POLITIKE

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2025, 13:30

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për gazetarët, lexoi rezolutën e fortë të Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat (IDU), ku nënvizohet se narko-shteti i Edi Ramës përbën një kërcënim serioz për Shqipërinë dhe Europën.

Sipas Berishës, rezoluta, e votuar unanimisht nga rreth 83 parti politike anëtare të IDU, paralajmëron për shkatërrimin e demokracisë, lidhjen mes shtetit, partisë dhe krimit, dhe politizimin e drejtësisë në vend.

Berisha theksoi se dokumenti ndërkombëtar kërkon monitorim të drejtësisë dhe medias, sanksione të targetuara ndaj zyrtarëve të lidhur me korrupsion dhe krim të organizuar, si dhe mbështetje për forcat demokratike shqiptare. Ai shtoi se rezoluta evidenton ndikimin katastrofik të narko-shtetit mbi ekonominë, zgjedhjet, pluralizmin politik dhe sigurinë rajonale, duke e shndërruar Shqipërinë në një qendër për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.


Fjala e tij:

Pikërisht të gjitha këto janë të sintezuara në mënyrë të shkëlqyer në këtë rezolutë të votuar nga rreth 83 parti politike anëtare të IDU, të cilat e kanë votuar me unanimet, madje përveç kësaj me diskutime mbështetëse nga eksponentë kryesorë, nga drejtues kryesore të kësaj organizate.

Do më lejoni të lexoj rezolutën, sepse mediat e lidhura me qeverinë e censurojnë atë.
Ato tërbojnë kur shohin denoncimin e zgjedhjeve si farsë.
Ato tërbohen në mënyrë të veçantë kur shohin denoncimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Atyre u dridhen leqet e këmbëve apo toka nën këmbë sepse e dinë që koha e shtetit ligjor po afron, se narko-shteti dhe narko-diktatura nuk kanë të ardhme.
Këto janë çështjet kryesore. 
Këto janë partitë anëtare, disa nga më kryesoret.
Neo Demokracia.
CDU-ja e Gjermanisë.
Partia Popullore e Austrisë.
Forza Italia.
Partia Republikane e SHBA.
Tani do t’u njoh me tekstin e rezolutës/

Duke marrë parasysh Raportin Final të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri; Treguesin e Shtetit të së Drejtës 2025 të ‘World Justice Project’ dhe Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për Klimën e Biznesit, si dhe duke pasur parasysh Kriteret e Kopenhagës, në Dokumentin e Kopenhagës të OSBE-së (1990), standardet e Komisionit të Venecias dhe rezolutat e mëparshme të IDU-së, CDI-së dhe EPP-së për Shqipërinë;

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (IDU);

Rënia e Demokracisë dhe lidhja shtet–parti–krim

1. Shpreh shqetësim të thellë se raporti i OSBE/ODIHR konfirmon shkelje sistematike, përfshirë intimidimin, shitblerjen e votës, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimin e korrupsionit dhe rrjeteve kriminale (e ka fjalën këtu për kartelet e drogës në Elbasan, Durrës, Fier, etj) për të ndikuar listat e kandidatëve të Partisë Socialiste, veçanërisht në Elbasan, Durrës dhe Vorë.

2. Vëren se mbi 4.500 aktivitete shtetërore u shfrytëzuan për fushatë me sanksione minimale (d.m.th pa u ndëshkuar), duke treguar anshmëri institucionale dhe mosndëshkueshmëri, dhe dënon përdorimin e fondeve publike dhe patronazhimit kriminal për manipulimin e votave si dhe të elektoratit të diasporës; (Pra siç e shihni në një pikë të veçantë denoncohet jo vetëm përdorimi i burimeve shtetërore për zgjedhje, po denoncohet Altin Tropolini, denoncohen të gjithë ata që përshtatën politikën e amnistisë për krimin elektoral dhe u bënë faktor dhe mbështetës të këtij krimi)

3. Paralajmëron se refuzimi i vazhdueshëm për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it ka thelluar presionin elektoral dhe ka gërryer besimin në demokraci;

Çështja e dytë madhore: Politizimi i drejtësisë dhe shembja e mekanizmave të mbikëqyrjes

4. IDU shpreh shqetësim të thellë për bllokimin e komisioneve hetimore, mocionet e shpërfillura si dhe mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe thekson me shqetësim kontrollin e ekzekutivit mbi prokurorinë, gjyqësorin, median dhe institucionet rregullatore; (Denoncim i plotë pra i përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e narko-diktatorit)

5. Dënon çështjet e motivuara politikisht ndaj drejtuesve të opozitës, përfshirë Sali Berishën, Fatmir Mediun, Ilir Metën dhe të tjerë, duke shprehur shqetësimin për drejtësinë selektive dhe vendime të qarta politike; (Kjo në pamje të parë i drejtohet Altin Troplinit apo Pojës së Skapit apo parardhësit të tij, por në fakt i drejtohet Edi Ramës që e përdor Troplinin, Pojën e Skapit, ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit dhe simotrën siameze të Taulant Ballës apo Enkelda Fetahun për qëllime politike dhe të tjerë, Irenën me 5 mbiemra.

Kjo është një mbështetje e madhe për opozitën që të vazhdojë këtë betejë kundër diktatorit dhe veglave të tij. Prandaj dhe ju që shpesh më pyesni se pse i denoncoj, si mund të mos denoncoj këta mercenarë që shkelin Kushtetutën dhe parimet themelore të sistemit demokratik, që amnistojnë krimin elektoral dhe bëjnë gjah politik, këta janë armiq të egër të demokracisë dhe njerëzve të lirë)

Shqipëria si narko-shtet dhe kërcënim për sigurinë (Unë e di se më këtë titull do mërziten avoketërit e narko-shtetit në Shqipëri avoketërit e narko-shtetit në Europë dhe në botë, por mirënjohje të pakufishme për ata të cilët denoncojnë në këtë mënyrë në emër të interesave jetike të shqiptarëve) 

6. IDU shpreh alarm se Shqipëria mbetet një qendër rajonale për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, me infiltrimin e krimit të organizuar në kontratat publike, ndërtim dhe turizëm, dhe paralajmëron se narko-ekonomia cenon stabilitetin rajonal, sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së; (Të mbulosh narko-shtetin dhe pasojat e tij katastrofale mbi popullin shqiptar dhe ekonominë e tij, ligjin dhe drejtësinë, në një mënyrë ose në një tjetër, je bashkautor ose mbështetje e tij)

Thirrje dhe rekomandime

7. IDU i bën thirrje BE-së, SHBA-së dhe Këshillit të Evropës të zbatojnë kushtëzim strikt mbi bazën e meritës në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe kërkon krijimin e një mekanizmi të pavarur ndërkombëtar për monitorimin e zgjedhjeve, drejtësisë dhe medias; (Kërkohet pra të monitorohet drejtësia e politizuar dhe mediat që ushqehen nga narko-shteti me paratë e krimit)
8. Kërkon sanksione të targetuara ndaj zyrtarëve dhe entiteteve të lidhura me korrupsion, krim të organizuar dhe persekutimin politik dhe mbështet reformat për çmontimin e rrjeteve kriminale, garantimin e pavarësisë së gjyqësorit, rikthimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe mbrojtjen e lirisë së medias;

Konkluzione:

9. Rikonfirmon se bashkimi i pushtetit politik, drejtësisë dhe krimit të organizuar paraqet një kërcënim serioz për demokracinë dhe sigurinë në Europë;

10. Paralajmëron se Shqipëria rrezikon të zhytet në një regjim të përhershëm narko-autoritar; (Është zhytur, por të përhershëm)

11. I bën thirrje anëtarëve të IDU-së të mbeten vigjilentë dhe të mbështesin forcat demokratike shqiptare në mbrojtje të lirisë, pluralizmit dhe vlerave evropiane.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan