10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

TROPOJË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Tropojës. Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se qytetet si Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës në 12 vite kanë marrë më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit.
Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama është një armik për Tropojën, një armik për Vlorën, Gramshin dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
"Miqtë e mi, Tropoja madhështore dhe Shqipëria madhështore bëhet vetëm kur, atëherë kur në Tropojë dhe Shqipëri të prodhohet në çdo skaj të saj. Imagjinoni ju, potencialin e jashtëzakonshëm turistik që kanë Alpet, liqenet, lumenjtë e Tropojës. Nuk do ta harroj ndonjëherë, kur një deputet i Shkodrës i kërkon llogari në parlament Lubi Ballukut, dhe i thotë: po pse nuk po e ndërtoni rrugën Vau i Dejës-Koman? Cila ishte përgjigja? Dëgjojeni miq. Përgjigja ishte se, ne ndërtojmë vetëm rrugë turistike. Se, sipas saj liqeni i Vaut të Dejës, liqeni i Komanit, lumi i Shalës, Valbona, Alpet, nuk janë destinacione turistike. Ato janë të fshira nga harta.
Miq, asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ju ka diskriminuar ju, banorëve të Tropojës dhe veriut, siç ju ka diskriminuar Edi Rama. Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës, kanë marrë në 12 vite më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit paratë e taksapaguesve shqiptarë. Po, ndaj dhe u shpjegoj unë se çfarë ka ndodhur. Është e vërtetë që këtu s’kanë nis para ata. Përfundoi nja 10 kilometra rrugë nga Dragobia në Valbonë, shtroi asflatin se stabilizanti ishte i shtruar dhe tjerat absolutisht aty ishin. Në zona tjera në jug, ai ka dërguar qindra e qindra milionë. Mos mendoni ju se përfituan banorët e jugut. Absolutisht, jo. Unë dje isha në Gramsh. Një rreth që e njoh. Një rreth, një malësi me potenciale të mëdha turistike, plot ujëra, një rreth shumë i përshtatshëm për shumë llojë pemësh. Mesjetë, ju betohem mesjetë e vërtetë në shumicën e fshatrave. Asnjë investim. Zero investim.
Dhe, të gjithë banorët e të të dyja anëve të liqenit të Banjës, tokat pa vaditje. Pse? Se paratë i vjedh nomenklatura e shpifur e kësaj qeverie,e inkriminuar gjer në palcë. Se paratë i vjedhin Erion Veliajt, i vjedh Tërmetët, i vjedhin Becët, i vjedhin me radhë e me radhë, të mos ua them emrat. Dhe qytetarëve, mos mendoni ju se kanë përfituar ndonjë gjë. Jo, absolutisht qytetarët, njëlloj sa ju kanë përfituar. Shkon në Vlorë e u thotë: unë në Vlorë kam investuar 1 miliardë e 230 milionë euro. Po, në Vlorë ka vjedhur vetëm tunelin e Llogarasë 60 milionë. Në Vlorë, me aerodromin e Vlorën ka gjobitur çdo shqiptar miliona euro në vit, duke dnarë para me të korruotuarit. Vlora pa ujë, pa kanalizime, dhe tani së fundmi i është vërsulur lumit të Vlorës, si kuçedër për t’ua shterrë ujin dhe për ta bërë shkretëtirë luginën.
Ky është Edi Rama për Vlorën, pra. Është një armik për Tropojën, një armik për Vlorën, një armik Gramshin, një armik për shqiptarët kudo që janë. Jo miq, ne do i rikthehemi edhe Vlorës, edhe Tropojës, edhe Gramshit, edhe Kolonjës, edhe Tepelenës, Mallakastrës e kudo. Së pari, do u rikthejmë paratë të taksave të shqiptarëve. Se ky është një ligj për çdo qeveri që zgjidhet nga populli i vet. E kam thënë, ua përsëris edhe këtu. Në vitin 2013, pensioni mesatar në Shqipëri ishte 143 mijë lekë. Në Mal të Zi ishte 138 mijë lekë.
Sot pensioni mesatar në Mal të Zi është 450 mijë lekë. Në Shqipëri është 172 mijë lekë," tha Berisha.
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama ironizoi llogaritë e opozitës duke kom...
TROPOJË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Tropoj...
TROPOJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e ...
TROPOJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Tropojës. Gjatë fj...
TROPOJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Tropojës. Gjat&eum...
TROPOJA- Këshilltari i strategut Chris LaCivita, Philip Griffin mori pjesë sot në takimin elektoral të Partisë Demokratike n&eum...
TIRANA- Kreu i PD Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh urgjent për drejtuesit politik të qarqeve, kryetarët e degëve,...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama ka ironizuar sërish kontratën e lobim...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se Shqipëria ishte shumë pranë...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se drejtpërdrejtë me të punon krye...