
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë në Tiranë foli në lidhje më të drejtën e pronës. Berisha u shpreh se këto 12 vjet, janë zgjidhur gjithësej 800 dosje, nga 22 mijë të tilla që janë. Ai shtoi se tani kryeministri, Edi Rama ka shpall pronare një agjenci për të vjedhur toka dhe prona të shtetit shqiptar.
Sipas tij tani është krijuar një rrezik i ri. Më tej Berisha foli edhe për Paketën e maleve të cilën e quajti një paketë për tu marrë pronën tjerëve. Ai theksoi se prona është në një rrezik madhor dhe se asnjë vendim nga kjo agjencie nuk do të njihet.
"Se jam këtu me, njerëz që kanë të gjithë memorien e së shkuarës. Hiperkolektivizmi, jo vetëm që privoi njerëzit nga prona dhe kolektivizmi, por për fatin më të keq tek një pjesë e madhe e shoqërisë e fshiu dhe konceptin. Por fshirja e konceptit, njëlloj siç fshiu besimin tek Zoti, duhet ta pranojmë. U krijuan ateistët. U krijuan në diktaturë, u krijuan ateistët, që edhe sot janë një pjesë. Krijimi i kësaj psikologjie bëri që PD që në hapat e parë të kishte, të kishte hapa të kufizuara, të padrejta në në raport me të drejtën e pronës. Sepse, e drejta e pronës, nuk kishte pse të njihej jo kaq, aq, etj.
Do t’ju tregoj një histori, e kam treguar edhe njëherë tjetër. Në vitin 1991, po shkoja në një balle, dhe ndalem aty në një përrua të thellë, i them atyre të shkojmë te kjo shtëpi, ishte një shtëpi në shpat aty. Shkojmë aty, na pret i zoti shtëpisë. E pyes, i them: Zef, i them, si e ndatë tokën, a patët sherre? Jo, Sali, çfarë sherri. Asnjë sherr. Po, pse i thashë unë, nuk patët? Po secili tha, tokën e vet. Ku i dinit/ po, i kishim ato gurët, tha. Gurët nuk i kishim lëvizur. Dhe, e tregova këtë histori se, ata ishin të varfër, por të hekurt e kishin konceptin e pronës.
Jo mo tha, për 10 ditë e ndamë ne tokën tha, nuk kishim asnjë problem. Asnjë gjë fare.
Mirëpo, nuk ishin këto koncepte kudo. Jo për ta justifikuar, por kishte arritur diktatura dhe kur kujtoj ligjet e parlamentit, ato pasqyronin këtë psikologji. Nuk pasqyronin të drejtën e plotë të pronës, ndonënse ne e kishim shpallur, por në mënyrë graduale shkuan duke u korrigjuar. Jo tërësisht. Dhe si përfundim, këto 12 vite, çështja e pronës, jo vetëm nuk u zgjidh, por dua t’u them juve të vërtetën, sot janë ligje të vitit 1946. Është gjë e pabesueshme. Me krijimin e agjencisë Korporata e Investimeve, që Edi Rama ka vënë aty një Belinda të dytë, ata i marrin sot tokën çdo shqiptari pa asnjë lloj kufizimi dhe çmime qesharake.
Kjo ka qenë në ligjet e 1946. Domethënë, prona këto 12 vjet, janë zgjidhur gjithësej 800 dosje, nga 22 mijë apo më shumë dosje që janë, dhe tani me Korporatën e Investimeve që shpallet pronare një agjenci, që është e pabazuar në Ksuhtetutë, ligj dhe zgjedh vetëm vullnetin për të vjedhur toka, shpallet tani pronare e tokave dhe e pronave të shtetit shqiptar. Dhe për ta, nuk njihet asnjë kufizim. Është tokë e privatit apo e shtetit, apo e cilitdo. Pra, është krijuar një rrezik i ri. Ose merr këtë, paketa e maleve. Paketa e maleve është t’ua marrësh pronën tjerëve.
Si mund t’ia marrësh tokën tjerëve?
Pra, Edi Rama, jo vetëm që nuk po e zgjidh këtë, por në themel po shkatërron të drejtën e pronës.
Një anë i ka dhënë autoritet agjencisë mbi pronat, që nuk ndodh kund në botë. Të tjerat u thotë, plaçkitja edhe këtyre të tjerëve. Ato janë kullota, troje. Me një fjalë prona është në një rrezik madhor. E vërteta është, është në një rrezik absolut madhor. Çfarë u premtoj unë ju? Së pari, në mënyrë absolute. Asnjë vendim të kësaj agjencie nuk do ta njohim. Dhe unë paralajmëroj shqiptarët. Mos u bëni bashkëautor në krimin e përvetësimit të pronave të të tjerë, se PD, qeveria e saj, nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë. Kurrë! Së dyti, në 4 vite, cilado që të jetë kosto, ne do të zgjidhimin në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës në Shqipëri," tha ai.
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
2 Maj19:10
Rama në Burrel: Nuk po e them këtu fjalën çyryk se janë mërzitur burrat!
BURREL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Burreli ka folur në lidhje me deklaratat e tij rretj burrave. Rama u shpreh se gjat&...
r.ll
POLITIKE
2 Maj18:29
Meta nga qelia: 2/3 e atyre që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë
ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë dhe kandidati për deputet i koalicionit "PD-ASHM", Ilir Meta përmes një mesaz...
r.ll
POLITIKE
2 Maj18:04
Rama: Ka dalë bufi thotë 7 herë 7 janë 6 milionë, kjo është një dardhë që ka një bisht shumë të gjatë që do dali mbrapa
edi rma
BURREL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin elektoral me qytetarët në Burrel ka ironizuar dhe opozit...
r.ll
POLITIKE
2 Maj17:12
Rama batuta me qytetarin në Burrel: Hë mo, kishe hipur në pemë për të folur në telefon
edi rama
BURREL- Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Burrel. Në një moment iu drejtua me nj&e...
r.ll
POLITIKE
2 Maj17:11
Rama batuta me kandidatin për deputet në Burrel: U ndalëm pimë një gotë ujë, ka pasur shpenzime Agroni dhe nuk na dha kafe
edi rama
BURREL- Kryeministri Edi Rama teksa po fliste, ndaloi fjalën e tij pasi po këndonte ezani. Më pas teksa rinisi fjalimin e tij, iu d...
m.l
POLITIKE
2 Maj15:03
Vizita zyrtare në Tiranë/ Rama pret Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, i cili ndodhet në Tiranë ...
POLITIKE
2 Maj12:38
“Edhe Edi Rama u sëmur nga salmonela"/ Berisha nga Dimali: Për këtë skandal nuk ka të akuzuar se është deputet socialist!
DIMAL- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me fermerët e Dimalit, solli në vëmendje skandal...
E.D
POLITIKE
2 Maj12:28
Berisha-fermerëve: Banka e Zhvillimit do u çlirojë ju nga mikrokreditë që po u sjellin shumë telashe
DIMAL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Dimal u tha fermerëve se Banka e Zhvillimit do ketë një sektor...