'Arrestoni Ramën, lironi qytetarët'/ Protestuesit qëndresë para Drejtorisë së Policisë ku ka të arrestuar
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Në përfundim të protestës së opozitës, Sali Berisha tha se “akti i radhës i kryengritjes paqësore do të njoftohet shumë shpejt”.
Ai paralajmëroi se do të ketë një tjetër protestë kombëtare që sipas tij “do të jetë më e madhja”.
Duke theksuar se përshkallëzimi i sotëm tejkalon çdo lloj krimi, Berisha tha se opozita është e gatshme të përgjigjet nga mëngjesi gjerë në mesnatë.
Pjesë nga fjala:
Mirënjohjen më të pakufishme ju, qytetarëve dhe qytetareve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, që sot me 20 shkurt përsëritet në një formë apo një tjetër 20 shkurtin e vitit 1991.
Natyrisht, në qoftë se shtatorja e Satanit ndodhej në piedestalin e saj në sheshin Skënderbeu, busti i pasardhësit të tij, busti i gjallë, nuk ndodhej as në Shqipëri.
Por kjo nuk pengoi ju për të dëshmuar vendosmërinë më të madhe. Kjo nuk pengoi ju për t'u përballë dhëmb për dhëmb me falanga e krimit që përdorën të gjitha mjetet e paligjshme kundër kryengritësve paqësorë.
Projekti i tyre, plani i tyre ogurzi për të krijuar gjakderdhje.
Përsëri sot u shpalos duke qëlluar në ballë kandidate për, ish-kandidaten, kandidaten për deputete të Partisë Demokratike, Senada Mehmetin, një demokrate e flakët, e vendosur. Ju patë të tjerë, u qëlluan pas koke me bomba me gazlotësjellës.
Ju patë se si u përdorën bomba tymuese me acid nitrik helmues, si u përdorën bomba shurdhuese vetëm e vetëm për të akuzuar opozitën. Si u përdorën pra ato mjete që përdoren në pozicione luftarake me palë armike.
Por sot përshkallëzimi i Edi Ramës kundër opozitës ka qenë i paprecedent.
Sot, kriminelë me uniformë kanë hedhur bomba tymuese dhe bombola gazi në territorin e Partisë Demokratike. Sot, Edi Rama ka marrë, ka ndërmarrë një akt të pashembullt, ka sulmuar selinë e Partisë Demokratike si një hakmarrje ndaj kryengritësve paqësorë.
I jap fjalën e nderit se në rast se guxon të sulmojë këtë seli, selive të tij gjurmë nuk do t'u gjejë. I them Edi Ramës, është mundim i madh për ne të përmbajmë qytetarët dhe sulmet e tyre ndaj selive të krimit.
Po ata janë të gatshëm, të gatshëm, në çdo moment për t'i bërë ato të paqena. Prandaj, prandaj, urrejtjen atërore që ke ndaj pluralizmit, mos e shpreh duke gjuajtur bomba tymi dhe bombola gazi në selinë e Partisë Demokratike.
Ne jemi kryengritës paqësorë, por ne nuk të tolerojmë sulmin ndaj selisë. Bombulat dhe bombat ndaj selisë sonë.
Edhe një herë, hiq dorë nga sulmi në selinë e Partisë Demokratike.
Jemi të gatshëm absolutisht nga mëngjesi gjerë në mesnatë të të përgjigjemi siç e meriton. Por përshkallëzimi i sotëm tejkalon çdo lloj krimi. Sot besimtarët myslimanë, pas iftarit, agjërimit dhe iftarit, Zoti jua pranoftë, janë kthyer në xhami, janë kthyer në xhami për të falur namazin, për të vazhduar lutjen ndaj të gjithëfuqishmit, ndaj Allahut të madh.
Me qëllim që territori i xhamisë të mos përfshihet nga asnjë lloj përballje, forcat e kryengritësve të armatosur devijuan në rrugën tjetër, në krah të kundërt. Por kjo nuk mjaftoi. Banditë me uniformë, që i kemi filmuar dhe do t'jua çojmë dhe ju të gjitha videot, kanë hedhur bomba tymuese dhe bombola gazi në katër të ndryshme të xhamisë në një kohë kur besimtarët po faleshin. E mbushën xhaminë me gaz lotsjellës.
Zoti i vraftë për këtë, për këtë krim të shëmtuar, për këtë krim të shëmtuar. Janë pasardhës të denjë të etërve të tyre barbarë. Edhe njëherë, u bëj thirrje besimtarëve myslimanë të dënojnë këtë akt të shëmtuar dhe i garantoj se protesta jonë, kryengritja jonë paqësore nuk do të ndalet, por do bëj gjithçka që në territorin, në afërsi të përjashtojë çdo veprim, çdo ballafaqim, çdo kacafytje me kundërshtarin, vetëm e vetëm që ata të mos mund t'ju prishin namazin. Sot i kanë nxjerrë, i kanë nxjerrë me gaz nga xhamia dhe ne i kemi të filmuar.
Ndërkohë, sikur të ishin terroristë me uniformë, kanë dalë dhe mbledhin qytetarë të pafajshëm, pa asnjë lidhje me protestën dhe po mbushin komisariatet.
I paralajmëroj Edi Ramën, Ilirjan Prodën, Shahini e Gysit, dhe Sokol Bizhgën se do përgjigjen rëndë për çdo cenim të qytetarëve, të protestuesve paqësorë, do marrin ndëshkimin e merituar.
U them para jush, o të mjerë, koha juaj ka marrë fund. Tani është koha e qytetarëve, e guximit qytetar, e përgjegjësisë qytetare. Unë e di se ju, si luftëtarë të paepur, prisni me padurim krye aktin e radhës të kryengritjes sonë paqësore.
Do t'jua njoftojmë shumë shpejt. Do të jetë kombëtar. Do të jetë më i fuqishmi që ka njohur Shqipëria. Edhe një herë, mirënjohje të pakufijshme, përgëzime, guximtarë, që mposhtet në sheshet dhe rrugët e Tiranës të keqen e madhe, regjimin e Edi Ramës.
Faleminderit!
“Agresivitet i policisë. E kemi parë dhe në proteste të tjera por këtë herë ka qenë më i madh. Ndoshta e pa...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu deklaroi se asgjë nuk e pengoi vendosmërinë e shqiptarëve për t’u përballur me krimin d...
Edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi është plagosur gjatë protestës nga bombolat e gazit të hedhur nga poli...
Partia Demokratike reagon me anë të një deklarate për sasinë e madhe të gazit të hedhur gjatë mbrëmjes së sotm...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së sotme. Ai u shpreh se hed...
Momente tensioni janë shënuar sërish në protestën e opozitës. Protestuesit edhe pse tashmë disi të shpërndarë...
Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës...
Kryetari i PD-së Sali Berisha duke folur për gazetarët, është shprehur se, policët që qëllojnë mbi protestuesit paq...
Deputeti i PD Belind Këlliçi ke hedhur akuza të forta ku tha se janë hedhur bombola gazi helmuese brenda në Xhami. “Ësht&...
Përplasje të tjera mes forcave të rendit dhe protestuesve të PD janë regjistruar, këtë herë në hyrje të Rrug&e...