Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Edi Ramës, duke u shprehur se, ai po mashtron shqiptarët lidhur me raportin e IBAR-it dhe realitetin e procesit të integrimit europian të vendit.
Kryedemokrati shprehet se në raportin e miratuar më 21 maj opozita nuk ka shkruar ‘asnjë fjalë’, por sipas tij, dokumenti pasqyron pothuajse pikë për pikë të gjitha problemet madhore që opozita ka denoncuar prej kohësh.
‘Është mashtrim dy metra i gjatë të thuhet se protestat u bënë për IBAR-in. Protestat nisën që në dhjetor, kur Edi Rama mori në mbrojtje Belinda Ballukun për të mbrojtur veten e tij’, deklaron kreu i demokratëve Sali Berisha në qëndrimin e tij.
Sot në monologun e mashtrimeve të dielës, Edi Rama pasi shkurtimisht u ndal në udhëtimin e tij pa fryt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë qindra mijëra euro me aeroplan të posaçëm, trajtoi gjerësisht problemin e IBAR-it me një breshëri akuzash kundër opozitës.
Së pari, dua të siguroj qytetarët shqiptarë se në atë raport të miratuar me datën 21 maj, opozita nuk ka shkruajtur asnjë fjalë.
Por nga ana tjetër, dua të theksoj se ai raport është pothuaj pikë për pikë, ka trajtuar dhe ka vendosur si kushte për Shqipërinë të gjitha problemet madhore që opozita ka ngritur dhe vazhdon të ngrejë para jush.
Është mashtrim dy metra i gjatë se ne protestat i bëmë për IBAR-in.
Ne protestat i filluam në dhjetor kur Edi Rama mori në mbrojtje, për të mbrojtur veten e tij, Luli Ballukun në një akt të paprecedent.
Jam edhe një herë shumë mirënjohës vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilat ç’është e vërteta rishkruan ose amenduan atë raport me të gjitha problemet madhore që përballet sot Shqipëria, duke paraqitur në këtë mënyrë realitetin shqiptar jo ashtu siç e mashtron, siç e trillon Edi Rama dhe siç e paraqesin lobistët e korruptuar të tij, por ashtu siç është në të vërtetë.
Dhe unë ju informoj ju se, COELA, grupi i punës që miratoi Ibarin, erdhi në Shqipëri me 27 përfaqësues të 27 vendeve anëtare, i konstatoi gjërat në vend.
U bind se këtu zgjedhjet janë një farsë e vërtetë, u bind se drejtësia është në një presion dhe kontroll të madh dhe se Edi Rama mbron korrupsionin dhe nuk lejon drejtësinë të ndëshkojë në kundërshtim me kushtetutën.
U bind se parlamenti nuk ka rolin që duhet të ketë në procesin e integrimit.
U bind se ekonomia është ekonomi klienteliste dhe jo ekonomi e lirë tregu siç ishte paraqitur nga Edi Rama.
Pra, mund të them se pas këtij raporti, realiteti shqiptar në Bruksel është krejt tjetër nga ai që mashtron Edi Rama dhe kjo është një arritje e madhe për çdo shqiptar.
Sigurisht, edhe për opozitën shqiptare, mbasi qëndrimet e saj përputhen plotësisht me qëndrimet e institucioneve më serioze të Bashkimit Europian.
Ne qëndrojmë për çdo vendim, qëndrojmë për çdo përpjekje që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian, por theksojmë se aktualisht ajo përveç kriterit gjeopolitik nuk plotëson asnjë kriter tjetër.
Theksojmë se ky proces, në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, duhet të jetë një proces i bazuar në meritën.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas rizgjedhjes si kryetar, ku fokusin e vuri tek 40 mijë votat e demokratëve q&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se pengesa kryesore e Shqipërisë nuk janë standardet e Bashkimit Europian, por ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë ...
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj në Tiranë. Ai sulmoi opozitën, sa i takon skepticizmit t&...
Shqipëria ka dënuar ashpër sulmet e fundit me raketa balistike dhe dronë të ndërmarra nga Rusia ndaj objektivave civile në Uk...
Pasi ka falënderuar të gjithë demokratët për votën e tyre në rikonfirmimin në krye të PD, kryedemokrati Sali Berish...
Lideri i PD Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike, me 37 341 vota pro. “Përmes një procesit t...
Deputeti demokrat, Eno Bozdo, ka folur mbi procesin e votimit të zhvilluar në Partinë Demokratike, për kreun e kësaj force politike, ku...
Është mbyllur në orën 19:00 procesi i votimit në referendumin për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike. Procesi isht...
Mbyllet numërimi në Maliq: 724 pro 7 kundër 4 të pavlefshme Mbyllet numërimi për Pustecin: 15 votues nga 66 aktivë. 13 ...