Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se Edi Rama nuk ka guximin të largohet nga pushteti, pasi dosjet e tij janë të tilla që ai nuk mund të shpëtojë nga dënimi. Berisha gjithashtu i bëri thirrje çdo qytetari, sidomos të rinjve dhe pensionistëve, të bashkohen nesër në protestën e organizuar për të kundërshtuar qeverinë dhe për të kërkuar ndryshim. Lideri i opozitës kërkoi që qytetarët të angazhohen aktivisht për ndryshim dhe për të sjellë fundin e regjimit të Edi Ramës.
"Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen, por nuk ka kurajë sepse dosjet e tij janë aq të rënda, që edhe dy jetë po t’i ketë, vitet e burgut që meriton, nuk i kryen dot. Ndaj dhe jam sot para jush për të ftuar çdo të ri shqiptar të dalë nesër në shesh në përballje me këtë qeveri që nuk meriton asnjë ditë pushteti, që rrënon dhe shkatërron ëndrrën shqiptare, ëndrrën më të bukur të një të riu për të jetuar në vendin e tij. Që i përzë nga Shqipëria në mënyrën më të pamëshirë. Ftoj çdo rrogëtar të ndershëm të bashkohet me ne sepse me emergjencë rrogat nuk do jenë kurrë këto që janë sot.
Do vendoset rroga minimale 500 euro, do vendoset rroga mesatare 1200 euro, të shkëputen nga ky regjim.
Ftoj çdo biznesmen të bashkohet pasi ne do ulim të paktën me 50 përqind barrën fiskale. Ne do luftojë me zero tolerancë korrupsionin dhe gjobat që paguajnë. Energjia, që sot e paguajnë 18 lekë, do u shitet me 6 lekë, me një çmim tre herë më të lirë. I garantoj për transparencë, konkurrencë të ndershme. Ftoj fermerët të bashkohen në këtë protestë. Fshati është i përjashtuari i madh nga Shqipëria. Ka vetëm një alternativë, falimentimin.
Garantoj se pensionet, të cilat sot në fshat janë 120 euro, 3 muajt e parë të qeverisjes së PD, do jenë 200 euro.
Garantoj se një skemë e konsoliduar e subvencioneve për çdo rrënjë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi, do jetë politika jonë transformuese për bujqësinë. Investime të mëdha në infrastrukturë dhe trefishim i buxhetit për bujqësinë. Ftoj çdo pensionist dhe pensioniste që po keqtrajtohen sot në mënyrën vërtet poshtëruese dhe të pamëshirë. Edi Rama me qëndrimet që mbajti dhe politikat që ndoqi, bëri që pensionistët shqiptarë, që në vitin 2013 kishin pensionet më të larta në rajon, sot i kanë ato të paktën 3 herë më të ulëta se pensionet e rajonit. Dhe Edi Rama pretendon se në qoftë se do i rrisim ato, Shqipëria falimenton. U shtroj vetëm një pyetje pensionistëve që në vitin 2005 merrnin pensionin e ulët 36 euro, a nuk u rrit ky pension në 82 euro? Pensionistët me pension të mesëm 110 euro a nuk u rrit ky pension në 146 euro?
A falimentoi Shqipëria? Absolutisht jo. Përkundrazi. Shqipëria u begatua dhe varfëria u luftua. Ndaj ftoj që asnjë pensionist të mos mashtrohet më nga ky i pashpirt. Garantoj qytetarët se përmbysja e Edi Ramës do të thotë çlirim i dhimbjeve që ata përjetojnë nga situata ekonomike. Nafta nuk do shitet më kurrë me çmim 10 përqind plus-minus çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni. Të gjithë personat me të ardhura të ulëta do kenë kartën e konsumatorit dhe energjia për konsum familjar do zbresë në 7 lekë. Pra, me pjesëmarrjen tuaj nesër në protestë ju jepni një kontribut të madh. I prisni biletën e disfatës së plotë me 11 maj regjimit të narkoshtetit të Edi Ramës," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët tha se opozita nuk do të votojë amendam...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët e cilësoi reformën në dr...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot kanë propozuar që emigrantët të mos paguajnë postën....
TIRANA- Apeli i Posaçëm vendosi sot të rrëzojë kërkesën e ish0ministrit të shëndetësisë, Klodian...
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte sot i pranishëm në mbledhjen e zhvilluar nga k...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes me aleatët e Federatës së Bashkuar, u shpr...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në një mbledhje me aleatët e Federatës së Bas...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mor ipjesë sot në një mbledhje me aleatët e Federatës së Bashkua...
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se është paditur nga Mirel Mërtiri në lidhje me deklaratat që ajo ka b&...
HAGË- Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Tha...