10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë sot se kjo që po ndodh me profesionet e lira është një akt që synon një goditje mëshire për qenien tonë kombëtare. Berisha tha se profesionet e lira janë disa dhjetëra mijë djem, vajza, burrë, gra, njerëz duhet të pranojmë të zot, të aftë, që kanë vendosur të fitojnë jetën e tyre me profesionin që kanë. Ai shtoi se u vendos në mënyrën më arbitrare, më armiqësore ndaj shqiptarëve dhe ndaj tyre, që të tatohen aq sa në asnjë vend tjetër të Europës.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestarëve dhe qëndrestareve, luftëtarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që sjellin te shqiptarët me fjalën e tyre të vërtetat e hidhura të këtij regjimi antishqiptar. Të këtij regjimi që me qëndrimet e tij përpiqet të shpërbëjë qenien e kombit shqiptar. Miqtë e mi, çdo ditë njëherë dhe njëqind herë në ditë, duhet t’i përsërisni vetes se jeni shpresa e fundit e këtij vendi.
Se jeni të vetmit që përballeni dhëmb për dhëmb, që denonconi çdo ditë të zezat e këtij regjimi ndaj qytetarëve shqiptarë. Denonconi vjedhjet e pakufishme dhe të paimagjinueshme. Denonconi lidhjet e tmerrshme me krimin që e shndërruan Shqipërinë në narkodiktaturë. Denonconi dhunimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, kombi i vetëm sot me drejtësi të munguar. Denonconi me të drejtë çmimet ndër më të lartat në Europë, ndërkohë që xhepat janë me të ardhura më të ulëtat në Europë.
Denonconi rrënimin e rrufeshëm të kulturës së kombit, institucioneve kulturore kombëtare si kurrë ndonjëherë në ekzistencën e tij të lirë. Denonconi rrokullisjen e pakufishme të arsimit në Shqipëri, rënien në dhjetë vitet e rilindjes së zezë më të madhe në Europë dhe në botë, rënien me 62 pikë në sistemin e PISA-s. Denonconi me të drejtë shpartallimin e sistemit të shëndetësisë. Sot qytetarët e këtij vendi, me shëndetësinë e premtuar falas nga kryehajduti i kombit, paguajnë sipas Bankës Botërore për kujdesin e tyre shëndetësor, më shumë se çdo qytetar tjetër në Europë.
I rreshtoj këto se të gjitha këto janë njëkohësisht shkaqet për shpërbërjen e këtij kombi. Kjo që po ndodh me profesionet e lira është një akt që synon një goditje mëshire për qenien tonë kombëtare. Profesionet e lira janë disa dhjetëra mijë djem, vajza, burrë, gra, njerëz duhet të pranojmë të zot, të aftë, që kanë vendosur të fitojnë jetën e tyre me profesionin që kanë. Që kanë vendosur të mos i vardisen, të mos i luten kujt për punë në shtet, por të ndjekin punën e tyre. Këto profesione, kjo shtresë përbën shtresën e kohezionit të një shoqërie në çdo vend të lirë.
Pikërisht u vendos në mënyrën më arbitrare, më armiqësore ndaj shqiptarëve dhe ndaj tyre, që të tatohen aq sa në asnjë vend tjetër të Europës. Dhe që të detyrohen ose t’i bëjnë të ndaluara shërbimet e tyre për qytetarët, pra të rrisin çmimet, ose të largohen nga Shqipëria. Me eksperiencën që kanë, të shkojnë në vende të tjera dhe qytetarët të mbeten pa shërbimet, të cilat në tërësi janë shërbime jetike për çdo shoqëri, për çdo komb.
TIRANA- Një raport mbi ecurinë e kontratave kontroverse të partneritetit publik-privat i përgatitur nga Ministria e Financave me syni...
Fatmir Xhafaj TIRANA- Sekretariati Teknik i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Ant...
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu TIRANA- Për herë të parë, Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Student...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sërish vendimin e Komisionit të Apelimit në lidhje ...
Petro Beleri dhe Fredi Beleri HIMARA- Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, duket se ka vendosur të kandidojë për Bashkinë e Himar&...
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka publikuar një fotografi të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi me Mirel Mërtirin, Klodian Z...
Bozdo TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjat&e...
Tabaku TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me seancën që po mbahet n&e...
Ledina Alolli TIRANË- Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Korçës, Ledina Alolli është paraqitur ditën e sotm...
Malltezi TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jama...