëve legjitimë dhe dhënia e tyre, Olsi Ramës, Karlo Bolinos. Tek grabitja e 224 mijë metër katror tokë në Gjipe, pa asnja dokument kadastral apo shpronësimi. Edi Rama ka frikë të tmerrshme, nuk e dorëzon pushtetin se e di që është vetë krimi. Edi Rama nuk e dorëzon pushtetin, sepse edhe zonja Rama si Elena Çaushkesku, apo Nexhmija ka filluar të pasurohet mirë gjatë viteve të kryeministrit.
Vetëm pak kohë më parë Helena e Edi Ramës, bleu 500 mijë euro apartamentin në bllok karshi vilës së Enverit. Edi Rama ka tmerr se edhe thjeshtra e tij, ndonëse me ligj vajzë familje, nuk deklaron asnjë qindarkë si fiton e si s’fiton. Familje krimi, botë krimi, tikipe e narkokriminelëve diktatorë. Nuk dorëzon dot pushtetin se Olsi Rama, defakto anëtar i bandës ‘Hakmarrja për drejtësi’ në aferën ‘Xibraka’, eksponentë kryesorë në këtë aferë, është një kriminel, trafikant ndërkombëtar i cili ka kryer vepra të rënda penale dhe mbrohet nga pushteti i vëllait. Edi Rama nuk dorëzon dot pushtetin se në 1 milion faqe të krimit, emri i tij lakohet 300 mijë herë, është emri më i lakuar në të gjitha dosjet e krimit, nga të gjitha bandat. Edi Rama nuk ka zaman, nuk ka bojë që fshin emrin tënd nga ato dosje. U them shqiptarëve se ato do lexohen, do bëhen publike dhe ty që të del emri nëpër mediat e botës, si bandit, si bashkëpunetor me bandat, do të japësh llogari përpara shqiptarëve për krime në të cilat je implikuar," tha Berisha.
Ilir Meta TIRANË- Prokuroria e Posaçme në njoftimin zyrtar për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë ...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ...
Ilir Meta TIRANË- Detaje nga arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë dalë nga SPAK. Mësohet se M...
Ilir meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë vizitën e parë pranë qelisë së parabur...
TIRANA- Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu i kësaj force komentoi dhe arrestimin e ish-deputetit soci...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së e ka quajtur arrestimin e Metës n...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij në mbledhjen e kryesisë së PS-së &...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike se më 29 te...
Genc Gjokutaj TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, pala mbrojtëse e Presidentit të Lirisë Ilir Meta, ka dhënë detaje të r...