Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

MIRDITË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Mirditës, u shpreh se kërkojnë 100 ditë nga qytetarët shqiptar për të transformuar Shqipërinë, për ti dhënë çdo shqiptari një mundësi të re. Berisha gjithashtu theksoi rëndësinë e një mundësie të re për çdo qytetar shqiptar, duke vënë theksin te rikthimi i dinjitetit, mirëqenies ekonomike dhe largimi nga varfëria e thelluar që, sipas tij ka përfshirë vendin nën qeverisjen aktuale.
"Minierat e Mirditës. Do bëhet çdo gjë që të jenë qytetarët e Mirditës që të përfitojnë të parët. Me rentën, dhe të gjitha të tjerat. Bizneset, taksa 10% më e ulëta në Europë. Energjia 6 lek, nga 18 që është sot. Suksesi i biznesit është qëllim madhor i yni. Suksesi i biznesit është punësim, është rritje rrogash. Në këtë mënyrë ne e ngrejmë Mirditën në kreshtën e madhështisë së saj. Ne e ngrejmë Shqipërinë më madhështinë e saj. Miq. Me 11 maj nuk votohet thjeshtë për një parti, në fakt si rrallë ndonjëherë në histori, votohet për kombin, i cili po pakësohet në mënyrë të tmerrshme. Votohet për vendin i cili po shkretohet.
Votohet për qytetarët që varfërohen në mënyrë të frikshme. Ky program është një mundësi e re për çdo shqiptar. Garantoj të rinjtë se qëllimi ynë më madhor, është rikthimi i kombit në moshën e rinisë së tij. Ndaj dhe do të dyfishojmë shpenzimet për arsimin, hiqet mesatarja. Përfundimi i universiteteve do bëhet çdo gjë që të punësohen. Qeveria do paguajë sigurimet e tyre shëndetësore. Çdo çift i ri do ketë një grant 30 mijë euro për një çati. Çdo fëmijë i parë do ketë një bonus prej 70 eurosh na vazhdim. Çdo fëmijë i dytë 60 euro në muaj. Fëmija i tretë do përballohet nga shteti me të gjitha shpenzimet gjer në moshën 23 vjeçare.
Prova jonë është e vështirë. Prova jonë është të rikthejmë qindra mijëra të rinj që u larguan nga Shqipëria. Të rikthejmë mirditorët ku janë e ku nuk janë dhe shqiptarët, që të vijnë të ndërtojnë ëndërrën në Shqipëri. 5 vite pa asnjë taksë për çdo shqiptar që kthehet nga mërgimi. Kredi të buta për strehim, grante dhe kredi për strehimin e tyre. Pra ajo çka unë kërkoj nga çdo mirditore dhe mirditor, nga çdo shqiptare dhe shqiptar, kërkoj 100 ditë, vetëm 100 ditë. Edi Rama mashtroi shqiptarët në 12 vite, u premtoi shëndetësinë falas, tani paguajnë qimet e kokës për shëndetin e tyre. U premtoi ushqimet me taksa të ulëta, tani shumë prej tyre mezi mbyll muajin për kafshatën. U premtoi ushqimet me çmime të ulëta, por sot o miqtë e mi, 21% e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte buk në ditë.
Premtoi punësimin dhe përzuri 1 mln shqiptarë, kurse ne Aleanca jonë, Partia Demokratike kërkojmë 100 ditë për të vendosur minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar. Kërkojmë 100 ditë për të vendosur kartën e konsumatorit. Kërkojmë 100 ditë për të vendosur listën e Republikës Italiane për rimbursimin e ilaçeve në Shqipëri. Kërkojmë 100 ditë për të vendosur rrogën minimale 500 euro. Kërkojmë 100 ditë për të ulur energjinë elektrike nga 8.5 lek, në 7 lek për qytetarin. Për të ulur energjinë elektrike nga 18 lek në 6 lek për biznesin.
Kërkojmë 100 ditë për të ulur tatim fitimin nga 23% në 10%,.
Kërkojmë 100 ditë për të ulur TVSH nga 20 në 15 %. Kërkojmë vetëm 100 ditë për të nxitur biznesin dhe përmbysur klimën, për të vendosur taksën 10% nga 23 për qind që është sot. Pra kërkojmë 100 ditë nga qytetarët shqiptar për të transformuar Shqipërinë, për ti dhënë çdo shqiptari një mundësi të re. Për të rikthyer paratë tek shqiptarët, për të ecur së bashku në rrugën e besimit të këtij vendi, në rrugën e madhështisë të Mirditës dhe Shqipërisë," tha Berisha.
MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-A...
MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët në qytetin e Mirditës, akuzoi ashpër kryemin...
MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Mirditë, akuzoi qeverinë për pandjeshmëri nda...
LEZHË- Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës në qytetin e Lezhës këtë pasdite. Gjatë fjalimit të...
LEZHË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Lezhë komentoi edhe takimin e Kreydemokratiti Sali Berisha në Tropojë. Rama u shp...
LEZHË- Kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur këtë pasdite takimin përmbyllës në qytetin e Lezhës. Gjatë fjalimit të ...
LEZHË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Lezhë nuk la pa ironizuar as Kryedemokratin Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij...
LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Lezhës këtë pasdite. Gjatë fj...
LEZHË- Ministri i Drejtësisë dhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja, gjatë takimit me qytetarët, iu...
LEZHË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Lezhë, nuk la pa ironizuar as partitë e vogla të cilat garojnë në ...