BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij Bozdo u shpreh se sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore, Reforma Territoriale ka dështuar rëndë. Sipas tij kjo reformë e njëanshme dhe pa konsensus politik, larg nga sa pretendon Edi Rama dhe qeveria e tij se ka reduktuar ndjeshëm shërbimet për qytetarët veçanërisht në zonat rurale.
Bozdo shtoi se jo vetëm që nuk janë kursyer fondet publike, siç premtoi në 2015 Rama, por numri i punonjësve nga rreth 19 mijë përpara reformës, ka vajtur mbi 32 mije pas reformës. Ai shtoi se diferenca prej 13 mijë punonjësish nuk është gjë tjetër veçse 13 mijë patronazhistë me të cilët Rama krenohet gjithandej.
DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, ENO BOZDO:
Banka Botërore ka folur qartë. Sipas një raporti të fundit të saj, Reforma Territoriale, ndryshe ulja e ndjeshme e numrit të bashkive, ka dështuar rëndë. Kjo reformë e njëanshme dhe pa konsensus politik, larg nga sa pretendon Edi Rama dhe qeveria e tij, ka reduktuar ndjeshëm shërbimet për qytetarët veçanërisht në zonat rurale.
Sipas Bankës Botërore, reforma territoriale e Edi Ramës ka: ‘…rezultuar në shërbime publike të mangëta në zonat kritike, duke përfshirë furnizimin me ujë, menaxhimin e mbetjeve, transportin publik, arsimin, kujdesin për fëmijët dhe reagimin ndaj fatkeqësive –…’
Banka Botërore shton se: ‘..shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paafta… dhe për rrjedhojë shërbimet e ofruara janë të pamjaftueshme dhe me cilësi të ulët të shërbimit. Kjo ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin dhe mundësitë ekonomike…’
Ja pra sesi u katandis reforma territoriale, sukses i padiskutueshëm sipas Edi Rames, dështim i rëndë sipas PD dhe Bankës Botërore. Jo vetëm që nuk janë kursyer fondet publike, siç premtoi në 2015 Rama, por numri i punonjësve nga rreth 19 mijë përpara reformës, ka vajtur mbi 32 mije pas reformës. Siç kuptohet qarte, diferenca prej 13 mijë punonjësish nuk është gjë tjetër veçse 13 mijë patronazhistë me të cilët Rama krenohet gjithandej.
Sipas llogarive, një patronazhist i këtij lloji i kushton shqiptarëve, duke llogaritur rrogën dhe sigurimet shoqërore, rreth 4500 euro në vit. Kjo është mënyra e re, brutale dhe aspak e sofistikuar, e blerjes së votës në fillesë, me paratë publike, në justifikimin e reformave të këtij lloji.
Ajo që është edhe më flagrante është fakti se reforma territoriale u programua me kujdes, që në gjenezë të saj, të ishte ‘Kali i Trojës’ që opozita të humbte pushtetin vendor në tavolinë, paçka se shqiptarët nuk marrin shërbime dhe se të gjithë e pranojnë se reforma ka dështuar keq dhe përfundimisht.
Emëruesi i përbashkët i reformave të dështuara, që synojnë veç mbushjen e xhepit dhe blerjen me këto para të zgjedhjeve të ardhshme, në një mekanizëm karusel, nuk është tjetër njeri veç Edi Ramës. Emëruesi i përbashkët i grabitjes masive, korruptimit ndërkombëtar, i vjedhjes së votës dhe shpopullimit të Shqipërisë është dhe mbetet Edi Rama. Dhe sa kohë ai të qeverisë, as zgjedhje të lira nuk do të kemi.
Për këtë arsye, opozitarët, të bashkuar në qëllimin e tyre, duhet të kërkojnë qeverinë teknike si garant për standardin minimal të zgjedhjeve të ardhme. Shqiptarët duhet dhe do të votojnë të lirë, sepse vetëm vota e lirë mundëson realisht rrotacionin!
Tabaku TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me seancën që po mbahet n&e...
Ledina Alolli TIRANË- Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Korçës, Ledina Alolli është paraqitur ditën e sotm...
Malltezi TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jama...
Këlliçi TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ditën e sotme ka ...
Foto ilustruese TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot, lidhur me humbjen në Apel për çështjen e hyr...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u ka bërë t...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësv...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se vendimi i sotëm i apelit në Britani ndaj çësh...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish sot pas humbjes në Apel kundër ndalim...
Lulzim Basha TIRANA- Në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit ia njohu ish kryeministrit Sali Berisha, drejtimin e Partisë Demokratike, Lulzim Bas...