Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TROPOJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Tropojës. Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se nëse do të mund të zgjidhte vendlindjen e tij, nuk do të kishte zgjehdur vend tjetër përveç Tropojës. Berisha shtoi më tej se vendi ynë po qeveriset nga një njeri që bota e ka quajtur kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit, një argat i Vuçiçit.
Berisha tha gjithashtu se ato po vinin tek populli me një projekt të ri, i cili synon që këtë madhështi të pjerrur, ta rikthejë në madhështinë e saj.
"Të dashur banorë të rrethit të Malësisë së Gjakovës. Një përshëndetje vëllazërore të gjithë ju që jeni në këtë shesh, po të gjithë banorëve të këtij rrethi, kudo që ndodhen sot në Tropojë, në Shqipëri, jashtë vendit.
Një mirënjohje të pakufishme, të pafundme për ju për, për mbështetjen e jashtëzakonshme që keni dëshmuar këto 32 viite për PD, për Sali Berishën, për Azem Hajdarin, për kauzën e drejtë. I dashur z.Flamur Hoxha, drejtues politik i qarkut të Kukësit për PD-ASHM. I dashur z.Fatmir Mediu, kryetar i PR, aleat i çmuar kryesor i PD, që nga themelimi gjer sot. I dashur Phil, me mirënjohje të madhe ju falënderoj për praninë tuaj sot këtu. Të dashur kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërinë për qarkun e Kukësit.
Nderimin tim më të madh ëpr ju, vlerësimin më të madh. Jen ikrenaria e qarkut të Kukësit, Tropojës, Hasit, Kukësit dhe mbarë Shqipërisë. Miqtë e mi, unë vij sot në Tropojën madhështore. Madhështore nga natyra, madhështore nga historia, madhështore nga shpirti dhe zemra e banorëve të saj. Edhe një herë, edhe njëmijë herë dua të theksoj se, nuk do të zgjidhja kurrë po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës.
Por, miqtë e mi, unë vij sot në Tropojën madhështore në një kohë kur, madhështia e Shqipërisë, madhështia e Tropojës ka pjerrur këto 12 vite, si rrallë ndonjëherë në historinë e saj. Vij sot, kur këtë tokë të bekuar me pasuri nga më të mëdha e braktisin çdo muaj djem dhe vajzat e saj, kështu braktisin dhe Shqipërinë.
Vij sot në Tropojë, kur pasuritë e saj nuk janë pasuri të banorëve të Tropojës. Kur taksat e tyre nuk shkojnë për rrogat dhe pensionet e tyre, për një jetë më të mirë për ta. Vij sot, kur vendi qeveriset nga konglomeratë të pushtetit me krimin.
Tropoja është vendi i njerëzve krenarë, është vendi i njerëzve atdhetarë. Por, vij sot tek ju, kur në Tiranë qeveris një person, një njeri, që bota e ka quajtur kryeministri më i mirë i Serbisë, pas Pashiqit. Pra, qeveris Shqipërinë dhe Tropojën një argat i Aleksandër Vuçiçit. Ndaj dhe, ne vijmë tek ju me një projekt të ri. Me një projekt me të cilin duam, këtë madhështi të pjerrur, ta rikthejmë në madhështinë e saj. Duam që, Tropoja dhe Shqipëria, banorët të Tropojës dhe mbarë Shqipërisë të jetojnë të lirë, me dinjitet, të mëkëmben çdo vit e më shumë. Pasuritë e tyre të kthehen në të mia për familjet, për qyettarët eTopojës dhe të Shqipërisë. Ne, vijmë sot këtu tek ju, si një forcë politike tradicionale e lidhur që vlerëson dhe beson në traditën tonë, dhe tradita jonë është familja, është trashëgimia më e virtytshme që kemi ne shqiptarët. Trashëgimia jonë është morali, virtyti. Tradita jonë është atdhedashuria," tha Berisha.
TROPOJA- Këshilltari i strategut Chris LaCivita, Philip Griffin mori pjesë sot në takimin elektoral të Partisë Demokratike n&eum...
TIRANA- Kreu i PD Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh urgjent për drejtuesit politik të qarqeve, kryetarët e degëve,...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama ka ironizuar sërish kontratën e lobim...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se Shqipëria ishte shumë pranë...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se drejtpërdrejtë me të punon krye...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama iu përgjigj dhe akuzave të opozitës q&...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama foli për sondazhet e shfaqura në media p&eu...
KORÇA- Policia ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mes kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës...
KORÇA- Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati janë p...
TIRANA- Strategjitë e komunikimit të partive politike në këtë fushatë zgjedhore duket se kanë një fokus të theksu...